Kosova në përiferi të interesimit nga ana BE-së

Opinione

Kosova në përiferi të interesimit nga ana BE-së

Nga: Xhavit Çitaku Më: 12 prill 2021 Në ora: 14:51
Xhavit Çitaku

Të gjithë bartësitë e funksioneve kryesore në Bashkimin Evropian uruan konstituimin e institucioneve të vendit tonë. Kjo është një gjë e mirë dhe ndoshta është një sinjal dhe shpresë se me qeverinë e re dhe Kryeministrin e saj, Albin Kurti, do të këtë një bashkëpunim më të frytshëm se sa që kishte me të tjerët. Megjithatë, duke parë se si po zhvillohen ngjarjet e aktivitet brenda BE-së, kosovarët mbetën bukur skeptik se një gjë e tillë do të ndodh aq më parë kur kihet parasysh përmbajtja e atyre letër- urimeve, ku në të gjitha dominon thirrja për rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve. Pra, në fokus të interesimit të BE- së është, në rend të parë, është dialogu, ndërsa fushat tjera të rëndësishme dhe problemet e shumta me të cilat ballafaqohet vendi ynë mbetën zhvillime periferike të interesimit të krerëve të saj.

Kosova i vetmi vend në Europë që më së voni mori vaksinë në numër simbolik

Këtë konstatim e mbështesim me faktin se Kosova është i vetmi vend në Europë që para pak ditësh mori vaksinë kundër virusit vdekjeprurës Covid- 19 dhe atë në numër simbolik, edhe pse pandemia po përhapet me shpejtësi të madhe dhe në këtë mënyrë numri i atyre që po humbin jetën po rritet në masë të konsiderueshme. Dhe, deri me tash ende nuk kemi dëgjuar nga asnjë institucion ose udhëheqës kompetent të këtë, bile, përmend këtë situatë dhe masat që duhet të ndërmirren për të siguruar vaksinën edhe për këtë vend të varfër, i cili siç po dukët ka mbetur jetim pa shpresë se do të ndihmohet e përkrahet nga ata që kanë mundësi dhe që tek e fundit e kanë obligim për shkak se kjo pjesë i përket Europës që po aspiron për t’u bërë edhe anëtarë i BE-së . Kjo është një padrejtësi e madhe që po i bëhet këtij populli i pafuqishëm që të siguroj vetë këtë “ ilaq” dhe të shpetoj jetë njerëzish në këtë situatë që po e katandisë vendin edhe në fusha tjera.

Ska shpresë as për levizjen e lirë të kosovarëve në shtetet e BE-së

po kalojnë, ndërsa qytetarëve të Kosovës ende nuk po iu mundësoshet të lëvizin lirshëm e pa viza në Bashkësinë evropiane. Ky është një absurd që askush nuk po mund t’i gjenë një arsyetim për këtë qendrim të padrejt, lirshëm mund të thuhet edhe diskriminues, që BE e ka karshi Kosovës. Është akt e qendrim diskriminues sepse qytetarët e Republikës së Kosovës janë të vetmit që kanë mbetur të izoluar në Europën e “ demokratizuar” ku të drejtat themelore dhe lëvizja e lirë janë çështje prioritare të çdo shteti anëtarë i kësaj bashkësie. Në njëren anë thuhet se Kosova i ka plotësuar kushtet për të pasur të drejtën që pa viza të udhëtoj në shtetet perendimore, ndërkaq në praktik nuk po ndodh asgjë pozitive në këtë drejtim për shkak se disa shtete kanë disa rezerva dhe kësisoj vazhdon odisejada e pashpresës e kosovarëve për këtë të drejtë që iu takon sikurse edhe të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit. Si është e mundur që Komisioni Evropian të konstatoj që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, ndërsa disa shtete të kushtëzojnë akoma këtë të drejt të fituar sipas atyre rregullave që i ka parashtruar vetë BE, bile edhe më shumë se sa shtetet tjera. Tash e sa kohë delë në skenë një sihariq i paparë deri me tash se qeveria e Kosovës duhet t’i bindë shtetet skeptike për të ndërruar mendjen, gjë që nuk ka ndodhur me vendet tjera që kanë fituar këtë të drejt. Ndaj, edhe shtrohet pyetja se çfarë do t’iu thotë qeveria e Kposovës këtyre shteteve, kur ato janë të vetëdijshme se vendi ynë nuk ka diçka më shumë për të dhënë se sa ato detyra të realizuara pikë për pikë të parashtruara nga BE-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat