Edi Rama, nuk të ka mbetë tjetër…

Opinione

Edi Rama, nuk të ka mbetë tjetër…

Nga: Dedë Preqi Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:13
Dedë Preqi

Shqiprija gjindet në një situatë ku ndërgjegjësimi qytetar do ta thoshte fjalën e vet të fundit në mënyrë reale dhe me përshtypjen se në këto zgjedhje do të fiton demokracia e vërtetë njerëzore, ku pushteti do e merr një kahe të drejtë ligjore e mendore dhe mundësia e njeriut për të keqpërdor pushtetin duhet të merr fund, dhe ajo që më parë ishte në dispozicion të mbetët modeli më i keq i një historiku në pushtetet shqiptare.

Një ndryshim i reformave duhet të ndodh në Shqipëri, me 25 prill të këtij viti, dhe ky vend do ta merrte vetëvetën dhe kahen e një qytetërimi të plotë demokratik, dhe njerëzimi i këtij vendi të drejtohet kah kthellësia nacionale dhe në kërkim të mirëqenjes së vet, madje qeveria e një pushteti të ri, duhet t’u kundërvihet modeleve degjeneruese dhe tipareve me pushtete të korruptuara dhe të inkriminuara, sikur që jep udhëheqja dhe shembulli i Edi Ramës.

Pse polimizohet sot demokracia te ne shqiptarët, sepse akoma nuk kemi treguar edhe dëshmuar se dimë të vetëvendosim dhe të udhëheqim me vetëvetën, sikur që e shohim dhe e prekim sot tiparin e këtyre  pushteteve  egoiste dhe të korroptuara, atëherë ekzistenca e këtij sfondi primitiv duhet të largohet dhe zhduket, sepse janë të pa nevojshme në sëcilën shoqëri njerëzore dhe bashkëkohore.

Prandaj edhe Edi Rama, sikur do ta quanim një arkitekt i shkatërrimit të demokracisë, i cili nuk e meriton ta vazhdojë më tutje pushtetin njerëzor në shoqërinë demokratike shqiptare, sepse për aq sa vite në pushtetin e tij absolut, e përdori rrolin e tij gabimisht, dhe kundër interesave të qytetarëve të vendit, në të cilin të gjitha marrëdhëniet shoqërore politike dhe ekonomike do përfshihen në një kaos me pasoja të përgjithshme.

Populli shqiptarë e ka përjetuar holokaustin më çnjerëzor nga monizmi i E.Hoxhës, dhe sikur i tejkaloi të gjitha ato kalvare të rënda me arritjen e demokracisë në Shqipëri. Mirëpo, edhe në demokraci kur pushteti bëhët djallëzor dhe abuzohet me të drejtat dhe ekzistencën e njeriut, ku jeta e qytetarëve bëhët e rëndë dhe nuk krijohen as kushte minimale për mirëqenjën e tij, atëherë sikur historia e këtij njerëzimi po përsëritet, apo kemi të bëjmë me një primitivizëm të tillë, sipas të cilit nuk do ta lakmonte asnjë shoqëri e sotme bashkëkohore.

Shqipria, mund të rrezikohet me vetëvetën dhe tërë shoqëria e saj demokratike, nëse individ të caktuar pa merita dhe pa vullnetin e qytetarëve do zgjedhën në udheheqje të vendit, apo edhe me arrogancë do e marrin pushtetin në dorë, duke lozur me fatin e një populli.

Poashtu edhe në këtë rast Edi Rama, që nuk i mjaftuan dy mandate për ta shkatërruar deri në fund shtetin shqiptarë, të cilit nuk i ka mbetur gjë tjetër, vetëm të hypte në maje të një lisi të madh dhe para se të kërkoj falje popullit të vet dhe të ik, të thoshte edhe këto fjalë;  Unë Edi Rama, po dorëzohem dhe jam tepër i dëshpëruar për gjitha ato të zeza që ia kam popullit dhe vendit tim, për atë e kam zgjedhur idenë që të hypi në lis, për t’ë ua dëshmuar se këtë vend e kam bërë pis…dhe ju dua shumë, por mos e bëni edhe më keq se unë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat