Covid nacionalizmi serb dhe ai botëror

Opinione

Covid nacionalizmi serb dhe ai botëror

Nga: Ruzhdi PEÇANI Më: 21 prill 2021 Në ora: 08:03
Ruzhdi Peçani

Kovid nacionalizmi si do ta quante Juergensmeyer, është forma më e re e paraqitjes së kësaj ideologjie të cilën edhe presidentët Biden, Makron, Stenmeier, Mattarella dhe lider tjerë botëror e vlerësojnë si njerin nga kërcnimet kryesore për paqen dhe sigurinë në botë në shekullin XXI ,që edhe ishte në shekullin e XX duke shkaktuar dy luftëra botërore.

Kovid nacionalizmi kombinon tezën e teorisë globale të abuzimeve nga njerëz të fuqishëm si Bill Geist apo njerëzve “reptilë”, bashkë me mbrojtjen e identitetit “nacional”. Zakonisht nacionalizmi,si gjthëherë,paraqitet me aplikime të reja duke i parë të tjerët në të zezën.Trump, korona virusin shpesh e quante „virusi kinez“ apo „virusi nga Vuhani“, që për pasojë kishte sulmet e shpeshta ndaj njerëzve me prejardhje nga Azia në Amerikë.

Megjithatë mbrojtësit e “kombit”, nuk ndaleshin vetëm në ata që ngjanin me Kinez,po cak kishin edhe muslimanët dhe emigrantët të cilët u qëndrojnë si armiq kujdestarë të “kombit të vërtet amerikan”, duke i akuzuar se ata janë fajtorët “,se “importuan virusin” në SHBA ,përkrah liberalve si “tradhëtarët e kombit”,”autoshovenistë të cilët ndihmojnë këtyre armiqëve. Kulmi i këtyre lëvizjev të dhunshme ishte sulmi në Kongres të SHBA, më 6 janar të këti viti. Po dhe nga ana tjetër e Atlantikut,sulme të tilla ndaj institucioneve ndodhen edhe në disa shtete të Evropës.

Në Itali, një kombinim i tifozëve të lëvizjes fashiste,si Forza Nuova dhe Casa Pound shfrytzuan protestat e qeta duke shkaktuar trazira në Milano,Torino,Roma dhe qytete tjera,shpesh edhe të lidhur me ekstremin e majtë të cilën shpesh dhe me sukses e hudhën karemin antiglobalist të nacionalistëve në luftë kundër liberalizimit të “kapitalit të madh” dhe abuzimit të mafias farmaceutike. Në Gjermani nacistët me flamuj të perandorisë së Gjermanisë ,shumë pak u duhej të futeshin në ndërtesën e Bundestagut, që përkjutonin kohën e ardhjes së Hitlerit në pushtet.

Kështu këto lëvizje nga SHBA e gjerë në Australi shpërfaqin kjartë karakterin „nacional“ karakterin e demonstrusve, të cilët të pështjellur me flamuj nacional këndonin hymnet e rinterpretuara apo këngë kishtare kundër mendësisë,shkencës dhe mjekësisë.Për nacionalistët virusi është armiku i padukshëm,i vërtet apo i imagjinuar,armiku i “identitetit nacional”,dhe jo si kërrcnim dhe rrezik për shëndetin dhe jetën.

Këtë formë të nacionalizmit Srbija e ka vazhdimësi,si ideologji nacionale dhe shtetrore që e kanë,së fundi të kujtojmë “rojët e urës” dhe më vonë edhe shumë e shumë veprime tjera nacionaliste dhe shoveniste.Dhe në këto rrethana të pandemisë tendencat për vaksinimin,në veri të Kosovës, ndërhyrje nga Beogradi.Veprimet dhe deklaratat e shumëta të presidentit Vuqiç, po dhe nga deklaratat edhe nga ana e mjekëve,nga Nestoroviq dhe Grujiqiç,të cilët shfrytzojnë rrethanat e pandemisë për të propaguar tezën nacionaliste dhe shoveniste për “gjenin superior” të serbëve.

Nacionalizmi është bërë fenomen global, i cili në varshmëri nga mjedisi,popullit se ku jeton mbanë specifikat e veta,por që matrica mbetet e njejta Nacionalistët shumë lehtë dhe bindshëm interpretojnë rrethanat duke krijuar një realitet të rrejshëm duke lozur me frikën e njerëzve. Një profesor i njohur sociologjie, i kishte shtruar pyetje nje studenteje „Përse nuk ke marrë vaksinën akoma?“ ajo i është përgjigjur: „E dini profesor,se e gjithë bota urren Serbet …”!

Kështu nacionalistët dhe shovenistët serb u fusin bindjen se e tërë bota urren serbët,se ekziston operacioni “Engjulli që falë dhe mbron” („Milosrdni anđeo“),se këta janë – serbët “gjenetikisht superior”,dhe me përfundimin se ka të bëjë me një epizod mashtrimi ndaj serbëve,nga Vatikani e Kominterna gjerë te Bill Geisti dhe 5G. Protesta Kovid koalicionit nacionalist antivakser, antiemigranat dhe tjertëve, në Serbi kishte marrë edhe shprehje të re skene duke lozur vallen e uzhices përreth lapidarit të Stefan Nemanjit, si një „dance macabre“ e shekullit XXI .

Nacionalistët, në varshmëri të rrethanave,atraktivitetit të kërcnimit si dhe burimit të frikës, vetëm përshtatin retorikën e tyre,se burimi kryesor i frikës është dhe vjen nga kulturat e tjera të ndryshme,se si ata shofin botën. AdF në Gjermani, Le Pen në Francë, Vilders në Holandë, Salvini në Itali, Orban në Hungari, ish presidenti Trump në Amerikë, bregsitët në Britaninë e Madhe, të gjithë këta politikan dhe fuqi politike, gjerë vonë në ditët e sotme luanin me letrën e rrezikut “të ndryshmit”,emigrantët sipas identitetit nacional, dhe prap dhe sot frika nga “të ndryshmit” që gjoja duan të shkatrrojnë kombin.

Kushdo, që nuk pranon këtë dhe bënë dallimin mes njërit apo tjetrit nacionalizëm,atëherë sipas brendisë ideologjike dhe matricës emotive,vetëm se bënë përpjekje,nga arsyet e ndryshme,që njërin nacionalizëm ta arsyetoj karshi tjetrit nacionalizëm. Nacionalizmat ideologjikisht funksionojnë në po të njejtën matricë emotive.Si shkruan Harari „nacionalizmi është ideologjia e vetme e cila vdekjës i ep rolin thelbësor”. Duhët thënë, se ekzistojnë dallime mes nacionalizmave që i përkasin fuqisë së tyre në planin operativ.Thënë shkurt,një nacionalizëm i cili disponon me resurse më të mëdha është më i rrezikshëm nga ai që disponon më pak (numri njerëzve,fuqia ekonomike, përgatitja dhe paisjet e efektiveve ushtarake etj.), por që nga ideja nuk i bënë të ndryshëm.

Në kontekstin rajonal akuzat e nacionalistëve serbë, se nacionalizmi shqiptar dhe ideja e “Shqipërisë së Madhe”,po dhe nacionalizmi malazias janë kërcnim për Serbinë.Pastaj thirrjet e nacionalistëve bullgar dhe ai maqedon shovenist, njëri shef atë maqedon si kërcnim ndaj Bullgarisë dhe i dyti se nacionalizmi shqiptar është kërrcnim për Maqedoninë e Veriut,ku nacionalistët shqiptarë do ti realizonin qëllimet e veta.Dhe që të gjithë këta e bëjnë për të arsyetuar nacionalizmin vetanak.

Kështu në vitin 2001,kur Qeveria nacionaliste - shoveniste VMRO-DPMNE bëri kufizmimin e përdorimit të gjuhës shqipe duke i parë e trajtuar shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë,shqiptarët edhe hyn në konflikt të armatosur me forcat qeveritare. Epilogu i këti konflikti ishte Marrëveshtja e Ohrit,i arritur falë BE,me të cilën qe arritur përdorimi i gjuhës shqipe. Megjithatë marrëveshtja e Ohrit nuk u përfill si e tërë.Nga kjo, dhe sot politika qeveritare sikur gjendet në një udhëkryq.Tensionet mes të dy nacionalizmave vetëm sa vijnë e rriten.

Se nacionalistët i gëzohen vdekjeve të tjerëve,kujtojmë rastin

Në fatkeqësinë e komunikacionit në Maqedoni ,ku në autobus kishte 50 udhëtarë në realacionin Shkup – Gostivar,ku humbën jetën 14 veta dhe 30 të lënduar,u shërbej si moment nacionalistëve maqedon të festonin,që në rrjetet sociale të ironizojnë me shqiptarët e pafajshëm, edhepse në mesin e viktimave kishte edhe maqedon.

Profesoresha universitare Biljana Vankovska kishte reaguar kështu për këtë fatkeqësi: “Çfarë tragjedie dhe ironi – Tagërmbledhësi” ("Kakva tragedija i ironija - Karpalak.").Kështu duke aluduar në hakmarrje nga Zoti ndaj shqiptarëve, për aksionet e UÇK.

Po kështu reagimi i ish sportistit dhe moderator në emisionin në YouTube, Milenko Nedelkovski ,kishte shkruar në Facebook “Zoti ëhtë i madh,vonon po nuk harron”.

Duhët thënë se ne Shqiptarët,në këtë rajon, të rrethuar jemi nga shtetet fqinje, që në veten e tyre,dhe institucionalisht,mbajnë nacionalizmin politik si ideologji ndaj shqiptarëve.Nga Serbia me një nacionalizëm ekstrem,shovenist dhe hegjemoni, i sedimentuar po dhe një nacionalizëm me patologji nekrofile,që treguan në luftën e fundit 1998 dhe 1999 me masakrimin e të vrarëve. Nga Maqedonia e Veriut,një nacionalizëm ekstrem dhe shovenizëm.Dhe, ne jug nga Greqia me nacionalizëm ekstrem ,shoveniste dhe hegjemoniste. Dhe ne, karshi tyre, me nacionalizmin shqiptar defanziv.

Qëllimi i nacionalistëve mbetet ngacmimi për konflikte,ngase sipas ideologeve të tyre nuk ka gjë më të bukurë se të vdesësh për kombin,të jetë nga plumbi apo virusi e njëlloit është. Nacionalistët, pavarësisht se quhen shovenist,nacist apo frankist,janë një lloj nekrofilësh,njeri i fascinuar me vdekjen,në veçanti të të tjerëve. Njohja apo pranimi i sa më shumë viktimave në altarin e kombit apo këmbimi i fotografive të trupave të gjymtuar përmes telefonave mobil, kanë të njejtën përmbajtje psikologjike.

Themeluesi i legies Spanjolle Millan Astray, Frankov Gebels, me ndnjenjë kënaqësie klithnin „Rroftë vdekja!“ („Viva la muerte!“), që për këtë, njeri ndër shkrimtarët më të mëdhenjë Miguel De Unamuno, kishte vërejtur se ky ishte betim nekrofil,duke thënë se: “Kjo është njejtë sikur kur thuhet “Le të vdes jeta”. Sa më prezent të kenë vdekjet e jetëve të huaja kjo është në rrenjen e ideologjisë,kjo le të kuptohet pse nacionalistët lehtë heqin maskën, deklarojnë se bëhet fjalë për një virus “shumë qesharak”,shpërndajnë kokainën dhe tjera droga,besojnë në teoritë konspirative shpejtë dhe besimin e madh që kanë në “superioritetin gjenetik”i cili u siguron pavdekshmërinë,qoftë me lapidarë apo në “mbretërinë qiellore”, po sipas mundësisë edhe njerën edhe tjetrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat