Shteti si një organizëm i gjallë

Opinione

Shteti si një organizëm i gjallë

Nga: Nijazi Halili Më: 3 maj 2021 Në ora: 14:34
Nijazi Halili

Lëvizja e historisë përcaktohet dhe varet nga toka dhe territori. Pastaj vjen konkuldimi evolucionist për atë se shteti është organizëm i gjalle, por i rrënjosur thelle në tokë . Shteti përbehet nga reliefi territorial dhe madhësia, si dhe kuptimesimi i tij lidhur me popullin. Racteli e konsideron shtetin normal ate i cili harmonizon në mënyrë organike parametrat gjeografik, demografik dhe etnokulturor të kombit.

Ai shkruan se Shteti në te gjitha stadet e zhvillimit të vet shikohet si organizëm , i cili ruan doemos lidhjet e veta me tokën dhe mu për këtë shkak ai duhet të studiohet nga pikë vështrimi gjeografik.

Siç tregojnë etnologjia dhe historia, shtetet zhvillohen në te sa me tepër dhe duke nxjerrur nga toka sa më shumë energji. Ne ketë mënyrë tregohet se dukura hapësinore është faktori që drejton dhe ngjall ketë hapësirë, për të kuptuar atë duhet ti kuptojmë qartë përmasat gjeografike.
Shteti identifikohet nga seria e dukurive të ekspansionizimit të jetës dhe paraqesin pikat me të larta të këtyre dukurive (Gjeografia politike).

Nga ky këndvështrim organik duke qartë se ekspansionizimi hapësinor i shtetit kuptohet nga Ratceli si proces i vërtet i gjallë, njësoj si rritja e organizmave të gjallë. Këndvështrimi i njëjtë kuptohet edhe sa i përket hapësirës (Raum).
Kjo hapësirë kalon nga kategoria materiale sasiore në atë cilësore dhe kështu bëhet “sferë jetësore”, “hapësirë jetësore” (Lebensraum) një lloj, ta quajmë kështu, “Gjeo-biomjedisi”.

Të gjithë këta teza janë parime themelore të gjeopolitikës, në atë forme në të cilën ajo zhvillohet pak më vonë tek pasardhësit e Ratcelit. Madje, kjo thellohet edhe më tepër, sepse marrëdhëniet ndaj shtetit si një hapësirë e gjallë të rrënjosur në organizëm është mendim kryesor dhe bosht i metodologjisë gjeopolitike. Hapësira si një demonstrim i natyrës, i mjedisit ose ambientit shikohet si një trup vazhdimisht i gjallë i etnosit. Kjo është hapësirë e banorëve. Në këtë kuptim Ratceli është trashëgimtar i drejtpërdrejtë i shkollës gjermane të “sociologjisë organike” përfaqësuesi me i dalluar i së cilës ka qenë Ferdinand Teunis-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat