Kur shpërdorohen paratë e taksapaguesve të Prishtinës

Opinione

Kur shpërdorohen paratë e taksapaguesve të Prishtinës

Nga: Gani Mehmetaj Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:20

Ka shtatë-tetë muaj që Komuna e Prishtinës ka hapur llogore nëpër rrugët e kryeqytetit dhe të periferisë. Por lufta nuk nisi. Ra shi e borë, u bënë njerëzit e makinat për faqe të zezë nga balta që s'të shqitej, por llogoret ende nuk i mbyllën. Për këtë kohë pasi e zhvoshkën asfaltin, e futën një gyp. Pas dy-tre muajsh u kujtuan dhe e futën gypin tjetër.

Dikujt iu kujtua pas shtatë muajsh të hapte prapë një kanal përgjatë tërë rrugës një kilometër, sepse nuk e kishin futur gypin e ujësjellësit. Pasi e mbuluan gypin e tretë, thanë se do ta shtrojnë asfaltin. Askujt nuk iu kujtua se si do të lidhën shtëpitë me ujin e pijshëm, sepse gypi u mbulua me dhe e zhavorr. Fare lehët tha dikush: do të hapën 400 kanale të reja nëpër asfalt, sepse 400 shtëpi janë, do të lidhën me ujë, sepse pa ujë s'bënë. Por asfalti do të bëhet copë-copë. Pse nuk u lidhen me ujësjellës para se të shtrohet asfalti?

Mbase që të hapet një tender i ri, për rrugë të re me asfalt? Sa mëkat të shpërdorohen kaq me pafytyrësi paratë e taksapaguesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat