Gjuhë rrugaçërie e një gazetari!

Opinione

Gjuhë rrugaçërie e një gazetari!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 1 maj 2021 Në ora: 16:28
Ridvan Berisha

Një ish-gazetar i Televizionit publik (RTK), Ridvan Berisha, shan dhe fyen rëndë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, me fjalët: “T pshurra në presidencën që e kemi, q*** bre nënën kush mu bo presidente, njeriu që ka fitu vota me kauzën e urrejtjen anti UÇK...”. Deklarata e tij ishte shumë e pështirë, që të ngjallë neveri. Është për keqardhje.

Ky ka humbur durimin. Kjo është gjuhë rrugaçërie e një gazetari. Është një fëlliqëri e llojit të Ridvan Berishës. Gjuhë ofenduese. Gjuhë e pistë, kërcënuese, sharje, ofendime nga të cilat do të turpërohej edhe rrugaçi i fëlliqur!!!Është jo vetëm hipokrizi, injorancë, por edhe poshtërsi e llojit të vet.

Pafytyrësia s’ka se ku ta gjejë fytyrën. Gjuhë dinigruese. Është tmerruese. Është mjerim i madh. Shkujdesi turpi. Na e ka gërditur profesionin e shenjtë të gazetarit që kësaj fëlliqësie po i prin ky gazetar i një mediumi publik që paguhet me paratë e qytetarëve të Kosovës.

A nuk është i pistë akti i sharjes dhe fyerjes të presidentes së vendit?! Andaj, soji i këtij mjerani duhet të kuptoj se kur flasin pa takt e përqart, kur e fyejnë dikë, ashtu publikisht të nesërmen dikush mund t’ia zënë rrugën dhe të kërkoj të marrë vetë ligjin në duart e veta.

Nuk është liri kur dikush i jep të drejtën vetes të fyej e shaj publikisht këdo që i teket. Ky është gangsterizëm. Liria ka kufizime, ajo e rrënon veten nëse nuk kufizohet. Një liri pa kufizime, pa limite, do të thotë se ata që nuk kanë skrupuj moral, janë të lirë të bëjnë edhe flasin çfarë të duan.

Është për keqardhje, përderisa i shkruaj këto rreshta nuk kam parë ndonjë reagim institucional kundër këtij veprimi, fillimisht nga RTK-ja, Asociacioni i gazetarëve, etj.

Kërkimfalja është e pashmangshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat