Angela Merkel, kancelarja që politikës i dha profil të ri

Opinione

Angela Merkel, kancelarja që politikës i dha profil të ri

Nga: Dr. Halim Hida Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:15
Angela Merkel

Gjatë karrierës politike e institucionale si Kancelare me katër mandate brenda plot 16 viteve, Merkel zotëronte guximin sfidues për të vërtetën. Ajo vendosi një standard të lartë në praktikat dhe përvojat e politikbërjes, duke synuar që të fitojë gjithçka ose të humbë të gjitha. Deri më tani ka rezultuar që ajo po e mbyll karrierën e saj politike duke fituar gjithçka dhe gjithkund.

Angela Merkel është një grua e pazakontë në politikbërjen gjermane, e cila deri në moshën 35 vjeçare iu përkushtua shkencës së fizikës. Pas një viti angazhim të mirëfilltë në politikë, ajo arrin të bëhet deputete e Bundestagut gjerman dhe më pas ministre, më vonë sekretare gjenerale e CDU-së dhe si gruaja e parë në historinë e një partie popullore gjermane më vonë edhe kryetare federale e CDU-së

Si kryetare e CDU-së dhe Kancelare e Gjermanisë ajo radhitet në mesin e personaliteteve më të mëdha në historinë e vendit dhe të popullit gjerman, duke filluar me Konrad ADENAUER, Ludwig ERHARDI, Kurt GEORG KIZINGERI, Rajner BARCELI dhe Helmut KOHLI.

Angela Merkel politikbërjen e bënë me vullnet të lartë, pasi që e ka pasion .Këtë ajo e ka mësuar nga paraardhësit e saj Helmut Kohl dhe Gerhard Schroder.

Ajo gjithnjë në karrierën e saj politike ka qenë këmbëngulëse dhe me tërë potencialin e saj moral, fizik dhe intelektualë është munduar dhe ka dëshmuar që të shkëlqejnë rezultatet e saj. Kjo është përmbushja e jetës së saj.

Aty ku paraqitet Angela Merkel ka kërkuar gjithnjë të jetë e para dhe më e mira, që nga fillimi në shkollën fillore dhe të mesme, studime në institutin e kimisë fizikale dhe gjetiu. Angela është personalitet që e do pushtetin dhe dominimin në kontekst të vlerave, ajo ka hasur kënaqësinë shpirtërore në pushtet për ti shërbyer popullit dhe shtetit gjerman. Por edhe kjo anë i ka anët tjera negative në jetën shoqërore dhe familjare ku e largojnë nga kontaktet dhe komunikimi i rregullt me ta, dhe e izolojnë në vetmi nga më të afërmit e saj.

Angela Merkel me të filluar në politikë e ka kuptuar se duhet përkushtuar efektit të “drogës politike” – pushtet ajo ia ka dalë kësaj duke iu përkushtuar politikës shtatë ditë në javë dhe 24 orë në ditë. Kjo është jeta e vërtetë saj.

Angela Merkel i përgjigjet më shumë tipit modern të politikbërjes e cila drejtohet më pak nga mendimet tradicionale dhe parimore, por më shumë orientohet drejt kritereve të efikasitetit dhe të racionalizimit.

Jeta e Angela Merkelit ka të bëjë shumë me lidhjen e saj të afërt me babanë e saj. Ai kishte dominuar në familje, natyra e tij e mbyllur, rreptësia e tij, insistimi i tij për bindësi absolute, kanë lënë gjurmë të thella tek e bija e tij e cila kërkonte dhe e mirëpriste dashurinë e prindit. Jeta e saj përcillet me një emancipim politik prej babait të saj të zhytur thellë me sistemin e RDGJ-së.

Angela Merkel pas gjithë të arriturave të saj flet me shumë pasion të lart për babanë, nënën e saj, për motrën e saj e kështu me radhë.

Bijë e një pastori luteran dhe e një mësueseje, Angela Merkel ka lindur në vitin 1954 në Hamburg. Formimi i saj akademik janë shkencat e natyrës. Ajo studioi Fizikë në Lajpcig dhe Kimi në Berlin-Adlershof, për të vazhduar më pas rrugën e saj akademike në kërkimet lidhur me kiminë kuantike.

Ngritja në karrierë

1991 – 1994, ministre ne qeverinë federale për te Rinjtë dhe gjininë femërore,

1994-1998, ministre për Mjedisin shoqëror ne qeverinë federale,

1998-2000, sekretare gjenerale e CDU-se,

2002-2005, udhëheqëse e opozitës gjermane,

2000-2018, kryetare e CDU-se

Në vitin 2005 për herë të parë zgjidhet një grua Kancelare e Republikës Federale Gjermane. Ajo kalon nga shkenca në skenën politike gjermane dhe zonja Merkel më vonë e merr epitetin “zonja e hekurt” në politikbërjen gjermane. E dyta në historinë e pasluftës qe do të udhëheqë katër mandate nga 4 vite te plota. Dy mandate do te udhëheqë e vetme, me përjashtim te ndonjë partie minore në Bundestagun gjerman dhe me pas ne mandatin e tretë dhe te katërt do te udhëheq me rivalin e saj SPD – ne e cila me pare udhëhiqej nga Gerhard Schoder si Kancelar dhe si kryetar i SPD-se. Ajo me shumë sukses e udhëhoqi shtetin gjerman dhe partinë CDU pa asnjë aferë dhe skandal me te vogël financiar si Kancelare, por edhe nga radhët e ministrave të vet qe i kishte për 16 vite radhazi.

Tani shtrohet pyetja a do te përballet edhe CDU si dikur dhe për një kohe te gjate SPD në zgjedhjen e liderit te vërtetë që do t‘i fitoj zgjedhjet dhe do ta shpie Gjermaninë përpara apo do të humbin kohë duke kërkuar liderin e ri të CDU, kjo mbetet të shihet se sa do të ketë përkrahje lideri i sapo zgjedhur z. Armin Laschet, i cili është mjaft ambicioz dhe ka një përvojë solide në politikbërjen gjermane.

dhe pohimet e para flasin krejt diçka tjetër, pasi edhe me tutje kryeson zonja Merkel dhe te tjerët qe radhiten pas saj, fillimi nuk jep shpresës se do te vazhdojnë punet ashtu si mendon CDU.

Kancelarja dhe zonja e hekurt Angela Merkel e pathyeshme mishëron në vetvete historinë mbarë gjermane si asnjë tjetër udhëheqës përpara saj. Jeta e saj si simbol i kohezionit në mes të Lindjes dhe Perëndimit, tregon forcë dhe vendosje.

Gjatë karrierës politike e institucionale si Kancelare me katër mandate brenda plot 16 viteve, Merkel zotëronte guximin sfidues për të vërtetën. Ajo vendosi një standard të lartë në praktikat dhe përvojat e politikbërjes, duke synuar që të fitojë gjithçka ose të humbë të gjitha. Deri më tani ka rezultuar që ajo po e mbyll karrierën e saj politike duke fituar gjithçka dhe gjithkund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat