I kaploi paniku i dashurisë!

Opinione

I kaploi paniku i dashurisë!

Nga: Kimete Berisha Më: 28 prill 2021 Në ora: 00:35
Kimete Berisha dhe Hashim Thaçi

Veç çka s'e kanë thirr në Hagë Edi Ramën me dëshmu që gjatë luftës Hashimi u strehu në shtëpinë e tij!

'Aty tek ne ka ndejt, në shtëpinë tonë, aman, Aneta na ka gatu', ia pata lshu dhomën e Gregorit (i cili e do si xhaxhi), bile ngajëherë e çojshim Hashimin me ble bukë, se u mërzitke shumë për Kosovën.

Këqyrni mirë se e keni përzi' me dikë tjetër se ky Hashimi, ky vëllai im, nuk ka qenë në luftë, lali'.

Është me interes të madh për popullin kjo dashuri e paepur mes tyre. Të gjithë duhet të marrin mësim qysh duhet m'u dasht hakikat, pa hile.

S'di kur u lidhën kaq shumë a çka u bë me ta, veç çka s'janë shkri për njëri-tjetrin, e m'u fliju!

Vlla, vlla, vëlla, s'di sa herë e quajnë shoqi-shoin vëlla brenda një fragmenti, gjynah, i ka kaplu paniku i dashurisë.

Njëherë thash: sa letër të bukur urimi i paska dërguar Rama vetes.

Urimin e Ramës për ditëlindjen e Hashimit dhe urimin e Hashimit për fitoren e Ramës i lidh dhe i zbulon fjala 'tavan'!

P.S. Vuajtja të bën njeri më të mirë.

Hashim Thaçi e kish pranuar në letër se pushteti e ka bërë arrogant!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat