Veprat e askujt nuk trashëgohen

Opinione

Veprat e askujt nuk trashëgohen

Nga: Xhevat Berisha Më: 15 prill 2021 Në ora: 10:03
Xhevat Berisha

Partitë politike që u vet-emruan si krahu i luftës, nuk e lëshonin prej goje UÇK-së edhe Adem Jasharin, kures shtetin mundoheshin me “hanger me tesha veshë” UÇK-së ishte e shenjtë dhe mbeti e tillë, tjetër gjë që “trashëgimtarët” politikë të saj e shfrytëzuan dhe e keqpërdorën armiqësisht.

Këta rrahaxhoksët, që e kapen shtetin, ishin një zingjir shokësh që i vodhn fondet e luftës, e pas çlirimit i blenë gjykatat, policët, prokurorët, terminalet doganore, estradat, gazetat, televizionet, akademinë e institucione të pa-numërta.!

Amerika na ka identifikuar me Dr. Ibrahim Rugovën, mirpo as LDK s'mund ta shfrytëzojë Rugovën e vdekur për me ndjerë veten gjallë, e në anën tjetër me lundru nepër terminale e tender të qituara "n'dyzen" me PDK.!

Tani kur këto t’palara u publikuan nga Zonja Osmani dhe Zonja Gërvalla, milionerët që nuk kan punuar kurrë asnjë ditë në jetën e tyre; kan ngritur zërin fuqishëm.!

Mirëpo nese duam ta ndërtojmë shtetin duhët t’përballëmi me të tillët që liria i bëri të poshtër dhe të pangopshëm, dhe t’mos i lejojm që ti fshinë emrat e tyre nga listat e zeza me miljonat që i kan vjedhur, ose ose dot mbesim pikë e zezë në hartën e Evropës duke u pajtuar me raportet nderkombtare ku thuhet se Kosova sipas: Transparency International; është vendi ma i korruptuar dhe vend më i izoluar në Evropë, sipas PIZA-s vend më i pa arsimuar në botë, sipas OECD; Vend më mjedisin më të ndotur në Evropë dhe sipas OBSH vend i vetëm në Evropë pa sigurime shëndetësore.!

Vetëm të bashkuar kundër një pakice e cila na ka rrokë fshisë para veti që nga çlirimi ia dalim, alternativat tjera jan t’kota.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat