Qeverisë së re i duhet qetësia dhe urtësia politike

Opinione

Qeverisë së re i duhet qetësia dhe urtësia politike

Nga: Skënder MULLIQI Më: 14 prill 2021 Në ora: 10:18
Skënder Mulliqi

Nëse qeveritë dhe qeveritarët e deridjeshëm nuk e plotësuan misionin e vet, se nuk ishin të interesuar për të bërë punë të mira, nuk kanë të drejtë , të lëshohen në opstrukcione jo parimore politike ndaj Qeverisë premtuese të Albin Kurtit. Ka kaluar koha e falsifikimëve dhe falsifikatorëve, ka kaluar koha e mistikëve dhe të teorive të gabuara politike. Shumë gjatë nuk është kuptuar nga qytetarët se pushtetet nuk ishin duke punuar mirë.

Përgjigjen e duhur e morën më 14 shkurt, por shumë vonë dhe këtë me pasoja politike dhe me pasoja ekonomike për Kosovën. Me pasoja se nuk u kryen shumë punë të rëndësishme për qytetarët dhe as në shtetëndërtim. Dominuan egot dhe plotësimi i dëshirave personale. Qytetarët po i shohin të metat 20 vjeçare të pushtetëve të korruptuara që i kishin . Sigurishtë se janë të vetëdijshëm dhe mendojë se duhet ta përkrahin klasën e re politike në pushtet. Përkrahja po , por që pritet edhe realizimi i premtimëve të dhëna.

Ministratë dhe zëvëndësministratë duhet të punojnë ndërshmërisht dhe me përgjegjësi të lartë politike . Hapat që ka filluar me i marrë Qeveria kundër dukurive negative , në këtë kontest edhe të konfiskimit të pasurive te paligjshme janë shpresëdhënëse, se më në fund proceset do të kthehen për së mbari. Nuk pritet që kjo qeveri qysh në start të bën mrekullira , kur dihet se sa janë te grumbulluara problemet politike dhe veçmas ato ekonomike gjatë këtyre viteve, të cilat kërkojnë kohë që të zgjedhen.

Kaosi dhe komoditeti nuk kanë vend, nëse vërtetë mendojmë me formu shtet ligjor, demokratik dhe funksional. Ka ardhur koha që frika dhe pasiguria t’i mbetën të së kaluarës. Punët e mira nuk bëhen me nguti, as me eufori, ato planifikohen mirë. Po hymë në një epokë të re , duke lënë ërrësirën mbrapa.

Qeverisë së re i duhet qetësia dhe urtësia politike , që të kemi stabilitet shoqëror dhe politike në vend. Natyrisht se një opozitë parimore është shumë e dobishme sikur në çdo vend tjetër demokratik , por jo edhe opozite destruktive. Gjenerata e re është irituar në gardën e vjetër politike e cila nuk u kujdes që të rinjët tanë përspektiven e tyre ta kërkojnë në vendlindje , e jo atë ta kërkojnë duke u larguar nga Kosova e tyre e dashur…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat