Plani ‘sekret’ rezultoi me vrasjen e Enver Zymberit!

Opinione

Plani ‘sekret’ rezultoi me vrasjen e Enver Zymberit!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 28 prill 2021 Në ora: 20:40
Enver Zymberi

Veç mos harroni, Enver Zymberi u shku në veri pa përgatitë. Madje, dy orë ma herët as që e ka pas idenë që do të shkojë në veri, pasi që në ora 16:00 atë ditë e kishte kryer punën.

Pasi kishte kryer punën, ne jemi takuar në autobusë duke shkuar në shtëpi. Kemi qenë së bashku. Unë kam zbrit një stacion para tij. Kemi qenë afër me shtëpia.

Me Enveri kemi luajtur me top, kemi luajtur edhe bilardo bashkë.

Ishte ora 19:20 e asaj nate kur jam përshëndetur me Enveri, dhe unë zbrita nga autobusi.

Ai shkoi në shtëpi, në fshatin e tij që është ngjitur me fshatin tim.

Për rreth gjysmë ore kemi qenë bashkë. Biseduam për punën e tij në Polici.

Ai ka qëndruar edhe në Vushtrri, por asaj nate kishte ‘vendosur’ të shkonte në fshat.

Nuk e ka pas idenë që pas 1 ore do ta thërrasin urgjentisht dhe të shkojë në veri ku edhe vritet pastaj.

Ashtu siç ishte mbajtur sekret plani për veriun, që vetëm Hashim Thaçi e ka ditur, nuk e ka ditur pothuajse askush.

Plani ‘sekret’ i Thaçit dështoi dhe nuk rezultoi aq mirë për Kosovën. Aty mbeti i vrarë Enveri.

Ky debati i rrjeteve sociale për Enverin, pas deklaratës skandaloze të Mimoza Kusarit, duhet të jetë shumë më i thellë.

Duhet hetuar e qartësuar secilin detaj të atij aksioni që zhvilloi Kosova me urdhrin e Hashim Thaçit.

Çka humbëm, e çka fituam pas tij?

Kjo është çështja që duhet zbardh njëherë e përgjithmonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat