Qeveria i rriti pensionet, PDK e rriti propagandën

Opinione

Qeveria i rriti pensionet, PDK e rriti propagandën

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 prill 2021 Në ora: 16:17
Kuvendi i Kosovës, 22 mars 2021

Nuk u hidhërua për pensionet, aq sa se doli diçka për ta sulmuar Albin Kurtin, reagimi i Enver Hoxhajt ndaj vendimit të fundit të qeverisë për pensionistët u kuptua si dhënie e shkopit në duart e kundërshtarëve të tij.

E kuptuan gabimisht, ose e keqkuptuan qëllimisht, kjo s’ka aq rëndësi, propaganda e ndërtuar nga klani “Pronto” doli krejt e zbehtë.

Qeveria Kurti nuk i uli shtesat, pasi ato ishin vetëm për periudhën shkurt, mars dhe prill, përkundrazi, Albin Kurti ua rrit pensionet për 10 euro, sapo i bëri 1 muaj në qeveri.

Dikush, që i ka lënë pensionistët me nga 40-50 euro, akuzon qeverinë aktuale për gjoja zbritje të shtesave, duke injoruar rritjen që ua bëri.

Të gjithë ata politikanë, që asnjëherë s’kanë pasur hallin as të pensionistëve dhe të asnjë shtrese të qytetarëve, shfaqen të prekur dhe të pikëlluar, ah të mjerët.

Propaganda, ndonëse mund të ketë efekt të shkurtër, ajo asnjëherë nuk është afatgjate dhe për më tepër e lëndon vetë opozitën në këtë rast. Është shumë e vërtetë se opozita duhet dhe e ka rol të saj me qenë korrektor i pozitës, të kritikojë dhe të ofrojë argumente për dështimet e saj, por kur mungojnë këto dhe kthehet në propagandë ajo vetëm sa e forcon pozitën, me qytetarët që më nuk e marrin seriozisht kritikën e opozitës.

PDK, e cila është sinonim i të keqes, s’po arrin të këndellet nga tronditja e 14 shkurti, po merret me fjalë të kafeve.

Propaganda, për vaksinat që ishte krejtësisht jashtë logjike që PDK të jetë ajo që gjoja ka siguruar vaksinat, dhe tani kritikat e pabaza për pensionet, janë të mjaftueshme për të kuptuar se opozita, konkretisht PDK, nuk është e denjët për të qenë në pushtet në një të ardhme të shkurtër.

Duhet shumë reforma që kjo parti të këndellet, të lirohet nga propaganda, dhe për më tepër të jetë e denjët që një ditë të jetë në pushtet.

Qeveria e kaluar i ka rritur vetëm 30 euro pensionet për tre muajt, ndërsa kjo aktuale i ka rritur 10 euro që janë të përhershme. Andaj, është turp me kritiku dike me propaganda.

Opozita aktuale duhet të jetë shumë vetëkritike për gabimet që ka bërë kur ishte ne pushtet, natyrisht se ta kritikoj qeverinë se atë punë ka, mirëpo pa propagandë, e cila do iu kthehet ne bumerangë. Qeveria Kurti duhet pritet që t’i bëj 100 ditë, pastaj të kritikohet me fakte dhe argument për ato që nuk i ka bërë, apo që i ka bërë keq. Por, mënyrën dhe formën që po e përdor PDK të jep me kuptua përse jemi kaq keq, me faktin se PDK ka qenë në pushtet për 12 vjet me radhë.

Propaganda është mjeti i vetëm që u ka mbetur, një partie të zhveshur tërësisht nga maskat me të cilat ka mbajtur peng një popull të tërë. PDK, s’ka fytyrë me kritiku dike, duhet të shoh veten. Qeveria Kurti ua rriti pensionet ende pa bërë 1 muaj, dhe këtë s’mund ta rrënon asnjë propagandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat