UÇK, nuk është vetëm e një partie politike

Opinione

UÇK, nuk është vetëm e një partie politike

Nga: Adem Bytyçi Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:01
Adem Bytyçi

Nuk e di kush se nga nuk e kuptojnë disa parti politike se UÇK, nuk është në pronësinë e as një partie politike, por është Ushtri e gjithë popullit të Kosovës. Nuk mund të përdorën vlerat sublime të një populli nga cilado parti për ta fituar besimin e qytetarëve për ta qeverisur vendin.

Pa dyshim se UÇK, duhet të nderohet nga të gjithë pa dallim, jo vetëm nga një subjekt politik, sepse është e të gjithëve e jo e vetëm e një partie apo grupim politik. UÇK-ja, nuk nderohet vetëm me llafe për hirë të karrikës dhe pasurisë, por duke implemtuar amanetin e saj në të gjitha përiudhat e shtetëndëritimit dhe zhvillimit të Kosovës.

Nuk ka respekt më të madh dhe nderim më me vlerë ndaj UÇK-së, dhe dëshmorëve të Atdheut, se ndërtimi i një shteti të fuqishëm ekonomikisht, pa korrupsion, krim ekonomik të orgonizuar me një sistem drejtësie i cili i mbron të drejtat dhe liritë e qytetarëve të tij pa dallim.

Pra, një shtet demokratik në të cilin do të ishte në nivelin më të lartë mirëqenia e qytetarëve të Kosovës për lirinë dhe zhvillimin e gjithëanshëm të cilëve dhanë gjakun dëshmorët e Atdheut, bijat dhe bijët më të nderuara të popullit tonë të martirizuar. Edhe pa dasht ne duhet me pa tjetër për t'ju drejtuar atyre që kanë ngritur zërin se ky apo ajo nuk e përmendi UÇK-në, në këtë apo atë rast, duke harruar me qëllim se në të gjitha rastet kur përmenden dëshmorët dhe luftetarët e Atdheut, aty është përmendur edhe UÇK-ja, sepse dëshmorët dhe luftetarët e lirisë derdhen gjakun për lirinë e Atdheut me Uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duhet repektuar fjalën e atyre që thonë se duhet çmuar UÇK-në, si një vlerë emblematike kombëtare të lirisë tonë dhe vendit tonë, por më lejoni të bëjë një pyetje atyre që me aq vëndosmeri e përkushtim thonë se po i mbrojmë vlerat e Luftës të UÇK-së, sa herë e kanë vizituar Prekazin heroik, duke qenë President shteti, Kryeministra shteti dhe Ministra financash, dhe kaq gjatë t'i lenin në mëshirën e kohës, duke u rrënuar Komplexi i KULLAVE të Komandatit Legjenadar Adem Jasharit të granatuara nga Ushtria dhe policia fashiste serbe, pa e investuar as edhe një cent për ta shpëtuar nga rrënimi vendin i cili simbolizon origjinën e lirisë sonë.

Në fund duhet ta kuptojmë definitivisht se vlerat e Lirisë dhe UÇK-ja, nuk mbrohen me llafollogji boshe dhe aktivitete të motivuara politikisht për hirë të pushtetit, por me vepra konkrete në të mirën e zhvillimit të vendit, ngritjen e mirëqenjës së qytetarëve dhe ngritjen e aftësisë mbrojtëse të Atdheut, shtetit tonë Republikës së Kosovës, për pavarësinë e së cilës është derdhur një Det gjak i bijave dhe bijëve më të mirë të kombit tonë, gjeneratë pas gjeneratë deri në çlirimin e tij definitiv nga një okupator gjakatar dhe gjenocidal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat