Qeveria Kurti, nuk rrëzohet me hipoteza absurde dhe prononcime pa asnjë shije politike

Opinione

Qeveria Kurti, nuk rrëzohet me hipoteza absurde dhe prononcime pa asnjë shije politike

Nga: Adem Bytyçi Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:00
Adem Bytyçi

Nuk mund të ketë hipokrizi më të madhe dhe mos interesim më të papërgjegjshëm të një partie politike ndaj temave më të ndjeshme për Kosovën siç është dialogu Kosovë-Serbi.

Ndër të tjera, z. Gashi po thoshte se partia tij kishte tjera koncepte, tjera pikëpamje për dialogun Kosovë-Serbi, jo identike me ato të kryeministrit Kurti, po e precizuar saktësisht se cilat janë ato pikëpamje, koncepte, platforma e doktrina politike të partisë tij LDK-së, që kanë të bëjnë me negociatat Kosovë-Serbi, e që dallohen nga ato të kryeministrit Kurti.

Nuk dihet, por ndoshta mos t'i ketë shkuar mendja të marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilën ish-shefi i partisë së tij e kishte nënshkruar në Bruksel, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Nuk është edhe aq lehtë për të deshifruar se për cilat pikëpamje e kishte fjalën, por z.Gashi duhet t'i kujtohet se nuk është rastësisht deputet i Kuvendit të Kosovës, për t'u sjellur sipas dëshirave dhe tekeve të tij për temat që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit, ai deputet është si përfaqësues i qytetarëve të Kosovës, prandaj edhe duhet të sillet sipas interesave të qytetarëve të Kosovës, e njëri ndër këto interesa është edhe përmbyllja e negociatave Kosovë‐Serbi.

Të gjithë atyre, kundërshtarëve politik të z. Kryeministër Albin Kurtit, duhet kujtuar se, Qeveria Kurti, nuk rrëzohet me hipoteza

absurde dhe prononcime pa asnjë shije politike dhe me rëndësi kombëtare dhe shtetërore, duke pohuar në emisione TV, se nuk do të merrnin pjesë në negociata për temat me rëndësi imediate për Kosovën, siç janë negociatat Kosovë -Serbi, por duke afruar ide, koncepte dhe pikëpamje konkrete në mënyrë që këto negociata të përfundojnë sa më parë në interes të të dyja vendeve, pa cenuar interesat legjitime të shtetit të Kosovës.

Kuptohet se, ata që i kanë humbur privilegjet e pushtetit e të cilat i kanë gëzuar aq gjatë, nuk e kanë lehtë të gjejnë qetësinë brenda një kohe aq të shkurtër, por për temat me rëndësi kombëtare dhe shtetërore duhet të gjejnë forcën për t'iu bashkuar qeverisë, sepse këtë e kërkojnë qytetarët prej tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat