Mbi fjalimin brilant të Kryediplomates Znj. Gërvalla në KS të OKB-së

Opinione

Mbi fjalimin brilant të Kryediplomates Znj. Gërvalla në KS të OKB-së

Skënder S. Kapiti  Nga Skënder S. Kapiti Më 16 prill 2021 Në ora: 19:28
Donika Gërvalla

Duke marrë shkak dhe duke iu referuar fjalimit brilant dhe të shkëlqyer të Kryediplomates së Kosovës, të  Znj. Gërvalla në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit  të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk mund të rrish indiferent pa shprehur admirimin dhe respektin për ndjesinë e jashtëzakonshme morale, shpirtërore e kombëtare të saj si dhe  për përgjegjshmërinë dhe përfaqësimin mëse kompetent, krenar e dinjitoz të Ministres së Punëve Jashtme Znj Gërvalla në Mbledhjen e KS të OKB-së.

Znj. Gërvalla shpalosi përpara KS-it vizionin dhe përkushtimin modern për shtetndërtimin ligjor e demokratik të Kosovës; per orientimin demokratik properendimor të Shtetit të Kosovës dhe të perspektivës për antarësimin e Kosovës në organizmat dhe organizatat europiane dhe botërore.

Por ajo që vlen për t’u theksuar  kryesisht, është  se për herë të parë në nje event të tillë me rëndësi globale sic është një Mbledhje e KS të OKB-së, diplomacia serbo-ruse dhe ajo proserbe në tërësi morën një goditje dhe u sfiduan nga diplomacia shqiptare, në këtë rast nga Kryediplomatja e Kosovës Znj. Gërvalla, e cila me mjaft  diplomaci, me urtësi dhe me guxim intelektual e akademik; me shumë inteligjencë,  kompetencë, me maturi dhe me fakte e argumente  politike, demokratike, juridike , filozofike dhe historike kombëtare dhe ndërkombëtare, ajo faktikisht paraqiti dhe i bëri gjyqin para Botës krimeve dhe genocidit serb ushtruar mbi shqiptarët e Kosovës, ku nga fjalimi i saj vlen të citojmë: “Serbia duhet ta dijë dhe të pranojë se do t’i duhet të paguajë çmimin e mizorive të saj vrastare. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj, të çlirohet nga rrënjët e saj gjenocidale dhe të përpiqet të bëhet një vend evropian, me të vërtetë i civilizuar”.

Shtetet antare të OKB-së , ato shtete të cilat kishin pësuar nga krimet dhe genocidi nazist, tani ato përballë fjalimit të Znj. Gërvalla u vunë para përgjegjsisë se, ashtu sikurse u ndëshkuan krimet naziste dhe holokausti nazist, po ashtu duhet pranuar, por edhe  ndëshkuar edhe genocidi serb ushtruar mbi shqiptarët, dhe jo të “shpërblehet” Serbia duke u imponuar dhe u  kërkuar shqiptarëve marrëveshje e pajtim me serbët pa pranuar Serbia as  falje dhe as ndëshkim për  genocidin.

Dhe nuk është normale që të bisedohet për normalizim të marrëdhënieve shqiptaro-serbe me Gebelsin e Regjimit të Millosheviçit, me Presidentin serb Vuçiç.

Kjo është nga ana ime një konsideratë e shkurtër  për vlerësimin e qëndrimit dhe të  fjalimit brilant të Kryediplomates Gërvalla,që për më tej dhe më mirë është ajo që:  fjalimin e saj  meriton   që ta lexojnë dhe të mësojnë prej saj politika, politikanët dhe të gjithë shqiptarët si në Kosovë, sidomos ata në Shqipëri, si dhe  kudo në trojet shqiptare e në diasporë.

Durrës, nga Skënder Sadri KAPITI: diplomuar për drejtësi, histori dhe  diplomaci; gazetar, opinionist, shkrimtar e studiues i filozofisë,politikës, moralit dhe  fesë. Veteran i UÇK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat