Katër dragojtë e epokës së re të Kosovës

Opinione

Katër dragojtë e epokës së re të Kosovës

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 19 prill 2021 Në ora: 18:20
Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla

Vjosa Osmani, Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Donika Gërvalla , përkatësisht Kryetarja e Shtetit, Kryeministri, Kryeparlamentari dhe Kryediplomatja e Kosovës janë katër Dragojt e Epokës së Re të Kosovës të cilët do të përballen me kulshendrën dhe vampirin Serbi, e cila është dhe mbetet agresive,kriminale dhe shoviniste antishqiptare në gen edhe sikur qoftë edhe një dhëmb po t’i mbetet në gojë.

Serbisë, Rusisë dhe tentakulave e zgjatimeve të tyre Rama-Thaçi-Haxhiu në Tiranë e Prishrinë do t’u shkatërrohen planet e marrëveshjeve antiKosovë, do t’u dështojë plan idea e tyre për ndarjen e Kosovës, ajo e minishengenit antishqiptar dhe marrëveshjet ekonomike dhe ajo e Bashkësisë së Komunave serbe të cilat e rikthenin Serbinë në Kosovë.

Osmani, Kurti, Konjufca e Gërvalla do të “përleshen” guximshëm kundër edhe të gjitha të këqijave, për ta çliruar Kosovën dhe shoqërinë kosovare, pasi ata do të përballen e do të sfidojnë edhe një kulshedër tjetër e cila është ajo e krimit, e korrupsionit, e hajnisë, e tradhtisë dhe me politikën inatqore, egoiste me vizon ligësie shpirtërore, me diapazon politik katundaresk dritëshkurtësie, politikë të cilën e ndëshkoi dhe i shfronësoi nga pushteti forca, vullneti, guximi, mençuria dhe patriotizmi i popullit heroik të Kosovës, toka e së cilës lindi e rriti heroj e burra të mëdhenj patriotë e kombëtarë si: Sylejman Vokshi, Ymer Prizreni , Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi, Azem Galica, Shaban Polluzha; Kosova dardane e betejave të mëdha luftarake te Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; Kosova dardane e kryengritjeve të mësha që çuan në Pavarësinë e Shqipërisë; Kosova e Demonstratave të viteve 1968 dhe 1981 dhe e Lëvizjes politike, demokratike e paqësore e I. Rugovës për Republikën dhe shtetin e Kosovës; Kosova e Epopesë Legjendare të Familjes Jashari dhe e Luftës së Lavdishme të UÇK-së.

Lufta dhe përpjekja e popullit të Kosovës në këto 150 vite u kurorëzua me sukses me 12 Qershor 1999, kur Kosova fitoi lirinë duke e mundur dhe dëbuar njëherë e përgjithmonë Serbinë kolonizatore, kriminale e genocidiste nga trojet e Dardanisë.

Mirëpo fatkeqësisht në këto 20 vite Kosovën e mbërtheu një tjetër kulshedër, ajo e krimit, hajnisë, korrupsionit , tradhtisë dhe e injorancës politike prej të cilave Kosovës i erdhën dëme dhe të këqija të tjera, duke u bërë kështu rrezik dhe kërcënim për sovranitetin e shtetit.

Prandaj si detyrë populli i Kosovës ia ngarkoi dhe ia besoi LVV, Albinit dhe Glaukut dhe “Guxo”, Vjosës e Donikës, me besimin dhe shpresën si me ta në krye, Kosova dhe populli i saj do ta fitojnë paqen dhe triumfin mbi shtetin, politikën dhe mbi diplomacinë agresive dhe antishqiptare të Serbisë dhe të aleateve të saj; shqiptarët ia besuan LVV dhe “Guxo” pushtetin me shpresën dhe besimin për ndëshkimin dhe çmontimin e krimit, korrupsionit dhe të hajnisë nga sistemi, ia besuan çkapjen e shtetit prej tyre në mënyrë që t’i hapet rruga Kosovës për zhvillimin, progresin, për sundimin e ligjit dhe të drejtësisë si dhe për integrimin në BE duke realizuar e kororëzuar kështu përpjekjet, sakrificat dhe amanetin e herojve dhe të popullit martir të Kosovës për lirinë dhe për shtetin kombëtar e demokratik të zhvilluar e të mirëqënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat