Edhe dy ditë nga shembja e regjimit të korrupsionit dhe të trafikimit të drogës, votës e të trojeve shqiptare

Opinione

Edhe dy ditë nga shembja e regjimit të korrupsionit dhe të trafikimit të drogës, votës e të trojeve shqiptare

Nga: Skënder Sadri Kapiti   Më: 23 prill 2021 Në ora: 09:53
Skënder Sadri Kapiti  

Edhe dy ditë na ndajnë nga 25 Prilli, Dita kur verdikti popullor do ta shëmbë regjimin e korrupsionit dhe të krimit, të trafikimit të drogës, të shitblerjes së votës dhe të pazareve me trojet shqiptare , të detit dhe të ndarjes së Kosovës.

25 Prilli dita e triumfit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, si dita shembjes së regjimit të Edi Ramës regjimi më keq në historinë e shqiptarëve pas regjimit të komunizmit, e ndoshta edhe me i keq se ai.

Atë ditë sytë dhe shpresat te zgjedhjet në Shqipëri janë jo vetëm nga shqiptarët e Shqipërisë ,por edhe të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi, Sanxhakut dhe të diasporës.

Shqiptarët janë përballë dhe duhet të votojnë e të zgjedhin alternativën e ndryshimit, pasi në të kundërt rrezikohet e ardhmja e shqiptarëve, e rinisë shqiptare dhe perspektiva e vetë Shqipërisë.

Me 25 Prill shqiptarët duhet ta ndëshkojnë regjimin autokratik, korruptiv dhe kundërproduktiv e antiintegrues, në mënyrë që Shqipëria të dalë nga bataku dhe rruga e errët plot me rreziqe e pengesa ku e ka futur rilindja socialiste. Shqiptarët me 25 Prill do të ndahen tranzicioni, dhe do të jetë dita e fillimit të besimit dhe e kthimit të shpresës për punë, për drejtësi, për mirëqenie, për prosperitet, për zhvillim e punësim, si dita kur do fillojë që të ndërpritet eksodi dhe shpopullimi i Shqipërisë.

Shqiptarët me 25 Prilll do ta ndëshkojnë regjimin hibrid korruptivo-komunist që e instaloi rilindja e së keqes e Edi Ramës, regjim i cili për interssa pushteti nxori në pazar edhe interesat kombëtare dhe trojet shqiptare.

Prandaj shqiptarët do t’ia besojnë ndryshimni Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës, alterntiva e cila do t’i japë d fund epokës së errët të tranzicionit në Shqipëri dhe regjimit korruptiv e antikombëtar të rilindjes të së keqes dhe të Edi Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat