Punëtorë të sektorit privat: Mos heshtni, protestoni...nuk jeni skllevër

Opinione

Punëtorë të sektorit privat: Mos heshtni, protestoni...nuk jeni skllevër

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 1 maj 2021 Në ora: 21:07
Parulla të punëtorëve në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Fotografi nga arkivi.

Sektori privat në Kosovë është në gjendje të mjerueshme për punëtorët e saj, por mjaft e favorshme për pronarët e këtyre bizneseve. Zakonisht, pronarët e bizneseve private janë të lidhur me politikën direkt apo indirekt, duke përfituar nga anarkia që ka mbizotëruar që nga paslufta. 

Me mohimin e të drejtave elementare për punëtorët e sektorit privat, kanë përfituar një grusht i vogël njerëzish, derisa shteti ka humbur nga mungesa e regjistrimit të tyre. Punëtorëve privat nuk iu është paguar as trusti, as nuk iu janë njohur të drejtat elementare të tyre, janë abuzuar në froma dhe mënyra të ndryshme, fatkeqësisht edhe sot vazhon po e njëjta histori. 

Edhe pse sektori privat është punëdhënësi më i madh në Kosovë, vlerësohet se në të punojnë mbi 220 mijë punëtorë, prapë se prapë është shpërfillur nga politika që nga paslufta. 

Duhet kujtuar sipas Agjensisë së Statistikave në Kosovë paga mesatare bruto në Sektorin Publik në vitin 2012 ishte 407 Euro, derisa në vitin 2019 ishte 584 Euro, duke u rritur për 177 Euro, ose 43.5%. Derisa, paga neto nga 353 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 519 Euro, një rrije prej 166 Euro, ose 47.0%. Shihet një diferencë e madhe me sektorin publik, jo vetëm nga paga por edhe nga mungesa e kontratave sektori publik ka përdorur punëtorët si skllevër, jo si qenie njerëzore.

Qeveria e re është zotuar ta ngrit pagën minimale, këtë e ka premtuar edhe kryeministri Kurti, i cili ka theksuar se: “Është absurde që paga minimale në sektorin publik të jetë mbi 500 euro, ku në pesë vitet e fundit ajo është rritur për 100 euro. Kjo rritje nuk ka ndodhur as për 15 euro në sektorin privat. Shteti duhet të ndihmojë këtu sepse kjo nuk mund të jetë në rregull dhe nuk mund të ketë pagë nën 350 euro”.

Natyrisht se kjo gjë duhet të ndryshohet, me punëtorët në sektorin publik të cilët duhet të gjithë njëzëri që ta bojkotojnë punën, ama të gjithë, që të kërkojnë nga qeveria që në afat sa më të shpejtë të sigurohet kontratë kolektive, respektim të të drejtave të tyre elementare, ngritjen e pagës, më në fund mos të përdoren si skllevër por si njerëz që meritojnë respekt dhe dinjitet.

Të gjitha qeveritë që nga paslufta kanë premtuar vazhdimisht përmirësim të kushteve elemetare për puëntorët e sektorit privat, asnjëherë s'kanë bërë asgjë, duke iu dhënë mundësi që pronarët e sektorit publik të abuzojnë më ta në mënyra dhe forma të ndryshme. Sidomos femrat janë ngacmuar dhe vazhdojnë të ngacmohen nga pronarët, shumica nga to largohen nga puna kur mbesin shtatzëna, e shumë abuzimeve të ndryshme që kanë ndodhur si në kohën skallvo pronare. Duhet presion nga vet punëtorët e sektorit privat, të gjithë, e që janë mbi 200 mijë, të dalin në protestë, të ngrisin zërin e tyre, vetëm kështu mund dhe duhet vepruar për të garantuar të drejtat e tyre elementare. Mjaft është mjaft, punëtorët e sektorit privat meritojnë dinjitet, i cili është shpërfillur nga politika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat