Kush janë ata që e quajnë ministrin Vitia, ministër të “vdekjes”?

Opinione

Kush janë ata që e quajnë ministrin Vitia, ministër të “vdekjes”?

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 prill 2021 Në ora: 17:04
Adem Bytyçi

Është e tmerrshme kur lexon dhe dëgjon që njerëzit ofendohen pa argumente përmes portaleve të rrenave dhe propagandës së ulët.

Kosova prej që funksionon si shtet nuk ka pasur ministër të Shëndetësisë më të aftë dhe më të angazhuar në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve se sa ministrin z. Vitia.

Ata të cilët aq gjatë e qeverisën vendin, nuk i siguruan vaksinat anti-covid dhe e akuzojnë ministrin aktual se nuk po angazhohet që sa më parë të sigurojë vaksinën, duke e quajtur ministër të "vdekjes", janë të marrë, maniak dhe mostra patologjike të politikës aktuale në Kosovë.

Ministri aktual i Shëndetësisë z. Vitia, duhet të ndihet shumë i qetë, ndaj kritikave të atyre që gjatë qeverisjes së vendit jo vetëm që nuk i siguruan vaksinat anti-covid për ta vaksinuar popullatën, por vodhën Thesarin e Shtetit, futën duart edhe në magjen e qytetarëve të varfër dhe më në fund të rënies së qeverisë së tyre anti-kushtetuese pati hajni në Ministrin e Bujqësisë e tjera veprimtari të kundërligjshme .

Ministri aktual i Shëndetësisë z.Vitia, dhe në përgjithësi Qeveria Kurti, duhet të mburret, e jo të shqetësohet nga kritikat e atyre që e kanë rrënuar të ardhmen e qytetarëve të Kosovës dhe tani pasi humben privilegjet e pushtetit mundohen t'i kompensojnë arsyetimin e atyre të këqijave që i'a kanë bërë vendit, duke i kritikuar të tjerët...

Atyre që e humben pushtetin dhe privilegjet e pushtetit nuk u ka mbetur tjetër mundësi për t'iu kundërvënë qeverisë aktuale kinse për të metat e saj në qeverisjen e vendit, përveç propagandës së vjetër Titiste‐komuniste dhe staliniste .

Se këndejmi: Qytetarët e Kosovës janë më se të bindur, se Kosova, prej që funksionon si shtet as nuk ka pasur dhe as që do të këtë ndonjëherë ministër më të dobët të Shëndetësisë dhe jashtë fushës së tij profesionale se sa ministrin z. Armend Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat