A do ta dëshpërojnë Vuçiqin zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri!?

Opinione

A do ta dëshpërojnë Vuçiqin zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri!?

Nga: Adem Bytyçi Më: 22 prill 2021 Në ora: 09:30
Adem Bytyçi

Nuk po flasë për miqësinë e vjetër shqiptaro‐jugosllave, që në të vërtetë ishte shqiptaro -serbe, e që nga një miqësi e përzemërt dhe shumë e "sinqertë" më vonë u shndërrua në një armiqësi të pa parë që përfundojë me aneksimin e Kosovës nga serbo- Jugosllavia.

Historia mban mend marrëdhënie miqësore në mes Shqipërisë, Serbisë së Kralit dhe më vonë Shqipërisë dhe Jugosllavisë së Titos, por asnjë herë këto raporte nuk e kanë pasur një përfundim të sinqertë miqësor në interes reciprok, gjithmonë interesat serbe kanë prevaluar ndaj interesave shqiptare.

Serbia historikisht ka hyrë në raporte me shtetin shqiptar, që më në fund të aneksojë territoret e saj, kështu ka ndodhur dikur me Shën Naumin, Kosovën dhe me disa territore tjera shqiptare ...

Prandaj edhe nuk thuhet kot se gjatë gjithë historisë së shtetit serb gjithmonë në raporte me shtetet fqinje qoftë me diplomaci, apo në çfarëdo mënyrë tjetër ka luftuar për territore dhe as edhe njëherë për miqësi të sinqertë në interes reciprok...

Përfundimi i luftës së fundit Kosovë- Serbi, me që rast Kosova, pas një lufte të përgjakshme fitojë pavarësinë nga Serbia, Serbia ka vënë në funksion diplomacinë e vjetër të kralve të Serbisë, të bisedojnë me politikanë të shtetit shqiptarë për çështjen e Kosovës, duke shpresuar se me "ndihmën " e tyre mos vallë do të përfitojnë një pjesë të territorit të Kosovës, para se të arrihet një marrëveshje eventuale e paqes Kosovë- Serbi, që nënkupton edhe njohjen reciproke në mes këtyre dy shteteve.

Para dy viteve në një takim në Nish në mes presidentit serb dhe një krye socialisti shqiptar, Vuçiq, e kishte inicuar shkëmbimin territorial Serbi Kosovë, këtë e ka pohuar zonj.Natasha Kandiq, drejtoreshë e fondit humanitar në Serbi.

Një bisedë e tillë ka mbet në terr dhe asnjëherë nuk është bërë publike, ani pse çështja e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, ka qenë pjesë e vokabularit diplomatik edhe të krye negociatorit shqiptar ish-Presidentit të Kosovës z. Hashim Thaçi.

Negociatat Kosovë-Serbi, për një marrëveshje paqësore në mes këtyre dy shteteve patjetër do të vazhdojnë, por askush dhe as vetë ata që do të marrinë pjesë në këto negociata nuk janë në gjendje të dijnë se si do të përfundojnë ato.

Nuk besoj se ka të drejtë Vuçiqi, nës mendon se humbja eventuale e socialistëve në zgjedhjet e ardhshme dhe fitorja e demokratëve do ta dobësojë përkrahjen e Vuçiqit në negociatat Kosovë -Serbi, në favor të interesave hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës, sepse tani më është bërë e ditur se pavarësisht se cilat forca politike i fitojnë zgjedhjet në Shqipëri, Shqipëria e përkrah Kosovën në kufijtë ekzistues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat