Vargu i gjatë i gjenocideve të Serbisë ndaj shqiptarëve, ende nuk e ka marr denimin e merituar ndërkombëtar

Opinione

Vargu i gjatë i gjenocideve të Serbisë ndaj shqiptarëve, ende nuk e ka marr denimin e merituar ndërkombëtar

Nga: Prof. Dr. Zija LLeshi Më: 1 maj 2021 Në ora: 17:27
Zija LLeshi

Çështja e gjenocidit ështe aktualizuar poashtu këto ditë, si shumë herë deri tani. Kryetari i SHBA Joe Biden u deklarua publikisht e definitivisht se ndaj popullit armen është krye gjenocid nga Turqia në kohën e Perandorisë Otomane. Në histori shkruhet për 800 mijë deri 1,5 miljon viktima të armenëve në atë gjenocid. Deri në vitin 2019 gjithësejt 31 shtete e kanë pranuar se vrasjet masive të armenëve janë gjenocid, e ndër ato shtete janë edhe Kanada, Rusia, Franca, Gjermania, Italia, Vatikani, më vonë  Këshilli i Europës (14 maj 2001) etj. Bajdeni në konfirmimin e gjenocidit ndaj armenëve në fakt vetëm sa e ka rrumbullaksuar në nivel shtetëror numrin e 47 shteteve të SHBA, të cilat më herët e kanë pasë të konfirmuar gjenocidin mbi armenët. Madje Presidenti Ronald Reagan shumë më herët, më 1981, e ka përdorur termin gjenocid për krimet ndaj armenëve. Rol të madh në këtë aspekt ka luajtur poashtu lobimi i organizuar i diasporës së numërt të armenëve në botë dhe në SHBA.  

Me atë konfirmim President Biden tregon senzibilizimin dhe vendosshmërinë se SHBA do të gjykoj ashpër dhe se në të ardhme nuk do të toleroj ngjarje të tilla. Në veprimin i Presidentit Joe Biden, pavarësisht nga akterët nominal të gjenocidit, aty duhet kuptuar fenomenin. Prandaj ky veprim është porosi universale, është mesazh paqeje dhe mesazh urtësie në shekullin XXI,  mesazh për të gjithë kombet në botë e posaqërisht për Ballkanin ku ka pasë gjenocid sistematik më gjatë se një shekull. 

Gjenocidi i Perandorisë Otomane ndaj armenëve (1915) në Azi ishte në kohën e luftës parë botërore. që përputhet pikërisht me kohën kur edhe në këtë kontinentin tjetër, në midis të Europës, kryhej një tjetër gjenocid. Në atë kohë Serbia kryente gjenocid barbar mbi shqiptarët. Por Serbia edhe më herët, gjatë luftërave të parë  e të dytë ballkanike, ka krye dy (2) gjenocide të egra mbi shqiptarët. Gjenocidet prap janë përsëritur mandej edhe dy herë tjera më vonë, njëri gjatë luftës dytë botërore dhe tjetri gjatë luftërave ballkanike në fundshekullin e kaluar. Pra gjithësejt janë katër (4) gjenocide të Serbisë ndaj shqiptarëve brenda një shekulli, që është një rekord gjenocidal. Rast unik dhe e veçanta e këtyre gjenocideve. Për fat të mirë në gjenocidin e katërt ndodhi befasia, risia dhe ndryshimi. Durimit nacional nëpër mjet UÇK dhe durimit ndërkombëtar i erdhi fundi. Në skenë doli NATO. Asgjë më nuk ishte si më parë në tri gjenocidet e mëherëshme. Gjenocidi i katërt u detyrua të ndërpritej. Intervenoi NATO. Viktimat morrën fund.

Kurdo që Ballkani ka qenë i involvuar në çfarëdo mënyre në luftë, si iniciatore apo jo, në luftëra ballkanike apo botërore, Serbia ka krye gjenocid ndaj shqiptarëve. Preteksi ka qenë kryesisht kinse fetar, por realisht arsyeja në thelb ka qenë gjithmonë ekspanzionimi i Serbisë, Serbia e Madhe dhe Më e Madhe, aneksimi, okupimi, eksploatimi e kolonizimi që nga jugu i minshtetit, “Pashalluku i  Beogradit” (me kryeqytet Smederevën, atëherë 55mijë banorë) deri në Kosovë, përfshirë edhe Kosovën, të cilën Serbia gjithmonë e ka konsideruar si “Afrikë të Bardhë”, trezor për eksploatim.  

Në fakt kur flitet për gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve gjithmonë mendohet për vargun e gjenocideve kurse në kuadër të tyre shiqohet ndonjëri gjenocid si i veçant. Prandaj Serbia akuzohet nga shqiptarët për gjenocide sistematike, për varg të gjenocideve, si tërësi, të përsëritshme e periodike, nga luftërat në luftëra, nga dekadat në dekada, në një periudhë kohore të gjatë më shumë se një shekull e me qellime ekspanzioniste të Serbisë. Shiquar tërësinë e vargut të gjenocideve rezulton se viktimat dhe dëmet materiale të shqiptarëve nga Serbia në ato gjenocide kanë qenë katastrofale. Ekspanzionit sistematik të Serbisë së Madhe e Më të Madhe që nga një minishteti, “Pashalluku i Beogradit”, gjithmonë i ka paraprijë sistematika tjetër, gjenocidi sistematik i Serbisë ndaj shqiptarëve. Që nga ajo kohë Serbia e ka si bazë permanente, në sistem dhe në planifikim, shpërnguljën me dhunë e terror të shqiptarëve autokton nga trevat stërgjyshore dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve për të kryer ekspanzionimin e vetë.

Në botë më së shumti shkruhet për hollokaustin dhe gjenocidn e nacizmit gjerman mbi hebrenjët. Në vendin e dytë janë shkrimet në botë për gjenocidin e Turqisë mbi armenët. Por kur është fjala për Europën, gjenocidi i parë që është krye në Europë  është gjenocidi i Serbisë ndaj shqiptarëve. Serbia është në vendin e parë në Europë, pa konkurencë dhe pa dilema në këtë aspekt. Për këtë ka shkruar edhe historiani i huaj Dr.Mijo Milas: “Gjenocidi i parë në Europë është gjenocidi ndaj shqiptarëve nga Serbia në vitin 1912”, si dhe shkrimtari Leo Freundlich, hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota Shqiptare”. Ky gjenocid i parë ndaj shqiptarëve është përsëritur mandej në mënyrë periodike  edhe tri herë tjera duke krijuar kështu një “varg të gjenocideve”. Rasti me deklaratën e Presidentit Joe Biden tregon qartazi se gjenocidet nuk shlyhen qoftë edhe pas një shekulli. Vetë termini gjenocid është futur në përdorim për herë të parë më 1943 nga avokati amerikan Rafael Lemkin i cili si shembull i ka marr pikërisht armenët, dhe i cili në prizmën e terminit të ri (1943) e ka trajtuar dhe e ka emëruar ngjarjen e vjetër (1915). Kjo do të thot se gjenocidi nuk shlyhet, nuk harrohet dhe nuk vjetërohet si dhe nuk mund t´i ik Drejtësisë. Gjermania moderne e ka marr përgjegjësinë, është ballfaquar me të kaluarën, dhe e ka gjykuar në mënyrën më të rreptë nazifashizmin e vetë dhe gjenocidin ndaj hebrenjëve, ka treguar nderim të thellë dhe përkulje e gjunjëzim para viktimave si pendim dhe si kërkimfalje (Willy Brandt,1970). 

Vuçiqi ndërkaq, në kundështim të plot me këtë, e në këtë kontekst, deklaroi para disa dite se Kosova nuk mund të ngre padi kundër Serbisë për gjenocid sepse “Kosova nuk ka suverenitet”!! Ai nuk është aspak vetëkritik, nuk i denon gjenocidet ndaj shqiptarëve, nuk e denon as këtë të fundit të qeverisë ku si ministër i saj edhe vetë është përgjegjës, nuk pendohet dhe është larg kërkimfaljës, por sigurohet, kënaqet dhe entuziazmohet me atë se “Kosova nuk mundka të ngre padi kundër Serbisë meqë i mungueka suvereniteti ndërkombëtar”. E din ai shumë mirë, poaq sa të gjithë të tjerët, që gjenocidi ka qenë prezent, por mungesë qenka, siç thot, suvereniteti!  Ndërkaq gjenocidi mbi armenët e vitit 1915 le të ia kujton se gjenocidi nuk  vjetërohet dhe nuk mund t´i ik Drejtësisë. Secili gjenocid i Serbisë ndaj shqiptarëve në vargun e  gjenocideve shekullore është konform, i përmbush kushtet dhe kriteret e nevojëshme që kërkon definicioni mbi gjenocidin sipas të Drejtës Ndëkombëtare që ai mund të trajtohet si gjenocid, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe këto dy elemente që janë likuidimi fizik i plotë apo i pjesërishëm i grupit tjetër, apo elementi i dytë që është shkaktimi i lëndimeve dhe vuatjeve shpirtërore grupit tjetër. 

Në gjenocidin e fundit, vetëm numrat siç janë dëbimi me terror i ca. një (1) miljon shqiptarëve nga Kosova, ca. 13000 vrasje dhe ca. 20000 dhunime të femrave shqiptare e traumat dhe vuajtjet shpirtërore të atyre femrave, familjarëve e miqëve të tyre flasin më shumë se bindshëm. Pa përmendur ekspeditat tjera të shumënumërta të ushtrisë serbe, shiquar vetëm një ekspeditë, ekspeditën gjenocidale në Poklek, nga 54 të pushkatuar ishin 24 fëmijë! Në gjenocidet e mëherëshme, dëshmitë e vendasëve, sikur dhe ato të huaja në raportimet e shtypit të asaj kohe, flasin tepër bindëshëm edhe për qindra mijëra viktima e për barbarizmat gjenocidale po aq të tmerrëshme të Serbisë ndaj shqiptarëve. Heshtja, symbyllja, injorimi dhe indiferenca nga SHBA, NATO dhe faktorët tjerë relevant ndërkombëtarë ndaj këtij vargu të gjenocideve ndaj shqiptarëve do të thoshte së fundmi nëpërkëmbje dhe përbuzje definitive e vlerave humane e demokratike si dhe mos interesim e papërgjeësi totale e ruatjës së paqës në botë. Madje më saktësisht do të thoshte tradhëti ndaj atyre vlerave. Intervenimi rezultoj imperativ i paevitueshëm. Për të mbrojtur të gjithë të involvuarit pa dallim e barabarësisht. 

Qeveria Kurti II e ka në axhendën e vetë çështjën e gjenocidit nga ana e Serbisë. Vuçiqi angazhohet e bënë ç´mos që të mos vjen deri te konfirmimi ndërkombëtar sipas të cilit ndaj shqiptarëve është krye gjenocid nga Serbia. Ky angazhim tepër i rrezikshëm është ndër preokupimet kryesore të tij me qellim që të disponojë një “carta bianca”, duar plotësisht të lira, e me këtë edhe mundësi për përsëritje e gjenocide të reja. Por Kosova një ditë, jo shumë larg, do të pranohet në OKB si shtet i pavarur e suveren i barabartë me të gjitha shtetet tjera. Atë ditë të suvereniteti ndërkombëtar, nëse ai është kusht, pa dyshim do të përballen në mes vedi “suvereniteti dhe vargu i gjenocideve”. Ato tanimë janë në rrugë e sipër. Gadi sa nuk janë takuar. Do të tregohet edhe në këtë rast se, sikur edhe gjenocidi nacist ndaj hebrenjëve dhe gjenocidi otoman ndaj armenëve, poashtu edhe vargu i gjenocideve të Serbisë ndaj shqiptarëve, nuk shlyhet, nuk harrohet dhe nuk vjetërohet si dhe nuk mund t´i ik Drejtësisë.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat