Ambasadorja amerikane foli qartë, hapur, me dashamirësi dhe sinqerisht: “Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim”

Opinione

Ambasadorja amerikane foli qartë, hapur, me dashamirësi dhe sinqerisht: “Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim”

Skënder Sadri Kapiti   Nga Skënder Sadri Kapiti   Më 14 prill 2021 Në ora: 20:36
Yuri Kim

“Votuesit shqiptarë janë shpresa e parë më e mirë. Kjo është baza e çdo demokracie, votuesit. Ndaj mendoj që njerëzit i kanë bombarduar të besojnë se nuk kanë pushtet. Fakti që dikush përpiqet të blejë votën tënde duhet të tregojë se nuk jeni pa pushtet.

Ky është pushteti juaj. Vota jote është pushteti yt. Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht.

Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti”, u shpreh Yuri Kim.

 Pra më qartë, më sinqerisht dhe më hapur nuk ka se ku të shkojë kjo porosi drejtuar shqiptarëve nga Ambasadorja e SHBA-  ve në Tiranë. Kjo nuk është vetëm porosi por është edhe leksion e këshillë  domosdoshmërie për shqiptarët në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021. Kjo i tregon shqiptarëve se forca dhe pushteti është vota e tyre, pra është veprimi i duhur që duhet të veprojnë shqiptarët dhe jo ankesat pastaj për gabimet që ata bëjnë me votën e tyre.

 Porosia e saj e madhe është që votuesit të veprojnë ashtu si thonë dhe jo tjetër gjë deklarohen dhe tjetër gjë veprojnë. Ndryshimi duhet bërë jo me duke thënë ndryshe e duke vepruar ndryshe, pra ndryshimin nuk e bën hipokrizia  deklarative por veprimi konkret dhe i duhur që duhet të bëjnë votuesit me 25 Prill 2021.

 Pra ashtu si shqiptarët që po kërkojnë dhe deklarohen për ndryshimin, ashtu edhe ambasadorja e SHBA-së u thotë shqiptarëve: “Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti”.

 Pra, SHBA gjithmonë është dhe ka përkrahur e mbështetur vullnetin e shqiptarëve, për ndryshim.

 Se cili është dhe duhet të jetë e të bëjnë ndryshimin shqiptarët ajo është në dorë të vetë shqiptarëve. Në demokraci me ndryshim kuptohet alternativa, që është opozita, dhe jo pushteti që rastis të jetë në qeverisje aq më tepër jo ky “ndryshimi” që solli vetëm të këqija e mbarështuar  si ky pushteti aktual  keqbërës i rilindjes në Shqipëri.

 Pra, dhe ndryshimi është largimi nga pushteti dhe mosvotimi i atyre me rekorde   krimi, tradhtie, hajnie e korrupsioni; largimi nga politika e pushteti i politikanëve dhe pushtetarëve  të krimit, hajnisë, drogës, mosintegrimit, të shitblerjes  së votës  dhe të  korrupsionit; largimi i pushtetit që keq-qeverisi në këto 8 vite e që e mbajti peng zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.

Dhe këtë e ka në dorë populli shqiptar me 25 Prill  2021.

Dhe pra cili është ndryshimi që duhet bërë në Shqipëri?

 Në demokraci ndryshimin e bëjnë zgjedhjet demokratike me votën popullore, që  do të thotë ndryshim i qeverisjes, që do të thotë  largim nga qeverisja të pushtetit aktual dhe ardhja e një qeverisje tjetër. 

Dhe ky ndryshim finalizohet me marrjen dhe me ardhjen e opozitës në pushtet.

 Ky është ndryshimi që duhet të veprojnë dhe të bëjnë shqiptarët.       

Pra. ndryshimi është votim për dekriminalizimin e politikës, qeverisë dhe institucioneve të shtetit; votimi për  opozitën demokratike, për alternativën e ndryshimit, për Bashën Kryeministër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat