Përpjekjet mbarëshqiptare për mbijetesë

Opinione

Përpjekjet mbarëshqiptare për mbijetesë

Dr.sc.Astrit Sahitaj Nga Dr.sc.Astrit Sahitaj Më 21 prill 2021 Në ora: 20:01
Flamuri shqiptar

Që në fillim të shekullit XIX gjendja e të “sëmurit të Bosforit” po keqësohej dita ditës. Popujt e Ballkanit e përcillnin me vëmendje hap pas hapi lëngimin e pushtuesit. Sa më shumë, që ligështohej Perandoria Osmane, aq më shumë popujve të robërua u shtoheshin shpresat për çlirim. Por ata, për të ardhur deri te shporrja e armikut, nuk ushqeheshin aspak me iluzione, prandaj nuk qëndruan duarkryq. Herë pas here bënin rezistencë kundër okupatorit. Në fillim rezistencat ishin spontane, gati të papërfillshme, por megjithatë paten jehonë në masat e gjëra popullore dhe ndikuan në parapërgatitjen e kryengritjeve të organizuara nëpër viset e ndryshme ballkanike. Ato fillimisht nuk ishin të koordinuar mire, as brenda territorit të njërit apo tjetrës popullësi, dhe as që bëhej fjalë për territoret gjithëpërfshirëse të mbarë popujve ballkanikë, sepse çdonjëri prej tyre vepronte krye më vete kryesisht për interesat e veta. Veprimet e tyre kundër osmanëve deri në agimin e shekullit XX ishin krejtësisht të izoluara e të pakoordinuara.

Secili popull ballkanik kishte specifikat e veta të trashëgimisë së kulturave shpirtërore e materiale. Çdonjëri prej tyre kishte të kaluarën e vet historike me të mbërrime e dështime. Ata për emrues të përbashkët e kishin robërinë, prandaj sëcili , në mënyrat dhe kushtet e veta, aspiron për t’u çliruar. Të gjithë popujt ballkanikë nga ana e politikës së Perandorisë Osmane ishin më të favorizuar se sa shqiptarët,

De facto ndër popujt ballkanikë fillimisht mbizotëronin dy besime fetare: katolik dhe ortodoks. Ka dëshmi se besimi ortodokset ishte më i privilegjuari nga ana e Portës së Lartë në aspektin e përkrahjes së besimit të tyre. Edhe para pushtimit të Konstatinopojës nga ana e sulltan Mehmetit II, kleri ortodoks loste rol të rëndësishëm në jetën e vet. Vetë sulltan Mehmeti II ishte i interesuar për “ekzistencën e kishës ortodokse…” Në këtë mënyrë “Kisha Ortodokse greke përfitoi një status dhe një organizim të qëndrueshëm. Me nismën e sulltanit, kryetari tepër popullor i krahut bizantin, Gjergj Skolarios – Genadios, u bë patriark.” Ndërsa ndaj besimtarëve katolikë shqiptarë Porta ushtronte dhunë permanente me qëllim të konvertimit të tyre në besimin islam.

Kishat ortodokse, që kryente shërbesat fetare legalisht, bëhet vatër edukimi e frymës pansllave. Kleri ortodoks u vu në shërbim të përhershëm të frymës së katër S-ve. Besimtarët nxiten përkrahjet ekspansponiste ndaj territoreve të huaja. Përveç kishave, që predikonin edhe në zemër të Perandorisë Osmane, edhe shkollat serbe nuk pengoheshin nga ana e Portës. Kjo ishte një e mire e madhe për popullatën serbe në tërësi.

force shtyese për Serbinë ishte edhe përkrahja e saj nga ana e Rusisë cariste. Më rrugë diplomatike kontaktet ruso – serbe ishin të përhershme. Përfundimi i luftës ruso-turko rezultoi me Traktatin e Shën Stefanit (3 mars 1878), i cili parashihte xhvatjen e trojeve shqiptare nga ana e të triave vendet slave: Bullgarisë, Serbisë dhe e Malit të Zi.

Perandoria Osmane në hapësirat shqiptare gjeti një popullatë me gjuhë e tradita të njëjta të trashëguara brez pas brezi, por të prirura në dy tabore fetare. Porta me politikën e saj në frymën e shtetit teokratik e orientoi politikën e vet në të konvertuarit e popullatës shqiptare nga besimi i të parëve në atë islam. Për realizimin e konvertimit gjeti terren të përshtatshëm, sepse bejlerët, agallarët e bajraktarët lehtësisht e këmbenin fenë kundrejt përfitimeve për jetë më të mire për ta dhe të afërmit e tyre. Grafiku i gravitimit në besimin islam sa vinte e rritej.

Në kohën kur popujt e Ballkanit përpiqeshin për ta dëbuar okupatorin nga trojet e veta, shqiptarët edhe pse ishin treguar aktiv me kryengritje të shumta kundër Portës së Lartë, prapëseprrapë kurrëfarë përkrahjesh, as nga Fuqitë e Mëdha, as nga fqinjët e tyre.

Përpjekjet e shqiptarëve për çlirim e pavarësi nuk reshtën. Por sado që ato ishin të vendosura për çlirim kombëtar, prapëseprapë gjendja e shqiptarëve vështirësohej si nga ana e fqinjëve, ashtu edhe nga ana Kuqive të Mëdha, përkundrazi ato institucionalisht me programe e me projekte i proklamonin qëllimet e veta ekspansioniste. Për këtë dëshmojnë shumë dokumente, e ndër to edhe ato të vitit 1844 të hartuar për asimilimin e popullatës shqiptare.

Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit e ndërruan hartën gjeopolitike të Ballkanit. Me argumentin e forcës u përvolën trojet shqiptare. Vullneti i shqiptarëve i shprehur nga Lidhja e Prizrenit, nuk u përfillë fare. Shqiptarët rrezikoheshin si nga ana e fqinjëve, ashtu edhe nga ajo e Portës. Porta e tërbuar nga humbjet e territoreve të saj në Ballkan e gjetiu, i shtoi përpjekjet për t’i frenuar lëvizjet shqiptarëve për çlirim. Sulltan Abdyl Hamiti rivendosi regjimin e terrorit politik dhe nëpërmjet administrates së tij bëri që të rëndohet gjendja ekonomike e shqiptarëve. Këtë e thot konsulli Austriak i Korfuzit në vitin 1884: “ Pasi e pashë gjendjen, ngul këmbë se do të ishte gabim të mos shihej sundimi i tashëm turk si një sundim krejt i kalbur, i dobët, i urryer dhe i përbuzur prej të gjithëve.” Gjendja politike e ekonomike e shqiptarëve ishte alarmante. Fuqitë e Mëdha ishin për ekzistencën e Perandorisë Osmane në Ballkan. Ndërkohë shtetet fqinje s’ rrinin duarkryq ndaj zhvillimeve të situatave politike. Ato i ndiqnin me vëmendje pakënaqësitë e shqiptarëve, të cilave donin t’ua jipnin kahje në dobinë

Lëvizja Kombëtare Shqiptare nuk gëzonte përkrahje, as nga ana e politikës së Fuqive të Mëdha, as nga ana e shteteve fqinje. Fuqitë e Mëdha, pas Kongresit të Berlinit, shfaqnin interesim për gjendjën e status quo-së në Ballkan. Natyrisht ato donin të përfitonin në kohë për të gjetur çaste të përshtatshme për shtrirjen e hegjemonisë së tyre në territoret, që ndodheshin akoma nën ombrellën e Portës. Nga ana tjetër vendet fqinje, që kishin edhe përkrahjen e Rusisë lakmonin coptimin hapësirës shqiptare.

Shekulli XIX fund e krye përshkohet nga përpjekjet e popujve të Ballkanit për t’u çliruar. Ndërkohë politika sllave synonte t’i zgjëronte kufijtë e vet në dëmë të territoreve të huaja. Kjo u pa “në mesin e viteve ’90, kur u shtuan ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha ndaj Turqisë Evropiane, …, jo aq për të çliruar popullsitë sllavo-maqedone, serbe e greke, …, se sa për të përmbushur aspiratat e tyre pushtuese ndaj territoreve shqiptare…”

Hapësirat shqiptare rrezikoheshin si nga ana e shteteve fqinje, ashtu edhe nga ana e Fuqive të Mëdha, që lakmonin shtrirjen e hegjemonisë së tyre në Ballkan. Kjo qe bërë e qartë gjat gjithë harkut kohor të shekullit XIX, por agimi i shekullit XX dukej më i trisht, sepse, nga një anë Turqia ishte në grahmat e fundit të jetës, ndërsa nga ana tjetër shtetet fqinje me përkrahjen e pakursyer të Rusisë cariste ishin të gatshme për coptimin e tokave shqiptare. Për t’u dale zot tokave shqiptare iu përveshën punës atdhetarë të shquar si me pushkë ashtu edhe me penë.

Sa më shumë që i afrohej shembja Perandorisë Osmane, aq më tepër shtoheshin përpjekjet shqiptare për çlirim kombëtar, por njëkohësisht shtoheshin edhe rreziqet për t’u coptuar trojet shqiptare. Shekulli XIX qe përshkuar nga një mori kryengritjesh të popujve ballkanikë, të cilët synonin ta hiqnin qafet zgjedhën e tiranisë shekullore.

Në këtë vazhdë pasuan përpjekjet edhe në fillimshekullin XX. Kryengritjet e Kosovës e të Malësisë së mbi Shkodrës paten jehonë deri te Porta e Lartë si edhe në qarqet politike të Fuqive të mëdha e veçmas të shteteve fqinje. Në harkun kohor 1900 e deri në shpalljen e pavarësisë trojeve shqiptare u kërcënohej rreziku për t’u coptuar.

Dy dekadat e para të shekullit XX u përshkuan me përpjekje të njëpasnjëshme të krerëve shqiptarë për gjetjën e shtigjeve, që shpiejnë te pavarësia. Forca e argumentit pa argumentin e forces ishte e pavlerë. Por si forca e argumentit dhe si argumenti i forces për shqiptarët çonte pak peshë, sepse përcaktuese, në rrethana të kohës, ishte argumenti i forces, që në krahasim me atë të armiqve të shqiptarëve ishte për keqardhje. Megjithatë përpjekjet e shqiptarëve për çlirim kombëtar nuk reshtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat