Pse Ibrahim Rugova është gjithmonë aktual dhe i paarritshëm në politikë?!

Opinione

Pse Ibrahim Rugova është gjithmonë aktual dhe i paarritshëm në politikë?!

Nga: Qani Nuhiu Më: 13 prill 2021 Në ora: 20:49
Qani Nuhiu, politikolog

Roli i liderëve politik është që t’i udhëheqin popujt dhe t’i artikullojnë interesat e tyre. Prandaj, udhëheqësit politik e kombëtar kanë përgjegjësi të lartë shqërore, politike dhe institucionale, aq më tepër kur kombet kalojnë nëpër situata të rënda historike, gjatë të cilave përballën me rrezikun për mbijetesën fizike, kulturore e identitare të tyre.

të tillë kombi shqiptar në forma të ndryshme e ka pasur pothujase gjatë gjithë egzistencës së tij dhe është ndeshur me rreziqe të përhershme gjatë gjithë historisë së tij. Në kohën më të re, kriza kulmoi në vitet e tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta me nënshtrimin e plotë të dhunshëm të Kosovës nga ana e Serbisë. Pra, në rrethana kur kriza politike dhe e sigurisë nga Kosova u përhap në tërë ish RSFJ-në, për Shqiptarët kjo paraqiste nji sfidë të veçantë, sepse në ish RSFJ, shtet ky i dominuar nga sllavët e jugut në të njejtën kohë ndodhnin procese paralele politike të shumëfshta.

E para ishte tranzicioni politik nga sistemi komunist (monist) në pluralizëm, që ishte parakusht themelor për ndërtimin e sistemeve shtetërore demokratike, së dyti luftën politike të popujve përbërës të atij ish shteti për ndërtimin e shteteve të veta të pavarura e sovrane dhe njëkohësisht ndodhnin konfliktet luftarake ndëretnike.

Në këtë situatë historkisht shumë të rrezikshme Kosova në ballë të proceseve politike e përzgjodhi dr.Ibrahim Rugovën, një intelektual i vendosur dhe largpamës në kuptimin e plotë të fjalës.

Edhe pse ishte një periudhë shumë e rrezikshme, me shumë dilema, paqartësi e mundësi për dështime, ky intelektual e më pas edhe lider politik shqiptar, për në një fazë të caktuar historike shumë të rëndësishme, për mrrekulli e artikulloi interesin kombëtar e politik të Kosovës, por pati ndikim politik edhe tek gjithë Shqiptarët e ish Jugosllavisë. Rugova, bashkë me shumë intelektual tjerë me vizion largpamës e formuloi konceptin politik për çlirimin e Kosovës dhe rreshtimin e Shqiptarëve në krah të botës demokratike perëndimore.

Ibrahim Rugova u shëndërrua në një udhëheqës i cili akoma e sot kësaj dite mbetet figura më e respektuar politike tek i gjithë Kombi Shqiptar.

Roli i tij ishte i patejkalueshëm sa ishte gjallë, por edhe sot gjithashtu, kur ai nuk është fizikisht gjallë, filozofia politike dhe koncepti i tij politik shërbejnë si udhërrëfyes për Kosovën, por edhe më gjërë. Nisur nga ky realitet është e nevojshme që të analizohet mënyra e veprimit të tij politik.

Ibrahim Rugova mbeti i patejkalueshëm në politikë për këto arsye:

1. Me moton “Pavarësi, Liri, Demokraci”, diti të njëkohësisht të bashkojë Pavarësinë, Lirinë dhe Demokracinë të cilat ishin të domosdoshme për mbijetesën e popullit shqiptar.

Pra, bashkoi kombëtaren, njerëzoren dhe emancipuesen me lirinë dhe demokracinë;

2.Koncepti politik i Ibrahim Rugovës ishte tërësisht properëndimor dhe identifikohej me vlerat më sublime njerëzore e liridashëse;

3.Konceptin e tij politik ishte autentik dhe i mbëshetur mbi historinë, traditën, vlerat, kulturën dhe synimet e kombit Shqiptar;

4.Diti t’i zgjedhë aleatët strategjik të Kosovës dhe të progresit njerëzor;

5.E kuptoi se politika e jashtëme është vazhdimësi e politikës së brendëshme dhe nisur nga ky fakt e argumentoi se rregjimi i Millosheviqit ishte i rrezikshëm edhe për popujt e Jugosllavisë, por prodhonte politika të rezikshme edhe për vetë Evropën;

6. E kuptoi se nuk ka procese të izoluara politike dhe e argumentoi se paqa në Ballkan dhe në Evropë mund të jetë e qëndrueshme vetëm nëse ndalen regjimet dhe fushatat nacionaliste dhe shkatërruese;

7.Diti t’a prezentojë Kombin Shqiptar si komb që për kauzë politike ka binomin liri-demokraci;

8.Promovoi një kulturë të lartë politike, edhepse në rrethana e veshtirësi të papara politike e shoqërore;

9.Diti t’i argumëntojë shkëlqyeshëm dhe shumë bindshëm kërkesat e Kosovës për çlirim e pavarësi;

10.E kuptoi drejt maksimën e politikës, se në politikë argumentet janë më të fuqishme se gjithçka dhe arriti t’i bindë kombet dhe shtetet aleate më të fuqishme perëndimore se Kosova duhet ndihmuar sepse me fitoren e Kosovës forcohet e tërë bota demokratike;

11.Arriti ta kuptojë se politika është arti i së mundshmes dhe Ibrahim Rugova këtë e praktikoi dhe e zbatoi më së miri;

12.Në politikë hyri dhe mbeti inelektual e kurrë nuk u bë politikan me afat të ditor të skadimit politik;

13.Pra, mbeti ideator i koncepit të pavarësisë së Kosovës, u shëndrrua në burrështeti, e nuk mbeti vetëm kryetar partie; etj.

Figura, koncepti dhe filozofia politike e Ibrahim Rugovës edhe shumë gjatë kohë do të jenë në shërbim të Kombit Shqiptar, por gjithashtu do të jenë edhe inspirim për politikanët, të cilët do të udhëheqin me proceset politike në Kosovë në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat