Sali Çekaj arkitekt e themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 

Opinione

Sali Çekaj arkitekt e themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 

Shkodran Imeraj Nga Shkodran Imeraj Më 19 prill 2021 Në ora: 18:01
Sali Çekaj

Në njëzet e dy vjetorin e rënies heroikë në Betejën e Koshares me 19 prill të vitit 1999, kujtojmë dhe shprehim mirënjohje të veçantë për jetën dhe veprën e arkitektit të thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar dhe ideatorin e arkitektin e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Çekaj.

Sali Çekaj, që në tetor të vitit 1990, pas mbledhjes së Isniqit bashkë më juristët e tjerë deçanas, harmonizojnë Statutin e Komunës së Deçanit sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës - Kushtetutës së Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, i cili ishte statuti i parë dhe i vetëm në nivel vendin sipas dispozitave ligjore të kësaj kushtetute.

Sali Çekaj, nder ideatorët dhe themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte pjesë e grupeve të para që u stërvitën në shtetin shqiptar. 

Ai me jetën dhe veprën e tije në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, ka shkruar faqet me të shndritshme të historisë së popullit shqiptar.

Prof.ass.Dr.Shkodran Imeraj 

Bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Historisë së Kosovës 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat