Qeverisja e vendit, opozita duhet të mësohet nga Lëvizja Vetëvendosje

Opinione

Qeverisja e vendit, opozita duhet të mësohet nga Lëvizja Vetëvendosje

Nga: Adem Bytyçi Më: 19 prill 2021 Në ora: 19:08
Adem Bytyçi

Për të rikthyer besimin e qytetarëve partitë politike që humbën zgjedhjet e fundit, duhet të mësohen nga LVV, se si qeveriset vendi.

Në vend që të protestohet kundër Qeverisë Kurti, disa parti do të duhej të bënin një bilanc të shkaqeve të cilat kanë pamundësuar që ato parti t'i fitonin zgjedhjet e fundit të parakohshme.

Është e pabesueshme, që partitë të cilat humben zgjedhjet e fundit, do të mund të rikthenin besimin e qytetarëve, duke organizuar protesta kundër Qeverisë Kurti, para se t'i bënin reformat e duhura në radhët e partive të tyre, për t'i eliminuar të gjitha ato anomali, të cilat kanë influencuar te qytetarët që ta humbin besimin në këto parti për t'ia besuar qeverisjen e vendit.

Çdo aktivitet dhe veprimtari tjetër e cilësdo parti politike në opozitë kundër qeverisë aktuale, pa i realizuar reformat e duhura dhe vlerësuar në mënyrë të kujdesshme shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të fundit, në vend që të rikthenin besimin e qytetarëve për t'ia besuar qeverisjen e vendit në zgjedhjet e ardhshme pas 4 (vitesh), përkundrazi vetëm sa mund të thellohet mos besimi i qytetarëve për t'a besuar këtyre subjekteve politike qeverisjen e vendit në të ardhmen, bazuar në disa eksperienca negative të këtyre partive gjatë qeverisjes së vendit në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat