Një skenar për të justifikuar humbjen e Opozitës

Opinione

Një skenar për të justifikuar humbjen e Opozitës

Nga: Pirro Prifti Më: 13 prill 2021 Në ora: 13:47
Pirro Prifti

Në vazhdën e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, përplasja mediatike dhe retorika e të dy kampeve po ashpërsohet përherë e më tepër singa ana mediatike ashtu dhe direct para takimeve me popullin. Interesant është fakti që xholi i fshehur nën mëngën e Opozitës për të përbysur rezultatin zgjedhor më të mirë a me pahir - Presidenti ilir Meta i cili në kundërshtim me çdo nen dhe paragraf të Kushtetutës për të drejtat e Presidentit- vazhdon të bëjë një fushatë partiake e cila më tepër i ngjan britmave të një gjeli deti të inatosur sepse i kanë marrë kokrat e misrit, se sa të një Presidenti të pa-anshëm mbi partitë dhe të një drejtuesi shteti.

Duke ditur se Presidenti dhe institucioni i tij ka rol honorifik në shtetin shqiptar shtet me një Kushtetutë të tipit të Republikës parlamentare, i cili i ka të kufizuara veprimet e tij ligjore, agresiviteti mediatik dhe ecejaket e tij sa të bezdisura aq dhe përçarëse, denigruese, thirrjet plot sharje dhe shkelje ligjore, kanë vetëm një kuptim të fshehtë për fushatën parazgjedhore: parapërgatitja për një skenari justifikimi, për humbjen i cili do të ketë këto objektiva:

Akuza ndaj maxhorancës për shkelje parazgjedhore si alias, krijimi i një database të kartave iD, për përgjime dhe provokime me telofona të njerzve, akuza skizofrenike se maxhoranca ka diskriminuar Shkodrën, Jugun etj, shitblerja e votës (?!),

dërgime të procedimeve penale kundër maxhorancës në Prokurori dhe SPAK, për çdo thashethem apo auto-gënjeshtër `tip Lubonja-Zekthi- Bardhi-Bushati`

aktivizimin e Presidentit në vënd të Berishës i cili është shmangur për shkak të reaksioneve negative ndaj tij, nga populli

aktivizimi i Kryeministrit kosovar duke ndërhyrë paturpësisht në zgjedhjet në Shqipëri duke dërguar njerëz dhe duke ftohur marëdheniet vëllazërore

duke aktivizuar mediat e shkruara dhe tv e linket për të nxirë e njollsur vëndin dhe përparimet e tij, duke u fokusuar tek emigrimi (a thua se emigrimi filloi në 2013?! Dhe jo në 1990)

krijimi përshtypjes se grumbullimet në shkelje të ligjit janë për shkak se popullit i ka ardhur në majë të hundës qeverisja e sotme dhe prandaj i shkel udhëzimet për pandeminë

përgatitja fshehurazi në rast humbje të revoltave si ajo e kontrollorëve, dhe ndoshta dhe ndonjë fatkeqësie njerëzore apo mjedisore

Insistimi paranojak se Opozita do të fitojë medoemos, dhe fjalia vazhdon me kërcënimin se, nëse nuk fiton,….. atëhere zgjedhjet janë të manipuluara.

Ky mesazh duhet marrë seriozisht nga Maxhoranca e cila krahas fushatës korrekte, po përballet edhe me një mori akuzash artificiale nga ana e opozitës si në media e linke ashtu dhe në takimet dirkete me simpatizantë.

Dihet se në fund të fundit do të fitojë ajo që e Meriton por e rëndësishme për Shqipërinë është që të fitojë ajo Parti apo koalicion i cili ka Program të qartë dhe që punon. Përsa i përket Opozitës e cila ka dalë pa një program të qartë por vetëm me slloganin `Rama ik`, por nuk dihet se çdo të bëjë nëse merr pushtetin, me punët e arritura deri tani, duke patur parasysh se çfarë i la vëndit kjo opozitë kur ishte në pushtet dhe humbi zgjedhjet në 2013, 2017, atëhere njerzit e zakonshëm dhe populli do të bëjë dallimin e qartë se është puna dhe jo frazeologjia dhe retorika bosha ajo që e përmirëson gjëndjen dhe afron Shqipërinë më BE, atëhere njerëzit e zakonshëm do të shohin se po ata që e zhytën në borxhe dhe lanë pa mbaruar të gjitha projektet që kishin, kërkojnë sot votën për të qeverisur me po ato mëndësi, me po ato tabiate dhe shkelje ligji, atëhere populli dhe njerëzit do të reflektojnë se kush janë ata që sapo erdhën në pushtet shkarkuan të gjithëë administratën e vitit 2005, shitën, shkelën ligjin, vodhën, dhe kthyen mjekësinë e institucione të tjera publike në institucione mëshire dhe me pagesë nëndorë, me korrupsion, mitmarrje e rryshfet të llahtarshë,n të cilat edhe sot e kësaj dite nuk po rregullohet, janë po ata që bënë drejtorë, shefa, këshilltarë, njërëz pa eksperiencë, militantë, -ata sot po i kërkojnë votën popullit për ta kthyer mbrapsht edhe njëherë Shqipërinë si në kohën e `97-`98, 2007, e 2011. Në fakt objektivi i tyre është marrja e pushtetit për ti shpëtuar drejtësisë, prandaj kërkojnë `Rama ik`.

Në rastin e humbjes së tyre të parashikuar nga 99% e sondazheve, opozita e përçarë do të bëjë të pamundurën për të destabilizuar vendin. Dhe këtë populli e kupton, dhe mendon se është më mirë një parti drejtuese që punon por bën gabime, sesa një parti që nuk ka punuar ndonjëherë por kërkon revansh dhe shmangie të ligjit për të shpëtuar disa individë politikanë të cilët nuk janë paraqitur ndonjëherë para dyerve të ligjit.

Skenari pra del i qartë. Skalioni i parë që ka muaj të tërë që përgatit goditjen në rast humbje me anën e anal-istëve që nxijnë e sterrosin Shqipërinë para popullit të tyre dhe para të huajve, ata të tipit Lubonja-Zekthi-Bushati-Rakipi i Pobickës, dhe disa karagjozë me shkollë të lartë.

Skalioni i dytë ëshë vetë shkelësi i Kushtetutës Presidenti, i cili sa më shumë bërtet e çirret aq më shumë e ndjen fundin e merituar, i cili po drejton gjysmën tjetër të opozitës së korruptuar e pa program

Skalioni i tretë mbeten falangat që presin të destabilizojnë vëndin me të cilën është bashkuar paturpësisht z. Kurti, i cili fitoi zgjedhjet në Kosovë për shkak të burgosjes së liderëve të PDK .

Pavarësisht dëshirës për të patur zgjedhje të lira e të ndershme ku duhet të fitojë ajo që ka program dhe ai që punon për të mirën e vëndit, pavarësisht se populli voton për atë që është më i miri dhe për atë që do të integrojë vëndin në BE, pavarësisht dëshirës së njerëzve të thjeshtë e të ndershmë për zgjedhje të qeta dhe pa shitblerje votash e pa dhunë para dhe pas votimit, skenarët e supozuar mund të bëhen realë nëse individë të caktuar kërkojnë sherr dhe ta paraqesin Shqipërinë si një vënd të botës së tretë dhe të destabilizuar, gjë që i shkon për shtat atyre që duan ti shpëtojnë drejtësisë së re.

Sigurisht Manvorat e trupave amerikane dhe të NATOS-s në 26 prill janë shumë domethënëse për këta individë që kanë ideuar skenare ogur zeza ndaj vëndit të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat