Dialogu të kushtëzuhet patjeter

Opinione

Dialogu të kushtëzuhet patjeter

Nga: Luz Tomaj Më: 13 prill 2021 Në ora: 07:26
Luz Tomaj

Zoti Kryeminister, tani, BE kërkon, sigurisht edhe SHBA, do të kërkojn dhe insistojnë për vazhdimin e dialogut të famshëm, të inicuar kaherë nga Serbia. Kuptohet, dialogu është formë e cila aplikohet edhe në proceset bilaterale por, edhe në ato ndërkombëtare dhe, për qellim gjithnjë e ka arrijtjen e marrëveshjeve si preventivë e konflikteve ose për përmbylljen e konflikteve ndërshtetërore....

Për dialogun, e kam shprehë mendimin edhe më parë, madje një artikull e titullova se dialogu me Serbin ka filluar nga bishti...

Është momenti për shum ndryshime ndaj edhe rreth dialogut

Shtresat politike të Kosoves, që nga fillimi, kanë dështuar në vet procesin e formimit të shtetit, ndërsa për donji zhvillim as që mund të flitet. Shpresoi se, në të ardhmen, do të argumentohet se deshtimet janë pasojë e mungeses së profesionalizmit në procesin e formimit dhe zhvillimit të shtetit, janë pasojë e kapjes së shtetit, përmes klanizimeve të ndryshme të shtresave pushtetare gjerë ke zhvillimi I krimit të organizuar... Në këtë konstelacion, e shiqoi edhe dështimin në procesin e dialogut.

Jam I sigurt se, edhe BE edhe SHBA-të dhe institucionet tjera ndërkombëtare, e kanë përcjell dhe e mbajnë në dijuri agresivitetin gjenocidial të Serbis kundër Kosoves. Veprimet kriminale serbe në Kosovë, jo vetëm se përputhen por, shkojn në ekstrem të krimit të gjenocidit të definuar nga OKB. Mijra të vrar, mijra femra të dhunuara, gjysma apo më shum e kosovarëve, me qellim të spastrimit etnik, të shpërngulur, nen presion, nga trevat e veta. Këto fakte, në dialogun e gjertanishëm as që janë përmend.

Prandaj, zoti Kryeminister dhe, në veqanti zonja Presidente, të ciles edhe drejtimi I arsimimit ia mundëson më mir se çdokujt tjeter, duhet t’ia nepni kahjen e duhur dialogut. Sëpari me ndërmjetsues duhet të bisedohet në mënyrë profesionale – dialogu mund të zhvillohet por, drejtësia duhet të vjen në shprehje. Jam përpjek të hulumtoi dhe nuk besoi se historia shenon donjë rast, në arenen ndërkombëtare, në të cilin agresori e inicon dialogun.

Çka kërkon Serbia - të drejtat e nji grusht të serbëve në Kosovë. Iu lutem, argumentone se mu ata serb, gëzojn më shum të drejta se sa iu premtojn aktet ndërkombëtare e në veçanti ato europiane mbi të drejtat e minoriteteve, se mu ata serb në Kosovë janë vetizoluar dhe e degjojn zërin e Beogradit.

Pas Luftes dyt botrore, Izraeli, pasi e formoi shtetin, hapi I parë I shtetit ishte kërkesa e parashtruar Gjermanis për kompenzimin e dëmeve të luftes. Pas luftes së SHBA-ve kundër Japonis, nuk ndodhi kërkesa por, Amerika ua kompenzoi dëmet tëgjitha familjeve për viktimat, për lendimet etj.

Qeveria e Kosoves, në se nuk e bëri në të kaluaren, urgjentisht duhet t’ia hyn punes, përmes institucionit të veçant, tejet profesional, dhe të furnizohet me të dhëna statistikore të argumentuara mbi pasojat e gjenocidit serb dhe, të përpilon kerkesen mbi kompenzimin e dëmeve dhe, me këtë kërkesë të filloi apo vazhdon dialogu.

Në qoftë se nuk arrihet marrëveshja mbi kompenzimin e dëmeve, është e hapur dera e Gjykates ndërkombëtare. Statuti I Gjykates ndërkombëtare, e cila funkcionon në kuadër të OKB, e parashef mundësin se, palë munden me qenë edhe shtetet joanëtare të OKB por me të vetmin kusht të kompenzimit të shpenzimeve të procedures gjyqësore. Jam I sigurtë se ato shpenzime, kanë me qenë

më të ulta se sa shpenzimet për mprojtjen e disa personave të akuzuar në Gjykaten speciale, për të cilat tani po lexoi në mjetet e informimit.

Kërkesa, të cilën u përpoça ta elaboroi, edhe në se shkon në Gjykaten ndërkombëtare, konsiderohet si kërkesë juridiko-civile. Se a do të përgjigjen bartësit e krimeve gjenocidiale, në aspektin penalo-juridik, është turp I shtresave pushtetare në të kaluaren por duhet të jet prioritet I shtreses aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat