Dokumenti “Non-paper” dhe Kosova sipas tij

Opinione

Dokumenti “Non-paper” dhe Kosova sipas tij

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 19 prill 2021 Në ora: 16:06
Prof. Dr. Zija Lleshi

Pavarësisht se kush e ka dërguar dokumentin jozyrtar diplomatik “Non-paper” në Bruksel, si “Dokument sekret” mbi “Shpërbërjen përfundimtare të ish-Jugosllavisë” i cili flet për një ripërcaktim të kufijve në Ballkan, e pranoi apo nuk e pranoi këtë Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ai dokument egziston dhe gjindet në zyret e Bashkimit Europian (BE) në zyrën e Charles Michelit, Kryetar i Këshillit të Europës, në Bruksel. (Emri i Janez Janshës, për shumë çudi, në mënyrë enigmatike në dy raste është i cekur dhe i lidhur rreth shpërbërjës së ish-YU. Në rastin e parë rreth signaleve dhe fillimit të shpërbërjës dhe ja tash rreth përfundimit të shpërbërjës së is-YU. Në rastin e parë, para më shumë se 40 vitesh, lidhur me një plan ogurzi ushtarak apo nuk më kujtohet saktësisht çfarë, por tepër konspirativ në të cilin ai ka pasë çasje të rastësishme, plan që ishte kundër dhe që rrezikonte shqiptarët, dhe ja tash në rastin e dytë, rreth një plani poashtu konspirativ). Sa është me rëndësi të dihet saktësisht se kush është dërguesi edhe më me rëndësi është të dihen: 1.) origjina e këtij dokumenti 2.) përpiluesët dhe 3.) ideatori i këtij dokumenti. Nga ajo që shifet në hartë rezulton se Serbia është përfituese absolute. Ky element i përfitimit bënë të dyshohet se Serbia së paku ka qenë ideatore e këtij dokumenti. Sipas këtij dokumenti propozohet ripërcaktimi i kufirit të Kosovës dhe Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, shkëputja e Republikës Serbe nga Bosna e Hercegovina e bashkimi i saj me Serbinë, si dhe statusi i Tirolit jugor për kroatët në një pjese të Bosnjës perëndimore.

Idea e këtij dokumenti e dëmton Kosovën në shumë aspekte. Së pari asgjëson realitetin e egzistencës së shtetit të pavarur dhe suveren të Kosovës dhe përsëri e rikthen Kosovën brenda kornizës së RSFJ, si problem i pazgjidhur, në kërkim të zgjidhjeve të përbashkëta me pjesët tjera të pa zgjidhura në Bosne e Hercegovinë. Si mashtrim që Kosova të “futet në këtë lojë” që ta përkrah dokumnetin nga mosdija, ky dokument propozon kinse bashkimin e e shqiptarëve (të Kosovës, të Maqedonisë Veriut dhe të Malit Zi) me Shqipërinë në një shtet të përbashkët, duke u nisur nga ajo se coptimi i kombit shqiptarë në shumë shtete është dhembje e madhe historike, dhembje që loton gjak të pa tharrë për të terrorizuarit e shumtë të shqiptarëve nga gjenocidet e Serbisë e të padrejtësisë ndëkombëtare, dhe se ata mund të mashtrohen lehtë në idenë e bashkimit kombëtar. Sipas këtij dokumenti pavarësia e Kosovës do të kthehej në pikën zero (ëndërr e përditëshme dhe e përherëshme e Serbisë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës), dhe të fillojë “pazar i ri” e të ndahet Kosova ashtu që Serbia ta merr pjesën e veriut të Kosovës të pasur me xehe.

Shqiptarët kanë jetuar gjithmonë të bashkuar, si kur kanë qenë të lirë poashtu kur kanë qenë të okupuar nga Perandoritë (romake, bizantine dhe otomane), me përjashtim të Perandoris ideologjike të sallavokomunizmit kur me terror e gjenocidë janë ndarë në dy gjysa, dhe mandej prap gjysa e dytë e ndarë copa-grima që të sundohet më lehtë.

Serbia është e gatshme ta pranojë bashkimin kombëtar të shqiptarëve, por që ajo të nxjerrë përfitime nga ky bashkim. Serbia e din se kjo është padrejtësi e madhe historike ndërkombëtare dhe se një ditë do të korigjiohet ndarja e shqiptarëve në dy gjysa. Prandaj Serbia ngutet. Përpiqet të përfitojë në kohë, akoma pa u bërë shteti i Kosovës antare e Kombeve të Bashkuara (KB). Ka frikën se shteti i Kosovës do të pranohet në Kombet e Bashkuara dhe atëherë pretendimet e saj marrin fund. Çdo shtet antare e KB e ka të drejtën e pamohueshme të bashkohet, të krijojë federata, të krijojë konfederata etj. etj. me shtete tjera pa pasur mundësi të përzihet kushdoqoftë e asnjë shtet tjetër. Këtu qëndron mashtrimi i Serbisë dhe kjo është arsyeja se përse Serbia, ky armik i përbetuar shekullor i shqiptarëve e pikërisht shkaktari kryesor, fajtori dhe përgjegjësi më i madh në histori për coptimin e kombit shqiptar nëpërmjet të gjenocideve ndaj shqiptarëve, kur ftonte dhe joshte edhe Greqinë dhe Italinë për bashkpunim të coptimit, e deri tani kundërshtare aq e madhe e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, tani përnjëherë doli “mik” kaq i madh e në favor të bashkimit kombëtar të shqiptarëve, të cilin deri tani e kundërshtonte aq ashpër. Në atë ide fantome Serbia përpos pjesës se veriut të Kosovës do të merrte edhe “Srpska Republika”.

Paralelja dhe ekuivalentimi i Kosovës dhe bashkimit kombëtar të shqiptarëve me çështjën e “Srpska Republika” është krejtësisht i pa bazë, absurd dhe pa kurrfarë argumenti shkencor. Së pari Kosova është shtet i pavarur dhe shtet suveren, kurse “Srpska Republika” nuk është shtet, por është entitet në kuadër të shtetit të B dhe H, dhe ai ekuivalentim për Kosovën do të thoshte asgjësim të shtetësisë e të pavarësisë dhe suverenitetit të Kosovës (nihilisation d´état), dhe zbritje në nivelin e entitetit çfarë e ka “Srpska Republika”. Së dyti, duhet Serbia ta dijë se bashkimi i dy gjysave të kombit shqiptar në tërësinë e vetë të natyrëshme shtetërore, hiç më shumë e hiç më pak se të gjitha shtetet tjera të botës me dy gjysat e tyre, nuk ka kurrfarë ngjashmërie dhe analogji me “Srpska Republika” si një pjesë periferike dhe përqindje e vogël nacionale serbe, por ka ngjashmëri, lidhje, ekuivalencë dhe analogji të plotë me bashkimin e dy Gjermanive apo bashkimin e dy Korejave.

Kosova në këtë çështje nuk ngutet dhe e din, siç e kanë kuptuar dhe e dijnë të gjithë, deri te Kombet e Bashkuara, se deri te bashkimi i dy gjysave të shqiptarëve gjithësesi do të vijë një ditë dhe është e natyrëshme që së pari Kosova të bëhet antare e Kombeve të Bashkuara (KB). Këtë kuptohet e dinë edhe Serbia dhe prandaj mundohet të bëjë çdo pengesë që mundet kundër afirmimit të Kosovës si shtet i pavarur dhe suveren, qoftë në përpjekjet e Serbisë në shtetet në botë kundër njohjeve të reja apo për çnjohje te ato shtete që e kanë njohur, mandej pengesa në pranimin në organizma ndërkombëtar, deri te pengesa kryesore për pranimin e Kosovës si antare e Kombeve të Bashkuara, që Serbia e konsideron si “thembër të Akilit”. Nga të gjitha këto rezulton edhe dyshimi rreth idesë së atij dokumenti për Kosovën, pavarësisht se kush e ka dërguar, kush e ka shpërnadar, kush e ka parë (Edi Rama thot se “e ka parë dhe e ka biseduar me Kryeministrin slloven” por ja që e ka heshtur deri tani, dhe nuk thot se a e ka kundërshtuar apo jo, në atë “bisedë”, ende sekrete, për çka ai ka zgjuar kurreshtje shumë të madhe nga aspekti i rreshtimit të tij), mandej kush e ka lexuar etj. etj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat