Esat Mehmeti ishte dhe mbetet një “Lev Yachine” i Kosovës

Opinione

Esat Mehmeti ishte dhe mbetet një “Lev Yachine” i Kosovës

Nga: Arif Ejupi Më: 14 prill 2021 Në ora: 07:19
Esat Mehmeti

Esat Mehmeti ishte dhe mbetet një “Lev Yachine”i Kosovës

Ata që janë njohës të mirë të futbollit e dinë fare mirë që Klubi Futbollistik“Llapi”i Podujevës ishte dhe mbetet një burim i pashtershëm i talenteve të futbollit.

Ky klub si njëri ndër katër-pesë ekipet më të vjetra të Republikës së Kosovës, nga radhët e veta nxori futbollistë të dalluar, që nderuan jo vetëm Kosovën, por edhe të gjitha trojet tjera shqiptare.

Asokohe në Kosovën e administruar nga serbët dhe malazezët një i rinj shqiptar që të jetë sportisti dalluar patjetër duhej t’i kalonte caqet e zakonshme.Thjesht, ai duhej të ishte me një talent të veçantë.

Aleksandër Rankoviq, deri në verën e vitit 1966 Ministër i Punëve të Brendshme të ish-Jugosllavisë, i luftoi marrëzisht shqiptarët. Ai i njohur me fashizmin e tij nëpërmjet aksioneve të trilluaramë 1955 dhe 1956, vrau, burgosi, keqtrajtoi dhe dëboi jashtë Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mijëra e mijëra shqiptarë.

Këtë realitet të hidhur e dëshmon edhe fakti që në skuadrën e Llapit, deri kah fundi i viteve të ’60-ta, kanë luajtur vetëm tre-katër futbollistë shqiptarë.

Edhe pse botërisht dihet që popullsinë e kësaj krahine në verilindje të Kosovës, që nga antikiteti e deri më sot e përbënin mbi 98% shqiptarët autoktonë.

Përkundër vështirësive të shumta dhe kohës së papërshtatshme Esat Mehmeti, talentin e tij dhunti nga Zoti nuk do të lejojë që ta shuaj në asnjë mënyrënë punë fushe, siç ngjau me shumë vërsnikë të tij.

Ai si nxënës i vitit të tretë në gjimnazin“8 Nëntori”të Podujevës, nisi shkëlqimin si portier i parë i K.F.“Llapi“ anëtar i të ashtuquajturës Ligë e Tretë e Jugosllavisë, qarku Kosovë e Metohi.

Çedomir Çejoviq, kryetrajnier i KF.”Llapi”dhe profesor i Edukatës Fizike në paralelet serbe të gjimnazit të Podujevës, me insistimin e Shaban Hajrullahut, vendos që portën e Llapit kundër Radniçkit (më vonë KF. ”Kosova“ e Vushtrrisë) ta ruaj Esat Mehmeti.

Image

Në këtë debutim të vitit 1968, Mehmeti shkëlqen duke ndalur çdo gjuajte të lojtarëve kundërshtarë.

Falë mbrojtjeve të tij bravuroze porta e Llapit mbet e paprekur. Me këto dy pikë të fituara KF.”Llapi”përveç që përmirëson pozitën në tabelën e klasifikimit, nxjerrë në pah edhe një portier shembullor.

Mehmeti nga dëshira që të jetë njëshi i KF. “Llapi“ filloi t’i bëjë edhe tri-katër orë ushtrime shtesë me axhën e tij Sylejman Mehmeti, i cili po ashtu ishte një portier i dalluar, fillimisht në hendboll tek KH “Normalisti” i Prishtinës, e më vonë edhe në futboll tek KF”LLapi”i Podujevës.

Esati, kujdes të posaçëm u kushtonte edhe ndaljeve të gjuajtjeve nga njëmbëdhjetëmetërshi (penaltive).

Këtë pjesë të ushtrimeve që ishte bukur e sikletshme e kryente nënmbikqyrjen e ndihmëstrajnerit të KF. “Llapi” Shaban Hajrullahu, i cili në kujtimet e llapjanëve do të mbetet si lojtar e trajner që sakrifikoi gjithçka në rritën dhe zhvillimin e skuadrës së Llapit.

Natyrisht, që paraqitjet e shkëlqyera të Esatit i bien në sy edhe portierit të deri atëhershëm të KF. “Llapi” të Podujevës, Mirko Kecojeviq.

Ai duke parë që kemi të bëjmë me një talent të vërtetë dhe paksa i frikësuar që fare lehtë mund ta humb vendin në skuadrën e Llapit, e merr seriozisht një ofertë të ardhur më herët nga KF.“Vëllaznimi” i Gjakovës.

Pas kryerjes së disa procedurave ndërmjet dy klubeve ai dhe Selatin Vokrri, qendërsulmues i spikatur i KF. ”Llapi” gjatë viteve 1969-1970 kalojnë në këtë skuadër të Gjakovës, që ishte shpallur Kampione e Kosovës, me 55 pikë të tubuara.

Kecojeviq, po ashtu një portier me cilësi të larta Mehmetin, atëherë fare të rinj e shihte si një yll në ngjitje.

Zaten kjo s’donte edhe aq shpjegim sepse shkathtësitë e tij prej portieri të shkëlqyeshëm Esat Mehmeti, i pati treguar si 13 e 15 vjeç, duke parakaluar me mjaft sukses kategoritë pionierë e juniorë të KF.”Llapi.

Image

Ai tani që ishtei preferuari i të gjithë llapjanëve patjetër përkrahjen drejt sukseseve do ta ketë edhe nga babai i tij Xhaferi, dhe vëllezërit Tefiku e Jakupi, si dhe djali i axhës Idriz Mehmeti, i cili në mbrojtjen e Llapit, së bashku me Jakup Mehmetin, e ndjerë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm vite të tëra.

Esati sikur kishte lindur enkas për sportin.Kishte prirje të theksuara në të gjitha disiplinat sportive.

Prandaj ishte në dilemë se ku do të përcaktohej. Këtë hamendje atij përfundimisht ia largoi profesori i tij i Edukatës Fizike, Fazli Llugaliu, një ish-lojtar i dalluar i viteve të‘60-ta, i cili në KF.”Llapi, ”luante në të gjitha pozicionet, dhe njihej si Garinça.

Ai të ardhmen e nxënësit të tij e shihte në futboll. Parashikimet e Llugaliut dalin të sakta.

Aftësitë e Mehmetit prej portieri të mrekullueshëm shpejt u bien në sy edhe ekspertëve të shumë skuadrave gjithandej ish-Jugosllavisë.

Po ashtu faqet e gazetave sportive edhe pse të pakta, posaçërisht“Rilindja”e Prishtinës, me rubrikën e saj të sportit të përgatitur profesionalisht nga Ali Beqir Shala, pionier i gazetarisë sportive në Kosovë, çdo herë në faqet e saj të para e mbante Esat Mehmetin.

Mbase edhe kjo ndikoi që disa skuadra dërguan përfaqësues special në Podujevë për ta vëzhguar nga afër Mehmetin.

Ai i mbushur me vrull rinor me shkëputjet e tij në ajër dhe pritjet e paparashikuara të topit të gjithëve ua pushtonte zemrat dhe i bënte për vete.

Realizimin e ëndrrës së djaloshit llapjan që e lakmonin pesë-gjashtë skuadra të njohura të Ligës së Parë Federative të ish-Jugosllavisë, në mesin e tyre edhe Dinamo e Zagrebit, disaherë Kampione e ish-këtij shteti, do ta prishë i ati Xhafer Mehmeti.

Ai si i burgosur politik i vitit 1949, vendos që i biri Esati, me çdo kusht të mbetet në Kosovë. Pa kurrfarë dyshimi, që Xhaferi e dëshironte afirmimin e Esatit, sa edhe vetë ai.

Mirëpo, atmosfera e atyre viteve të zymta që mbretëronte në Kosovë, ishte e atillë që çonte në dyshime, që regjimi komunist mund të inskenoj ndaj çunit të tij ende adoleshent procese të montuara politike, siç kishte bërë me vetë Xhaferin, dhe shokët e tij Shaban Behram Shala, Sabit Kapiti, Ibrahim Demolli, Nexhmi Hamit.Sejdiu, Fetah Babatinca, Shaban Zhjeçi, Jusuf Ismaili, Nuhi Gashi-Veliu dhe Hamit Zhitia.

Nga vendimi që Esati të mbetet në Kosovë do të përfitojë Klubi Futbollistik“Trepça”e Mitrovicës, për kohën njëra prej dy-tri skuadrave më cilësore të Ligës së Dytë Federative të ish-Jugosllavisë.

Trepçën si Klub profesionist dhe të pasur financiarisht e lakmonin futbollistët më të mirë të ish-Federatës jugosllave.

Në këtë skuadër me renome vinin futbollistë të shumtë nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Vojvodina.

Ata me përvojën e tyre të fituar në KF “Trepça”më vonë shkonin në ekipet më të forta të ish-Jugosllavisë, si në Cervena-Zvezda, e Partizan të Beogradit, Hajduk të Splitit, Dinamo të Zagrebit, Rjekë, Olimpi të Lubjanës, Vardar të Shkupit, etj.

Disa nga ata kanë qenë edhe reprezentues të ish-Jugosllavisë, që në Evropë njihej si një nga vendet me futbollin më të zhvilluar.

Esati në planet e KF “Trepça” ishte kaherë, ngase Hajriz Zeqiri-Bellosica, brigadier i dalluar në Minierën e Stan-Tërgut, nga fshati Sfeqël i Podujevës, për talentin e paparë të tiji kishte folur shumë herë Nexhat Zhubit, ish-zëvendëskryetar i skuadrës pranë lumit Ibër.

Meqenëse, klubi menaxhohej nga serbët njëmbëdhjetëshin e skuadrës Trepça e përbënin me një apo dy përjashtime lojtarët serbë e malazezë.

Image

Duke e vërejtur prej kohësh këtë fakt diskriminues njëfillim jave të gjashtëmujorit të dytë të vitit 1969, Nexhat Zhubi, Sokol Gjini dhe Salih Pllana, do të jenë mysafirë të familjes Mehmeti.

Ata pas një bisede të gjatë e tejet miqësore ku i pranishëm ishte edhe Ismail Hoxha, njëri nga futbollistët e parë shqiptar në skuadrën e Llapit e bindin Xhaferin, që i biri Esati të shkoj në testim në KF.“Trepça”të Mitrovicës.

Në ato çaste në fytyrat e të gjithëve ishte vërejtur një gëzim i papërshkrueshëm!

Xhafer Mehmeti, dashamir i flaktë i Arsimit në gjuhën shqipe, dhe njëri nga mësuesit e parë në shkollat e Llapit, Esatitqë kishte zënë vend në një qoshe të odës i qet si kusht edhe studimet, në Universitetin e Kosovës, që brenda pesë-gjashtë muajve duhej të zyrtarizohej hapja e tij.

Pasi sqarohet gjithçka Esati menjëherë u bashkëngjitet lojtarëve të Trepçës, të cilët ato ditë po parapërgatiteshin në Kralevë, për fillimin e Kampionatit.

Fazën përgatitore këtu e zhvillonte edhe Zhelezniçari i Sajarevës, skuadër mjaft solide e Ligës së Parë të ish-Jugosllavisë.

Djaloshi llapjan nga dëshira për t’i arritur majat si portier në këto ushtrime tregohet i pamposhtur.

Image

Milan Ribar, kryetrajner i Zhelezniçarit derisa po drekonin në restorantin eilixhes“Matarushka”e tërhoqi mënjanë Mehmetin, shtathedhur dhe i tha që të udhëtojë për prova plotësuese me lojtarët e këtij ekipi në Sarajevë.

Aiduke ditur që vendimet e të atit do të mbetën të pandryshuara falënderoi për vlerësimin e talentit të tij, dhe prerazi i tha jo kësaj ofertetë atypëratyshme.

Edhe pse nuk ishte privilegj aspak i vogël që një i rinj shqiptar pa lëshuar ende brisk mbi fytyrë të jetë përkrahfutbollistëve me famë ndërkombëtare si Ivica Osim, Josip Bukal dhe Edin Spreço.

Me të kuptuar ngjarjen prijësit e KF “Trepça”nxitohen dhe brenda dy-tri ditëve e zyrtarizojnë kalimin e tij në skuadrën e tyre.

Kurse, KF.“Llapi“nga transferimi i Mehmetit në Trepçë, fiton si kompensimnjë shumë tëmajme të hollash, që në historinë e skuadrave kosovare ishte nga rastet e para.

Image

Edhe vetë Mehmeti sipas rregullave të marrëveshjes merr pjesën që i takon, diku mbi 1milion e gjysmë dinarë (monedhë jugosllave) me mjaft vlerë, në atë periudhë.

Nënshkrimi i kontratës katërvjeçare do ta obligojë Esatin që në KF”Trepça”të qëndroj deri në verën e vitit 1974.

Mitrovicasit që e mbajtën gjallë në kushte dhe situata shumë të vështira skuadrën e tyre të shpirtit KF.“Trepça, ”përgjatë katër vjetëve do të jenë në përkrahje të parezervë të Mehmetit.

Por, edhe Esati para shumë sfidave do të tregohet i pathyeshëm.Rinia shkollore e këtij qyteti dhe e fshatrave përreth gati çdo ditë i përcillte stërvitjet e tij.

Ai për ta zgjuar kureshtjen e tyre edhe në ushtrime ishte serioz, dhe tregonte nivel të lartë përgatitje.

Momente nga këto stërvitje edhe pse kanë kaluar 52 vite me shumë mall kujton Shevki Voca, nip i tribunit popullor Sherif Voca.

Shevkiu një ish-nxënës i shkollës 8-vjeçare”Abdullah Shabani“të Mitrovicës thotë”Esatin të gjithë e donim dhe e konsideronim si anëtar të familjeve tona” Ai përveç që ishte sportist i vërtetë ishte edhe djalë me vizion të qartë, që shihte kah e ardhmja.”

Shevkiut i kishte rënë në sy edhe shoqërimi i vazhdueshëm i Esatit me djemtë e fshatit Zasellë, të cilët kudo në Kosovë, njiheshin dhe njihen si njerëz të arsimuar, dhe të mishëruar me dashurinë për atdheun.

Andaj njëri nga doajenët e gazetarisë kosovare Hysni Syla në Monografinë“Zasella vatër e bujarisë, trimërisë dhe dijes”i lëhapësirë të merituar edhe Esat Mehmetit,si sportist e pedagog i dalluar.

Mehmeti si i pari me fanellën e Trepçës,me formën e tij të shkëlqyeshme në të gjitha ndeshjet do t’i entuziazmojë mitrovicasit. Kështu që ata me të drejtë filluan ta krahasonin me legjendarin“Lev Yachine.”

Esat Mehmeti, sot 69 vjeç mban kujtime të pashlyeshme me mitrovicasit, dhe haptas pranon që kurrë s’do ta nxirrte në dritë talentin e tij, pa mbështetjen konkrete të tyre.

Me plot emocione dhe nostalgji kujton grupet e simpatizantëve të cilat të prira nga zanatçinjtë Ejup Muhaxheri-Jupa, Abdyrrahman Kushumliu dhe Halim Mehmeti-Vaganica, krijonin atmosferë të ngjashme me atë të fushave të futbollit anglez.

Image

Me të kumtuar emri i tij nga prezantuesi i formacioneve në të katëranët e stadiumit dëgjoheshin brohoritjet Mehmeti-Mehmeti...Trepça-Trepça...

Vërtetë të gjithë njohësit e futbollit e dinin që KF.”Trepça”në portë me Mehmetin ishte“arrë e fortë”për të gjitha ekipet e ish-Jugosllavisë.

Ndeshjet e Trepçës çdoherë i përcillnin mbi 15 mijë shikues. Në mesin e tyre gati çdoherë i pranishëm ishte edhe gjyshi i tij Mehmet Mehmeti, i njohur më tepër si Met Podieva.

Njëmbëdhjetëshi me të cilin Esati e mbërriti shkëlqimin e tij në këtë skuadër, të shumtën e herëve përbëhej nga këta lojtarë:1)Esat Mehmeti 2)Danilo Raca 3)Fikret Gërboviq 4)Ratomir Mushikiq 5)Rexhep Xhaka 6)Dushan Rashiq 7)Petar Mërgja 8)Millan Baçvareviq 9)Mishko Stoliq 10)Fisnik Ademi dhe 11)Ilia Savoviq.

Image

Esati pati nderin të luaj me emra të mëdhenj të futbollit në Trepçë si: Sava Ganiq, Miliq Pindoviq, Zoran Bllazheviq, Branko Aleksiq, Luba Delibashiq, Hysni Maxhuni, dhe Luan Prekazi.(idhull i tij i rikthyer në verën e vitit 1972 nga Prishtina në Trepçë).

Ai sukseset e tij i lidh edhe me punën e frytshme dhe profesionale të trajnerit të njohur kosovar JakupAbrashi, të cilit i është mirënjohës përjetësisht.

Abrashi si përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës, edhe më 12 shtator1972, i pati mundësuar Mehmetit, që në ndeshjen ndërmjet shpresave Kosovë-Shqipëri 2:2, e zhvilluar para 6 mijë shikuesve në stadiumin e Prishtinës, t’i dëshmoj kualitetet e tij, përballë futbollistëve të njohur të Shqipërisë, si: Astrit Hafizi, Fatmir Paçrami, Kujtim Dalipi dhe Mustafë Fagu.

Image

Dëshmia më e mirë që Mehmeti ishte një portier i kalibrit të lartë janë edhe vlerësimet e gazetarëve.

Ai në mbarim të çdo ndeshje vlerësohej me notënmë të lartë 9 (nëntë) dhe 10 (dhjetë)

Pastaj reporterët e mirënjohur shqiptarë të asaj kohe Veli Vraniqi dhe Azem Brovina, duke u nisur mbi bazën e cilësive dhe veprimeve të tij në fushë e quanin si ”Portieri që s’lejon befasitë.” “Akrobacionet e Mehmetit në stil skifteri,”Djaloshi me duar të magnetizuara”etj.

Image

Mehmeti i edukuar në një familje të arsimuar bënte jetë të rregullt.Edhe pse i gjendur në një mjedis krejt ndryshe nga ai në familje, as në raste solemnitetesh e festash asnjëherë s’abuzonte me alkoolin dhe humbjen e kohës panevojë.

Duke u treguar i disiplinuar dhe i kujdesshëm në menaxhimin e të hollave derisa ishte në Trepçë, pati ndërtuar një apartament të bukur katërkatësh, me plan arkitektonik që ia pati shtuar hijeshinë qytezës së Podujevës.

Ky objekt banimi deri në vitin 1999, kur u dogj nga grupe kriminelësh të Serbisë, njihej si një margaritar i rrallë i rajonit të Llapit.

Esati, paralelisht me sportin kah mesi i viteve të ’70-ta, pati përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, të Universitetit të Kosovës, në Degën e Gjeografisë.

Për shkak të trazirave të njëpasnjëshme në Kosovë, ai profesionin e mësimdhënësit të kësaj lënde nuk e ushtroi asnjëherë.

Mehmeti kalon në KF“Vardar”të Shkupit, me arsyen e vetme që atje do ta ketë edhe përkrahjen e shqiptarëve të shumtë të Maqedonisë

Me rregulloret e Federatës së Futbollit të ish- Jugosllavisë, gjatë pauzës së shkurtër të stinës së dimrit të gjithë lojtarëve në marrëveshje me Klubet e tyre u lejohej kalimi nga njëra skuadër tek tjetra.

Esat Mehmeti që kishte shkëlqyer vite me radhë në KF”Trepça”gjatë mini-afatit kalimtar të vitit 1974, do të jetë pikësynim i shumë ekipeve të elitës së futbollit jugosllav.

KF.Dinamo e Zagrebit skuadër e denjë që kishte krijuar emër me lojëra të bukura edhe jashtë kufijve të ish-Jugosllavisë, me çdo kusht e dëshironte në portën e saj Mehmetin, perspektivë që atëbotë ishte vetëm 22 vjeç.

Mirko Baziq, udhëheqës i këtij klubi të madh të Republikës të Kroacisë, në vitet 1974-1977, këmbëngul që Esatin, ta sjellë në Maksimir, kur kupton që atij brenda dy-tre muajve do t’i skadojë kontrata me KF”Trepça”të Mitrovicës, ndaj së cilës s’kishte më kurrfarë detyrimesh.

Pas Mehmetit në të njëjtën kohë ishte dhënë me shumë seriozitet edhe Radniçki i Nishit, një skuadër po ashtu e Ligës Parë Futbollisike, në ish-Jugosllavi.

Kur të gjithë e parashikonin kalimin e tij në Dinamo të Zagrebit, ndodh e papritura.

Ai, në konsultim me të atin Xhaferin dhe të vëllanë Tefikun, përparësi i japin ofertës së KF”Vardar” të Shkupit, të cilën se kishin bërë publike, për arsye që i dinin vetëm ata.

Më vonë u kuptua që deri te ky vendim vinë nga fakti që Shkupi ishte i banuar kryesisht nga shqiptarët, dhe ishte jo aq larg Podujevës.

Qartë të gjithë bien në ujdi që Esati, të jetë më afër shtëpisë atënore dhe farefisit.

Në anën tjetër me kusht që të mos dështoj kalimi i tij në këtë skuadër kryetari i atëhershëm i këtij klubi Blazho Ristomanov, për bisedime me Esatin e autorizon sekretarin ekzekutiv të ekipit Stevan Karanfiloviq, dikur lojtar i njohur i Vojvodinës dhe i KF”Vardar” të Shkupit.

Image

Ai si pjesë e shtabit udhëheqës të Vardarit më mirë se çdo kush i njihte vlerat e Mehmetit, ngase në ndeshjen Vardari–Trepça 1 :2, Esati kishte bërë pritje të atilla që rrallë Karanfilloviq, i kishte parë në karrierën e tij, të gjatë prej futbollisti e trajneri.

Image

Karanfilloviq si zëvendësim të portierit të dalluar Mutibariç, që dhjetë herë kishte qenë edhe reprezentues i ish-Jugosllavisë, s’shihte njeri tjetër përveç Mehmetit.

Talentin e tij të rrallë e kishte vërejtur qëkur bënte detyrën e trajnerit në KF “Trepça”.
Anipse përkatësia kombëtare e Mehmetit ua prishte qejfin disa ultra-nacionalistëve maqedonas.

Karanfiloviq, ishte i bindur që ai me reflekset e tij vetëtimë do ta plotësojë hëpërhë mungesën e Mutibariçit, i cili së shpejti planifikonte kalimine tij në FC.“Schalke 04” të Gjermanisë.

Kalimit të Mehmetitnë KF “Vardar”i bëri jehonë edhe e përditshmja maqedonase “Nova Maqedonia” duke e quajtur si përforcimin më të madh, dhe më të qëlluar.

Image

Mehmeti i përkushtuar me tërë qenien pas futbollit, duke ditur që është i vetmi shqiptar në këtë skuadër pjesën më të madhe të kohës e kalon në ushtrime.

Ai si çdoherë i qetë e bashkëpunues shfrytëzon rastin dhe merr mësime të shumta nga kolegu i tij Mutibariç, i cili brenda një dhjetëvjetëshi në portën e KF”Vardar”i kishte realizuarmbi dyqind paraqitje tejet mbresëlënëse.

Mutibariç gjatë punës me Mehmetin kishte hetuar elemente të cilat nuk i posedonin as portierët më të mirë, dhe më përvojën më të gjatë të Ligës së Parë Fedarative të ish-Jugosllavisë.

Mehmeti dinte se në cilat situata duhej të kapej topi, dhe në të cilat të grushtohej.

Këndet e portës i mbulonte për mrekulli. Me shpirtin e tij luftarak intervenonte me guxim edhe në rrëmujat e krijuara, edhe pse fare lehtë mund të pësonte ndonjë lëndim të papritur.

Komandonte lojtarët e repartit të mbrojtjes, duke u sugjeruar kujdes më të shtuar, kur shihte aksione me rrezik serioz për portën e tij.

Pasimet e topit qoftë me këmbë apo dorë i kishte të sakta.Shikuesit i kënaqte më kërcimet e tij akrobatike.

Mutibariç duke i parë këto tipare të rralla tek Mehmeti, haptas kishte thënë”po ndihem shumë i kënaqur që fanellën time të larë me djersë po e lë në duart e një djaloshi shpresë e ardhshme e KF”Vardar.”

Ai si një portier i jashtëzakonshëm këto komente i kishte bërë gjatë një faze stërvitore me Mehmetin në fushën e KF”Vardar”të Shkupit.

Mendim të ngjashëm me Mutibariçin kishe dhe mesfushori i njohur i kësaj ekipe Josif Srebrov, i cili e çmonte atraktivitetin dhe gjallërinë e të riut Esat Mehmeti.

Kur të gjithë mendonin që Mehmeti do ta vazhdojë shkëlqimin e tij edhe në këtë skuadër ndodhin befasi të shumta. FC.“Schalke 04” kalimin e Mutibariç në radhët e saj e zvarrit deri më 30 qershor të vitit 1975.

Si pasojë e këtij neglizhimi Mehmeti mbetet në bankën e lojtarëve rezervë. Udhëheqësi i shtabit teknik të KF” Vardar,”Çasllav Bozhinovski atij i jep rastin që portën e kësaj skuadre ta ruaj vetëm më 9 mars 1975, në përballjen Crvena-Zvezda-Vardar 4:1.

Image

Ata që e përjetuan këtë periudhë shfaqën dyshimin që ky veprim i udhëheqësve të Vardarit, kishte prapa skenat e veta. Dihej fare mirë që ndaj një skuadre çfarë ishte Crvena-Zvezda, kampione e shumëfishtë e ish-Jugosllavisë, disfata ishte e pashmangshme.

Humbja do të ishte edhe më e thellë sikur mos të ishin ndërhyrjet me kohë dhe profesionalizëm të Mehmetit.

Por, qëllimi i disa personave që ishin të mbushur me urrejtje ndaj shqiptarëve ishte që simpatizantët e Vardarit ta kontestojnë ardhjen e Mehmetit në ekipin e tyre.

Përveç këtyre dredhive djallëzore që Esati i kishte hetuar edhe gjatë një turniri në Kanada, ai ishte tepër i dëshpëruar edhe me gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë.

Image

Ata edhe pse shtetformues nuk gëzonin të drejtën e shkollimit në Gjuhën shqipe, e as të drejtën e përdorimit të simboleve kombëtare. Punonin ndonjë punë që sllavo-maqedonasit e konsideronin përçmuese.

Mehmeti i prekur me gjendjen e mjerë të bashkëkombësve të tij pa menduar as edhe një herë e braktis Shkupin dhe niset drejt Turqisë.

Pas Mehmetit largohet edhe truri i skuadrës së Vardarit, golashënuesi i njohur Vançe Balevski, i cili kalon në KF”Hajduk”të Splitit.

KF.”Vardar”përnjëherë e merr tatëpjetën dhe gjatë kampionatit të viteve 1975-1976, së bashku me KF”Radniçki”të Kragujevcit, për shkak të rezultateve të dobëta largohen nga elita e futbollit jugosllav.

KALIMI I ESAT MEHMETIT NË FC.“BESHIKTASH”TË TURQISË KAPITULL NË VETE

Esat Mehmeti gjatë kohës sa pati qëndruar nëKF “Trepça”të Mitrovicës dhe KF.”Vardar”të Shkupit pati krijuar miqësi të ngushtë me ish-futbollistin dhe gazetarin e mirënjohur kosovar Veli Vraniqi.

Vraniqi si njohës i shkëlqyeshëm i rrethanave në ish-Jugosllavi, i kishte sugjeruar Mehmetit kalimin tek gjiganti turk FC.Beshiktash”i Stambollit të Turqisë. Por, kur ishin në pyetje daljet e futbollistëve shqiptarë jashtë Kosovës, administrata jugosllave nxirrte telashe të shumta.

Kalimii Mehmetit në Turqi i pati habitur edhe udhëheqësit e Federatës së Futbollit jugosllav, ngase shkuarjet e futbollistëve jashtë ish-Jugosllavisë, atëbotë ishin të rralla.

Mirëpo, Veli Vraniqi, me kohë e kishte parapërgatitur terrenin për kalimin e Mehmetitnë Turqi.

Ai atje e kishte prej vitesh mikun dhe shokun e tij të fëmijërisë Ali Shin, i cili ishte njeri me ndikim në shoqërinë turke.

Për t’i lehtësuar punë Mehmetit rreth gjuhës së bashku me te në Turqi kishte udhëtuar edhe Erdogan Celina, po ashtu emër i njohur i futbollit në Kosovë e më gjerë.

Mehmeti si kryetrajner të FC.”Beshiktash” e kishte gjetur gjermanin Horst Buhtz, kurse ndihmës të tij turkun Gündüz Tehin Onay. Që të dy e kishin pritur me shumë kënaqësi ardhjen e Mehmetit në skuadrën e tyre.

Mehmeti si asnjëherë më parë iu kishte qasur punës . Aitë gjitha ushtrimet i përballonte me mjaft sukses. Kishte forcën e duhur fizike që shumica e lojtarëvetë tjerë në këtë drejtim linin ende për t’u dëshiruar.

Esati ishte në pritje të nënshkrimit të kontratës me këtë klub që po hynte në dekadën e tetë të themelimit të tij. Mirëpo, lidhja e saj dështon si pasojë e disa rregullave të përçudnuara të Federatës së Futbollit të Turqisë.

Me rregulloret e kësaj Federate parashihej që një futbollist i huaj duhej ta linte shtetësinë e tij dhe ta pranonte atë turke, ose të paktën ta ketë një ndeshje të luajtur në reprezentacionin e ish-Jugosllavisë.

Me të marrë vesh këtë marifet i ati Xhaferi dhe i vëllai Tefiku e urdhërojnë Esatin që urgjentisht të kthehet në Kosovë.

Ata ishin tepër të pezmatuar sepse e dinin mirë që Turqia në marrëveshje të fshehtë me ish-Jugosllavinë, i kishte turqizuar mijëra e mijëra shqiptarë.

Duke mos u dhënë as edhe një të drejtë të vetme.Madje ata shumë shpejt edhe i kishte asimiluar.

Esati pas plot shtatë muajve paksa i demoralizuar kthehet në Kosovë.

Udhëheqësit e KF “Prishtina”aspak të sinqertë me Mehmetin

Udhëheqësit e KF” Prishtina”duke njohur kualitetet e larta të Mehmetit angazhohen me të gjitha mjetet që atë ta sjellin në radhët e veta.

Pas bisedimeve ai i bashkëngjitet kontingjentit të lojtarëve të Prishtinës në ushtrime, duke shpresuar që gjithçka do të përfundojë ashtu si duhet.

Mehmeti fanellën e KF”Prishtina” e vesh si portier i parë me 6 korrik 1975, në ndeshjen miqësore Prishtina–Vardari 0:2.

Me gjithë humbjen nga ish-skuadra e tij KF” Vardar” i Shkupit, ai tregon cilësi të jashtëzakonshme prej portieri shumë të mirë.

Image

Edhe në ndeshjet e tjera të zhvilluara të fazës parapërgatitore Mehmeti, shquhet me mbrojtjet e tij të shkëlqyera.

Portierët e deriatëhershëm të Prishtinës të vetëdijshëm se aty ku është ai, janë të pakurrfarë shansipër ta ruajtur portën e Prishtinës, tretën brenda natës.

Tode Todorovski, portier shumëvjeçar i Prishtinës kthehet në Pobedën e Prilepit, aty ku edhe e kishte nisur karrierën.

Kurse, Kosta Llalliq, kërkon që të huazohet në KXEK të Kastriotit (ish-Obiliqi)

Mitroviq pa pritur të verifikohet kthehet në Begrad. Vetëm Peroviq pajtohet që të mbetet në Prishtinë, si portier rezervë.

Mosmarrëveshjet në mes Mehmetit dhe udhëheqësve të Prishtinës shfaqen në çastet e fundit.

Mehmetit qysh në kontaktet e para me udhëheqësit e Prishtinës i kishte parashtruar shumë qartë kërkesat e veta. Ata edhe pse i kishin premtuar plotësimin e tyre në momentin kur duhej të vihej nënshkrimi në letër zmbrapsen.

Kjo hile e prishtinasve e nevrikos mjaft Esatin. Ai duke mos lëshuar fare pé, këmbëngul në plotësimin e të gjitha kërkesave të tij.

Mirëpo, edhe pse kishin ngelur pak ditë deri në mbyllje të afatit të kalimeve të futbollistëve nga klubi në klub, pas Mehmetit vihen skuadra të shumta nga Kosova e ish-Jugosllavia.

Esat Mehmeti në KF.”Liria”të Prizrenit,gjen rehatinë!

Me avancimin e statusit politik dhe juridiko-kushtetues të Kosovës, më 1974 udhëheqësit e KF “Liria”të Prizrenit, synim kanë përtëritjen e kësaj skuadre më lojtarët më të mirë të Kosovës.

Ata në bashkëpunim me organet e administratës qendrore të këtij qyteti më 1975, në KF”Liria”sjellin Esat Mehmetin e sapo kthyer nga Turqia.

Mehmeti edhe pse do t’i kushtojë bukur shumë arkës së klubit askush s’do ta kundërshtojë çmimin e tij.

Të gjithë janë të vetëdijshëm që ardhja e tij në këtë skuadër do të joshë edhe shumë futbollistë të tjerë të dalluar nga Kosova, dhe hapësirat e tjera të ish-Jugosllavisë.

Zaten ashtu edhe ndodhi.Pas tij në këtë ekip të regjionit të Podgurit,vinë edhe futbollistët ikona të dikurshme të Prishtinës, Sokol Hadri, Sami Ahmeti dhe Dushan Shuica.

Aty janë edhe mbrojtësit e shquar Qamil Luli, Aqif e Ali Shehu, ish-portieri i Gjakovës dhe Vëllaznimit Neshet Zhaveli, mesfushorët Ramadan Cimili, Agim Maloku, qendërmbrojtësi Dushan Rashiq, sulmuesit Edmond Tomiq, Ibrahim Prekazi, Zoran Saviq, Aziz Koro, Tahir Pirolli, Nevzat Shinik, Strasimir Martinoviq, Millorad Gjokiq,vëllezërit Vahedin e Shemsedin Ajeti etj.

Këtij brezi futbollistësh cilësorë do t’u prijë Sheko Llukoviq dhe Shukri Gorani.

Kështu që KF.“Liria”s’do të jetë më vizitore e Ligës së Dytë Futbollistike të ish-Jugosllavisë, por do të plasohet në mesin e artë të tabelës së klasifikimit, duke gjunjëzuar edhe skuadrat më të forta që e pretendonin veten si të pamposhtura.

Image

Rezultatet e dëshiruara dhe lojërat tërheqëse të Lirisë, çojnë në stadiumin buzë Lumbardhit me mijëra njerëz jo vetëm nga Rrafshi Dukagjinit, por nga e gjithë Kosova.

Esati edhe këtu ndihet si në shtëpinë e tij.Ai falë mbrojtjeve të shkëlqyera krijon miq të shumtë në Prizren, Dragash, Therandë e Rahovec.

Me seriozitet dhe punë sistematike ndihmon më tërë qenien edhe ngritjen e kolegut të tij Neshet Zhaveli, portierë rezervë në KF”Liria”që në vitet në vijim do ta ruajë portën e Prishtinës, Rjekës dhe të FC.Sakaryaspor të Adapazarit të Turqisë.

Përveç avancimit si portier Zhaveli falë punës së pandërprerë nënvëzhgimin e Mehmetit, bën edhe një evoluim të shpejtë fizik, për shumë kënd të pabesueshëm.

Formën kulmore të Esat Mehmetit në KF”Lira” të Prizrenit e pasqyron dhe revista e ilustruar e sportit

“Tempo .“ Ajo Mehmetin e krahason me të famshmin Enver Mariq,portier i Velezhit të Mostarit, dhe reprezentacionit të ish-Jugosllavisë, i cili vërtetë ishte fantastik,dhe i paarritshëm nga portierët e brezit të tij.

Sikurse në sportet individuale dhe në ato kolektive gëzimet dhe dëshpërimet janë të pranishme çdoherë.

Mehmeti me mbi pesëqind paraqitje si portier do ta kujtojnë deri në frymën e tij të fundit ndeshjen Trepça–Liria 7:1, të zhvilluar më 4 qershor të vitit 1977 në Mitrovicë.

Në këtë takim që ishte vendimtar që FK” Trepça”e Mitrovicës, të bëhet anëtare e Ligës së Parë Futbollistike të ish-Jugosllavisë, çelësi i suksesit apo dështimit ishte në duart e EsatMehmetit.

Ai në këtë derbi ndërmjet skuadrave kosovare duhej të tregonte patjetër edhe prirje prej “aktori”sepse fare lehtë mund të ngjalleshin dyshimet për kurdisje të ndeshjes.

Pastaj do të pasonin dënime të rënda si për Lirinë ashtu edhe Trepçën.Mirëpo edhe në këtë ngjarje jetike për futbollin e Kosovës, Mehmeti e ndihmon Trepçën duke luajtur “rolin”me mjaft sukses.

Disa ziliqarë dhe gojëkqinjë kryesisht të nacionalitetit serbë e malazezë pas përfundimit të këtij takimi pëshpëritnin nëpër Mitrovicëe gjetiu se kinse Esat Mehmeti e ka shitur ndeshjen.

Por, kjo s’ishte fare e vërtetë, sepse katër-pesë ditë para kësaj ndeshje Mahmut Bakalli, udhëheqës i lartë i ish-Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, ishte takuar me Mehmetin.

Ai duke e ditur rolin e Mehmetit në këtë ndeshje kishte kërkuar prej tij që pa u diktuar ta ndihmoj Trepçën, o-tani o-kurrë.

Esati që ishte rritur dhe afirmuar nga buka me nëntë kore e Minatorëve të Stan-Tërgut, edhe më herët e kishte ndarë mendjen që ta ndihmojë skuadrën e tij të dikurshme FK”Trepça.”

Inkuadrimi i Trepçës në elitën e futbollit jugosllav e kishte gëzuar shumë Esatin, por ai e dinte që jetë gjatësia e kësaj skuadre të vetme nga Kosova në këtë rang garash do të jetë e shkurtër.

Fatkeqësisht ashtu edhe ndodhi.FK”Trepça”pas një viti garash u largua nga Liga e Parë e ish-Jugosllavisë, në futboll, duke zhgënjyer tejmase me mijëra-e mijëra futbolldashës, jo vetëm në Mitrovicë, por anembanë Kosovës.

Sipas Mehmetit deri te kjo erdhi si pasojë e politikave keqmenaxhuese, sepse u lanë në harresë shumë të rinj të talentuar brenda skuadrave të Kosovës.

Ai gjatë qëndrimit të tij trevjeçar në FK.”Liria”të Prizrenit, kujton edhe angazhimin e pashoq të bashkëlojtarëve të tij. Veçanërisht formën e shkëlqyeshme të qendërsulmuesit Edmond Tomiq.

Falë efikasitetit të tij edhe pse në konkurrencë tepër të fortë gjatë kampionatit të viteve 1975-1976, FK.”Liria”u plasua në mesin e tabelës me 34 pikë të tubuara.

Kurse, Edmond Tomiq me 12 gola të shënuara hyri në mesin e golashënuesve më i mirë i kësaj Lige.

Ai këtë sukses e përsërit edhe gjatë edicionit të viteve 1977-1978, duke dyfishuar shënimin e golave. Tomiq me 24 gola të realizuara shpallet golashënuesi më i mirë i këtij grupi. Ndërkaq, Liria prapë pozicionohet në mesin e tabelës.

Edmond Tomiq të cilin Esati e thërret nga respekti me shkurtesën Moni, pas këtij shkëlqimi kalon në Rjekë të Kroacisë,anëtare e Ligës së Parë të Futbollit, në ish-Jugosllavi.

Mehmeti me një kujtesë të mirë të ngjarjeve nga e kaluara thotë” ky kampionat ishte fatkeq për skuadrën e kryeqytetit të KosovësFK.”Prishtina.”

Ajo edhe pse e renditur si e 15-ta, me 30 pikë u largua nga kjo Ligë, për shkak të golaverazhit negativ,së bashku me Llovçenin e Cetinjes, Rabotniçkin e Shkupit,Pobedën e Prilepit,Bregallnicën e Shtipit dhe Fapin e Pribojt.

Esatin nga sportistët tjerë e veçon këmbëngulësia në çuarjen e detyrave deri në fund . Ai me gjithë turbulencat e shumta që i solli jeta gjeti forcë që edhe në kohë të pakohë të ndihmoj sportin e Kosovës,veçanërisht futbollin .

Gjendjen e tij shpirtërore e rëndoi edhe vdekja e parakohshme e babait të tij Xhaferit,pastaj e vëllezërve Tefikut, ekspert i inxhinierisë kimike, Jakupit ekonomist i diplomuar dhe Naimit, mjek. Esati me gjithë humbjet e mëdha në familje ndihet i lënduar edhe me humbjen e hershme të kolegëve të tij si:Sami Ahmeti, Agim Maloku, Qamil Luli, Emin Simnica, Fadil Vokrri dhe Shefqet Sinani, të cilët i konsideron miq dhe shokë të vërtetë.

Ai çdo përvjetor i freskon me lule varret e tyre, duke i mbajtur të gjalla kujtimet, deri në bashkimin me ta.

Esat Mehmeti në vitin 1978shkon në shërbim të detyrueshëm ushtarak në Armatën e ish-Jugosllavisë.

Pas përfundimit të këtij shërbimi më 1979, ai do të kalojë në FK”Budiçnost”të Pejës, (FK.“Besa”e sotme)i rikthyer në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë, grupi i Lindjes për të gjashtën herë.

Mehmeti me profesionalizmin e tij të përkryermbetet idhull i pejanëve

Esat Mehmeti, do të bëjë çmos që edhe në këtë skuadërngjitas me parkun e bukur të Karagaçit,të demonstroj aftësi prej portieri ndër më të mirët në ish-Jugosllavi.

Ai,realisht e dinte që Buduçnosti(Besa e sotme) ishte me shpresa të shuara për të mbijetuar në këtë shoqëri.

Esati një stinor në Pejë,e kalon me arsyen e vetme që skuadrave si Vardar të Shkupit,Galenika të Zemunit,Radniçki të Kragujevcit dhe Sutjeska të Nikshiçit t’ua prish llogarit.

Sekreti i kalimit të tij në Pejë merret vesh krejt vonë. Ai tek skuadra pejane u mundua që të jap çdo gjë nga vetja,vetëm e vetëm që Trepçën,ekipin e tij të ditëve rinore ta rikthejë sërish në elitën
e futbollit jugosllav.

FK.”Trepça” e Mitrovicës për titullin e më të mirit gjatë gjithë kohës ecte në hap me shkupjanët.

Edicioni pranveror i Kampionatit të Ligës së Dytë të ish-Jugosllavisë,në futboll gjatë viteve 1978-1979,do të sjellë befasi nga më të këndshmet për tifozët e zjarrtë të këtij regjioni.

Pejanët të prirë nga Sheko Llukoviq,një vit më herët trajner i Lirisë së Prizrenit,që ishte edhe nga më meritorët për ardhjen e Esatit në këtë klub,do të manifestojnë lojëra të shkëlqyeshme,qoftë si vendas ashtu edhe si mysafirë.

Ata në portë me Mehmetin do ta ndërpresin serinë e humbjeve.Përveç Mehmetit me fanellën e kësaj skuadre do të shkëlqejnë edhe futbollistët tjerë si; Ramë e Ahmet Turku, Jusuf Haçku, Tahir Vokshi, Bakir Burri, Ekrem Berjalolli, Nexhmedin Sahiti, Ruzhdi Ramosaj,Musa Gjikokaj e veçmas Fadil Muriqi, i cili edhe pse ende nxënës i shkollës së mesme ishte i pandalshëm në sulmin e Buduçnostit.

Image

Ai me gjuajtjet e tij sikur prej katapulti i befasonte të gjithë portierët.Muriqi së bashku me të vëllanë Xhevdetin do të jenë edhe një nga shtyllat kryesore të ekipit FK.“Prishtina”e cila pesë vjet radhas e përfaqësoi si është më së miri Kosovën në elitën e futbollit jugosllav.

Në stadiumin Karagaç të Pejës,falë lojës së bukur dhe me plotë raste shënimi mposhtet edhe Vardari i Shkupit,lider i këtij grupi.

Në këtë ndeshje Mehmeti sikur i kishte shtruar vetes kusht që të mbrojë edhe atë që s’mbrohet.

Ai ndaj skuadrës së tij të dikurshme ishte treguar brilant. Edhe pse pejanët u larguan nga kjo Ligë e mbajtën në éthe Vardarin e Shkupit,i cili në kombinacione të fshehta me disa skuadra,në fund të Kampionatit mezi i iku FK “Trepça”të Mitrovicës,me vetëm një pikë.

Mehmeti përsëri në FK.”Trepça”të Mitrovicës

Esati pas qëndrimit prej shtatë muajve në Pejë, kthehet në Trepçën e tij, të cilën e donte më shumë se çdo skuadër tjetër. Ai në petkun e saj kishte përjetuar çaste të shumta gëzimi dhe pikëllimi.

Madje thotë se karrierës së tij të gjatë e me plotë peripeci i përgjigjet poezia“Tri gota”e profesorit universitar Latif Berisha, i cili në mes tjerash thotë:

N’livadh të jetës tri gota i gjeta
Dy janë të mbushura, asht bosh e treta
Të parën e mora, në buzë e afrova,
Ish’ idhtë si pelimi mejherë e largova
Të dytën e mora, me gjuhë pak e preka,
Prej s’ambli më dogj, mejherë e hjeka
I zbraza të dyjat në të tretën gotë,
U ba idhtë e ambël, si asht vet’ kjo botë.

Mehmeti në FK”Trepça”që bënte gara në Ligën e Dytë Futbollistike të Jugosllavisë, së atëhershme kësaj radhe do të qëndrojë vetëmderi në fund të vitit 1981, sepse ekipii tij i dikurshëm s’ishte më as hija e Trepçës, së viteve të 70-ta.

Gjendjen në klub e kishte çrregulluar përkeqësimi i situatës së gjithëmbarshme politike dhe ekonomike në Kosovë.

Kudo aplikoheshin të ashtuquajturat diferencime moralo-politike pa përjashtuar edhe sportet.

Veç kësaj regjimi komunist i ish-Jugosllavisë kishte burgosur edhe mijëra të rinj shqiptarë vetëm pse kishin marrë pjesë në protestat e 1 prillit të këtij viti, të organizuara në Prishtinë, nga rinia studentore e Universitetit të Kosovës.

Nëpërmjet këtyre demonstratave paqësore kërkohej avancimi i statusit të Kosovës në Republikë, me të drejta të barabarta me popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë.

Mehmeti i prekur nga kjo situatë plot tensione ndëretnike thotë“tani gjithçka e kishte marrë tatëpjetën, bëhej aktivitet sportiv vetëm formalisht, sepse më s’kishte kurrfarë sigurie.“

Të rinjtë që vinin për të përcjellë ndeshjet e Trepçës, mund të keqtrajtoheshin pa ndonjë arsye, nga policë të papërgjegjshëm të Serbisë, që në Kosovë, kishin ardhur kinse për të mbajtur “rend e qetësi.“

Image

Po ashtu, edhe në Ligën e Parë Futbollistike të Kosovës, kishte ndërprerje të shumta të Kampionatit, dhe asgjë s’vendosej pa pëlqimin e Beogradit.

Buduçnosti i Pejës (tani-Besa)edhe pse kishte epërsi pikësh karshi Lirisë së Prizrenit, urdhërohet që të zhvilloj në terrenin neutral të Gjilanit, ndeshjen e barazhit, me prizrenasit.

Pejanët këtë vendim të padrejtë dhe arbitrar e kundërshtojnë kategorikisht.Pastaj njëfarë komisioni i formuar ad-hoc, Kampion të Kosovës për vitin 1981, e shpall KF.”Liria”.

Një gjendje si kjo me plotë dilema e paqartësi Esat Mehmetin e kthen përfundimisht në vendlindje tek FK”Llapi”i Podujevës, anëtar i Ligës së Parë Futbolliste të Kosovës, ku edhe e kishte filluar karrierën prej portieri.

Mehmeti me gjithë situatën e nderë konkretizon talentin e portierëve Shukri Paçarada dhe Fidaim Konushevci, si dhe të disa lojtarëve të tjerë perspektivë

Ai, krahas detyrës së portierit bën edhe punën e trajnerit të parë të KF “Llapi.”Esati, i njohur me fanatizmin e tij në punë këtë skuadër e udhëheq gjatëviteve 1982-1985, për të vazhduar me drejtimin e saj edhe gjatë kohës nënokupim, diku deri në qershor të vitit 1997.

Mehmeti me të hetuar talentin e të rinjve Fidaim Konushevci e Shukri Paçarada, orë të tëra punon me ta.

Kështu që shumë shpejtë ata i ngre në zenit, duke i bërë portierët më të pëlqyeshëm në Kosovë.

Paçarada kalon në Prishtinë, pikërisht në periudhën e shkëlqimit të saj në Ligën e Parë Futbollistike të ish-Jugosllavisë

Ndërkaq, Konushevci në C.Zvezda të Gjilanit, anëtare e Ligës së Dytë, grupi i lindjes(Drita e sotme)

Paçarada dhe Konushevci do të mbahen në mend me kontributin e tyre dhënë futbollit llapjan dhe atij kosovar.

Image

Më 22 shkurt 1987në stadiumin Marakana të Beogradit, në kuadër të xhiros së 18-të, të Kampionatit Futbollistik të ish-Jugosllavisë, Prishtina edhe pse mysafire luan 0 me 0 me C.Zvezdën.

Kryetrim i këtij takimi ishte Shukri Paçarada, atëherë vetëm 19 vjeç, i cili me mbrojtjet e tij të shkëlqyeshmei pati shkundur zemrat e beogradasve.

Ai pas përfundimit të kësaj ndeshje pati thënë“sikur të ishte fati në anën tonë fare lehtë do të përsëritej suksesi i 16 tetorit të vitit 1983, kurPrishtina midis Beogradi i pati dhënë leksione C.Zvezdës, duke e mundur me rezultat bindës 3 me 1.

Përveç, Paçaradës dhe Konushevcit, fryt i punës së Esat Mehmetit, janë edhe futbollistët e talentuar llapjanë;Avni e Ragip Stublla, Rasim Ymeri, Rifat Hajdari, Isak Ibrahimi, Fadil Kodraliu, Fehmi e Rrustem Podvorica, Ismet Haliti, Hetem Musa etj, që ndërkohë shumica prej tyre luajtën edhe në ekipet më të mira të Kosovës.

Esat Mehmeti që gjithçka dha në rritën dhe masivizimin e futbollit të Republikës së Kosovës, burim jetese që nga vitet e‘80-ta e ka gastronominë.Ai së bashku me djemtë e tij Xhaferin-Xhefin dhe Besartin në komunën e Podujevës, e mbajnë një lokal hotelier të emërtuar“N’BAHÇE T’BAB’S”.

Ky emërtim në shenjë nderi dhe mosharrimi i dedikohet mësuesit dhe atdhetarit të devotshëm llapjan, Xhafer Meta-Mehmeti,që në fakt ishte prindi i portierit legjendar Esat Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat