Të trokitet në derë për të ndalur renditjen e varreve të reja!

Opinione

Të trokitet në derë për të ndalur renditjen e varreve të reja!

Nga: Sami Arifi Më: 18 prill 2021 Në ora: 14:04
Sami Arifi

Institucionet e Republikës së Kosovës të dalura nga vota e lirë e popullit janë shpresa e vetme për të nxjerrë popullin nga vështirësitë që ka kapluar pandemia vdekjepruese e Covid-19.

-Në këtë kohë kur numri i vdekjeve në RK-së nga pandemia e pamshirëshme arrinë shira të mëdha, nga 8 deri 18 në ditë, duhet një përkushtim në këtë drejtim të fushëveprimit kohor më të madh.

-Mendoj se në këtë kohë herojtë, dëshmorët dhe viktimat e luftës që sollën lirinë e këtij vendi janë shumë më të gëzuar për të ndalur rënditjen e varreve të reja që po vije nga pandemia vdekjepruese se sa për t’ju thënë atyre lavdi! Meqë lavdia mbi ta është e përjetshme!...

-Sa më parë duhet trokitur në dyert e miqve tanë, posaçërisht të atyre që ofruan ndihmë falas për vaksina për popullin e RK-së kundër Covid-19.

-Shtetet që u deklaruan për këtë ndihmë duhet të vizitohen nga institucionet e larta të RK-së si nga Presidentja, Kryeparlamentari apo nga Kryeministri.

-Shtetet që përmendën për ti ofruar këtë ndihmë RK-së janë: RF e Gjermanisë e cila është fuqi ekonomike në Evropë dhe shteti i Izraelit që pati potencuar, jo vetëm ndihmë për shëndetësi në dhënjen e vaksinave kundër Covid-19, por, madje edhe ndihmë ushtarake.

-Uroj që sa më parë t’ju trokitet këtyre shteteve në derë me shpresë që të ndalet renditja e varrezave të reja nga Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat