A mund të thuhet se ata që kundërshtuan shkuarjen e Kurtit për të votuar në Shqipëri, janë në sinkron me Vuçiçin?

Opinione

A mund të thuhet se ata që kundërshtuan shkuarjen e Kurtit për të votuar në Shqipëri, janë në sinkron me Vuçiçin?

Nga: Adem Bytyçi Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:24
Adem Bytyçi

Historia e shqiptarëve është përplotë e mbushur me vuajtje dhe tragjedi në dallim nga popujtë tjerë të rajonit.

Jo njëherë, por disaherë shteti serb ka ushtruar terror dhe gjenocid kundër shqiptarëve me të vetmin qëllim, shfarosjes së tyre si komb dhe më në fund aneksimin e tokave të tyre.

Prandaj edhe sot Serbia ka territor të shqiptarëve edhe sa dy Kosova e ndoshta edhe më shumë po të matej ekzaktësisht territori shqiptarë i aneksuar nga Serbia .

Megjithatë, pas shumë vuajtjesh dhe tragjedive shqiptarwt për fat kanë arritur të mbijetojnë si komb dhe të ripërtrin substancën e tyre kombëtare.

Pas luftës sw dy botërore Serbia arriti ta aneksoj Kosovën dhe të ndaj nga shteti amë Shqipëria.

Kështu shqiptarët u ndan, pa patur të drejtë për 50 vite të bashkëpunonin dhe të vizitonin njëri tjetrin.

Zatën këtë e dëshironte regjimi Serbo- Jugosllav.

Tani,pas rënies së diktarurës në Shqipëri dhe luftës në Kosovë , Kosova arriti të pavarësohej nga kolonializmi Serb,

Paralelisht me këtë , mardhëniet ndërshqiptare u përmirësuan dukshëm pas eliminimit të pengesave Titiste, Staliniste dhe Serbo- Jugosllave.

Sot raportet e shqiptarëve edhe pse të ndarë në dy shtete zhvillohen lirshëm në të gjitha fushatë pa as edhe ndonjë ndërhyrje nga jashtë.

Madje ideja e Bashkimit kombëtarë shqiptarë nuk është e sotit, kjo ide është e vjetër qysh atëherë kur janë ndarë shqiptarët pa drejtësisht në disa shtete ,për këtë ide e kanë flijuar jetën shumë intelektual dhe patriotë shqiptarë.

Ideja e bashkimit kombëtar do të jetojë përjetësisht anipse kundër një përpjekje dhe ideje të tillë janë Vuqiqat dhe disa shqipëfolës që e ndajnë të njejtin mendim me hegjemonistet ,ultranscionslistet , shovenistet dhe Albanofobët serb.

Të vetmit shtet ,të cilit i pengojnë këto raporte ndërmjet shqiptarëve, në mes Kosovës dhe Shqipërisë është shteti gjenocidal dhe anti shqiptarë- Shteti serb dhe disa shqipëfolës ,të cilët aq brutalisht e sulmuan Kryeministrin aktual të Kosovës z. Albin Kurti , pse shkojë me 25 prill 2021, për të votuar në zgjedhjet nacionale në Shqipëri, pasi që e kishte edhe shtetësin e shtetit shqiptarë.

Shqiptarët nuk mund të thonë për hirë të Serbisë, Vuqiqit dhe disa shipëfolësve pan -serb, se nuk janë një komb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat