Partitë politike të zhveshura nga patriotizmi institucional

Opinione

Partitë politike të zhveshura nga patriotizmi institucional

Nga: Ruzhdi PEÇANI Më: 14 prill 2021 Në ora: 08:08
Ruzhdi Peçani

Patriotizmi është tërësia e ndjesive të sinqerta dhe të fuqishme e dashurisë ndaj atdheut. Thënë shkurt patriotizmi, është dashuria ndaj atdheut.Tek ne, me këtë nëkuptojmë atdhedashurinë, e thënë shqip,

Kështu atdhedashuria mbështetet në respektin ndaj popujve tjerë dhe kulturës, dhe me një ndjesi të fuqishme ndaj kulturës nacionale së vetë. Etimologja e kuptimit patriotizëm në gjuhën tonë vie nga gjuha latine, nga fjala patria që nënkupton atdheu,edhepse fjala origjinale rrjedhë nga greqishtja patrios, që do thotë prejardhje,përkatësi.

Sipas definicionit, patriotizmi paraqet tërësinë e atyre ndiesve të sinqerta të dashurisë,respektit dhe asaj që na lidhë me popullin tonë,shtetin nacional dhe tërësinë teritoriale, historinë nacionale, kulturën, traditën, simbolet nacionale si dhe institucionet autentike nacionale nga sfera e politikës,mbrojtjes,sportit,arsimit,shkencës, kulturës dhe religjionit. Detyrë tjetër patriotike është lufta për lirinë e popullit të vetë,sovranitetin dhe tërësinë teriteriale,si dhe në fushën e vetë të veprimit politik në jetësimin e interesave nacionale,ruajtjen e kulturës nacionale dhe arritjen zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomikë nacional.

Po, kush janë atdhetarët? Kështu mund të themi se patriotët janë përsonat që duan popullin dhe vendin e vetë,po dhe që kanë të ngriturr vetëdijen nacionale dhe identitetin nacional të formuar. Kjo nuk është një fjali e thjeshtë. Kur presidenti i Rusisë V. Putin, u emrua në këtë pozitë,e para me të cilën ishte marrë ishte fenomeni i patriotizmit. Rusia e madhe e cila ishte e rrënuar nga brenda dhe jashtë buzë shkatrimit “në gjunjë” dhe Putin i cili do fllonte nga themeli i çdo shteti ,e ky ishte patriotizmi.Ky dhe do thoshte se ky është themeli i idesë nacionale. “Kjo nuk është e ideologjizuar,nuk është e lidhur me veprimtarinë e ndonjerës parti.Po duam të jetojmë më mirë,kërkohet që vendi të bëhet më tërheqës për të gjithë qytetarët dhe efikas.”

Po,ç'është atdheu? Sipas definicionit atdheu është emërtim për një teritor gjeografik ndaj të cilit personi apo grup njerzish ndiejnë përkatësisnë kulturore përkatësisht identitetin nacional.

Kuptimi atdhe,për secilin nga ne ka përmbajtje të ndryshme,ngase edhe kemi fenomenin e vetëdijës ndryshe dhe gjerat e njejta i përjetojmë ndryshe.Atdheu si i tillë mund të rregullohet,ndryshoj dhe formësohet, ashtu gjerësa populli i tijë e do dhe ka gatishmëri të luftoj për të,në luftë dhe në paqë.Sejcili nga ne mund të jemi shtetas të shteteve të ndryshme,por atdheu është vetëm një – për ne është Republika e Kosovës. Atdheun e kemi trashëgimi nga perandoria Ilire,si trashëgimi shpirtrore,historike,kulturore nga të parët tanë.

. . . . Dhe në qershor 1999 fundi i luftës, Kosova përjeton çlirimin nga pushtimi shekullor serbë. Liria erdhi nga lufta,nga gjaku i shumë luftëtarëve të UÇK dhe martirëve të shumtë, erdhi dhe nga mbështetja e miqëve amrikan dhe NATO,nga mërgimtarët tanë patriot që i dolën krah atdheut duke rënë edhe dëshmorë.Atdheut i falën gjakun,i falën më të çmuarën - jetën. Dhe jeta filloi me këthimin e të dëbuarve mbi 850.000,u këthyen nga atdhedashuria që kishin,me lotë entuziazmi,me lotë për të vrarët dhe masakruarit.U këthyen në Kosovë, në këtë tokë të lagur me lotë e gjak.Me entuazëm dhe shpresë se do mundin dhembjen duke ndërtuar atdheun, me shpresën për një jetë të re.

Dhe me këtë inxhinjerë,ekonomistë dhe të tjerë do këtheheshin në ndëmarrjet e tyre për t'i rimëkëbur,ishin patriot idealistë,por punët shkuan ndryshe.Ata që morrën pushtetin, komandant që ishin,mendonin ndryshe ngase atdheu duhej të ua këthente ”borgjin” për atë që bënë në luftë.Me lenjën e uniformës luftarake do lënë edhe ndjesinë e patriotizmit, sipas tyre nocioni patriotizmit ishte vetëm për në luftë.

Miku ynë i madh Bill Clinton,në vizitën e parë që i bëri Kosovës,më 23 nëntor 1999, në Ferizaj na ishte drejtuar me fjalët “Ne fituam luftën - ju paqen!”.Qytetarët e pranuan drejtë mesazhin,po ata që duhej t'a pranonin dhe t'a implementonin, mesazhi hasi në veshët e shurdhër! Ashtu si kaluan vitet, pritëm edhe 17 shkurtin 2008 kur do shpallet Kosova si shtet i pavarur dhe demokratik. Shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte hap politik i koordinuar me faktorët e rëndësishëm të diplomacisë ndërkombëtare, të SHBA dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, dekadën e parë të shtetit të pavarur e festuan në një mjedis politiko-social të karakterizuar edhe nga disa shfaqje të mungesës së hapësirave të lirisë së dëshiruar.

Shtetet nuk janë qënie perfekte, andaj mangësitë që dallohen hera-herës në mikrokozmosin e demokracisë së Kosovës, kanë bërë që demokracia më e re evropiane të vlerësohet si një demokraci e brishtë, hibride, sui generis.Vitet kalonin dhe patriotizmi si themel i nacionales ishte venitur në tërësi,nga ajo pak që kishte mbetur. Gjërat do shkonin edhe më keq.

Jo, se po bënim rimëkëmbjen e atdheut dhe ndërtimin e shtetit.Shteti i ri i posa lindur nuk mund të ngritej dhe të bënte as hapin e parë, nga ato që do ndodhin,tani më kishte filluar shëmtimi me vrasjet e presupozuara politike ,me privatizimin e egër, sipas modelit “modelit tonë autokton”.Privatizimi i ndërmarrjeve duke i shkallmuar njeherë e pastaj me pazare të lira “aksham pazar hesapi”,zhvatjen e tyre si Telekomi i Kosovës.Do vazhdonte me gllabërimin e tokave publike, edhe këto “aksham Pazar”,prej 1,0-150 euro/ari.Kapjen e instiutucioneve katërcipërisht duke filluar me Universitetin ,institucionet shëndetsore,institucioneve të pavarura,ndërmarrjeve publike dhe institucionet arsimore nga parafillor,fillor dhe të mesëm, sistemin Gjyqwsor dhe prokurial dhe jo vetëm.

Kishim një shëndetësi të brishtë gjerë në mungësë të barnave esenciale dhe materiali esencial, të vetmit në regjion pa Ligjin për sigurimin shëndetsor,kujdes jo i duhur ndaj pensionistëve, moskujdesi ndaj të rinjëve,që thirreshin se”këta janë e ardhmëria e vendit”,kujdes i pamjaftuar ndaj veteranëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, kur afro 50 veteranë dhe luftëtarë dhe invalid të luftës së UÇK, në mungesë të trajtimit mjeksor dhe rrethanave socio - ekonomike, vetëprivohen nga jeta.Kishim dhe shkelje të Kushtetutës nga vetë Presidentët.

Ndodhën marrëveshtjet të dëmshme, të nënshkruara për asociacionin në 2013 dhe kjo në 2015 që ishte ndesh me 23 nene të Kushtetuesës që dhe sot rëndojnë Kosovën,të nënshkruara nga Ministëri i Punëve të jashtme Hashim Thaqi dhe Kryeministri Isa Mustafa. Bisedimet në Bruksel me Serbinë, duke thënë se na ishin teknike,e që qartazi ishin nga fillimi 2010 puro politike. Idetë dhe planet për gjoja korigjim kufijsh,shkëmbim teritoresh me rrjedhë gjerë në ndarje me coptim të atdheut. Zbrazja e Kosovës po vazhdonte,dëshprim i madhë i të rinjëve se një ditë do bëhet mirë,brenda viteve 2013 – 2017 nga vendi ishin larguar, për në perëndim mbi 800.000 veta apo 43.36% të popullates,sot afro 16000 veta të aftë për punë, presimn punësim,gjendja ekonomike-sociale e qytetarëve, nga dita në ditë më e rënduar, papunsia shkon në 30%.

E gjitha kjo ndodhnin para syve të qytetarëve e të thirrur në “patriotizmin”që proklamonin partitë politike dhe qeveritë që i bënin.Në Kosovë nuk kishim më parti politike po kasta politike, nuk kishim viteve të fundit demokraci por politokraci. Më 21 mars 2018 do votohet ratifikimi i marrëveshtjës së demarkacionit me Mali e Zi duke i dhënë 8250 ha,që kurrë nuk do këthehen, atë që flisnin politikanët, për një korigjim,është vetëm retorikë, Kështu në këtë 12 vjetësh me një korrupcion enorm,kjo në veçanti tek niveli i laretë qeveritar,që nuk dinte ndalur që do shkonte gjerë në krim të organizuar, sistem gjyqësor dhe prokurial jo efikas me interferime nga shteti dhe i korruptuar.Kosova kishte rënë në një krizë të thellë morali shoqëror.

Ironia kur lider partiak dhe shtetrorë,me të emruar në poste,bënin homazhe në Prekaz tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe deklaronin se”. . . ne vijmë këtu, perkulemi dhe marrim frymzim për drejtimin e shtetit. . .?!”Kjo ishte një hipokrizi nga lider homoduplex.Po njejtë do veprohej edhe me homazhe tek varri Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova. E gjithë kjo tregon se përgjegjës për gjithë këtë ishin dhe janë përgjegjëse partite politike.

Partitë politike që me koalicione qeverisën vendin për 12 vite,2008-2020,pra PDK, LDK, AAK dhe NISMA. Parti këto të zhveshuara nga identiteti i motivit patriotik po dhe identiteti i patriotizmit institucional.Me veprimet e tyre politike,lidershipet që kishin, këto i kishin shkaktuar Kosovës dëme të mëdha duke rrezikuar edhe sovranitetin dhe integritetin teritorial me këtë edhe kishin ndikuar edhe në dobësimin e fuqisë mbrojtëse dhe të sigurisë se Republikës së Kosovës.

Dymbëdhjetvjetëshi që lamë,do shënohët në pjesën e errët të historisë së re të Kosovës.Kështu këto parti politike,po deshën të qëndrojnë,nuk u mjaftojnë vetëm reformat e thella brenda partisë,po dhe të kërkojnë falje publike,për të gjitha të bëmat, qytetarëve të Kosovës,po deshën që në zgjedhjet kurdo që do ishin,të kalojnë pragun dhe të qëndrojnë si parti parlamentare në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat