Sa është serioze dashuria e Serbisë ndaj Rusisë?

Opinione

Sa është serioze dashuria e Serbisë ndaj Rusisë?

Nga: Driton Tali Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:23
Driton Tali

Nëse nisemi nga fakti se "shtetet nuk kanë miq - kanë vetëm interesa" atëherë del se është "dashuri e paqenë", ashtu siç ishte deri ka 1870'at (dhe më pas në shek 20) kur për Rusinë ishte më interesante Mali i Zi (për shkak të Adriatikut) dhe sidomos Bullgaria (për shkak të Detit të Zi dhe aspiratës për ta nënshtru Kostandinopojën). Siç e shpjegon thënia "serbët i duan rusët, rusët i duan bullgarët e bullgarët i duan gjermanët" (srbi vole ruse, rusi vole bugare a bugari vole nemce).

Sidoqoftë, tashti shtrohet pyetja se: në këtë "botën e ekonomisë" cili është interesi i Serbisë?

Sipas GDP'ës, që është indikatori pasqyrues i ekonomisë së një shteti, del se Serbia nuk ka kurrëfar interesi.

Edhe për këtë arsye Serbia nuk është futur nën ombrellën e Rusisë, sepse po të kishte interes sot kjo punë do të ishte akt i kryer më: Serbia do te ishte në konfederatën (apo në ndonjë union tjetër) ruse!

Askush s'do të mund ta ndalte këtë çështje, për faktin se Serbia është shtet sovran, i njohur që nga Kongresi Berlinit (1878).

Pra, ajo nuk është me Rusinë sepse ekonomia e Rusisë i ofron pak e hiç krahasuar me ekonomitë perëndimore.

Ekonomia e Rusisë, sipas vitit 2019, kap vlerën rreth 1.7 trilionë dollarë, edhe ate të bazuar të shumtën në industrinë e armëve dhe ate të naftës.

Por, siç dihet edhe Serbia industrinë e armëve e ka goxha të zhvilluar për nevojat e saja.

D.m.th., del të jetë vetëm industria e naftës interesi saj.

Gjersa Unioni Europian, GDP'në (poashtu viti 2019) e ka rreth 18.3 trilionë dollarë.

Veç Gjermania e ka ekonominë më të madhe se Rusia më shumë se dy here.

GDP e Gjermanisë është rreth 3.9 trilionë dollarë.

Për mos ta cekur ekonominë e ShBA'së që kap vlerën e mbi 21.4 trillionë dollarë.

Prandaj "dashuria serbo - ruse" është farsë, shih për këtë ajo sot nuk është pjesë e Rusisë, por e përdorë ashtu siç Tito e përdorte dikur, dhe tenton të integrohet në institucionet euroatlantike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat