Edhe mbreti duhet dënuar për krimin e tij!

Opinione

Edhe mbreti duhet dënuar për krimin e tij!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 4 maj 2021 Në ora: 15:48
Ilustrim

Njerëz të mirë, kushdo që ka kryer krime në Kosovë, dhe nuk është zbardhur ai krim, do duhej që i tërë populli të kërkonte zbardhjen e atij krimi.

Është idiotësi nëse mendohet që disa të apostrofuar nga Specialja apo kushdo qofshin ata, edhe persona jopublik që për shkak të kinse prishjes së imazhit të Kosovës nuk do duhej dënuar. Kjo është absurditet!

Secili krim duhet zbardhur, kushdo qofshin autorët dhe urdhërdhënësit e atij, apo atyre krimeve. More le të jetë kushdo ai personalitet, politikanë, biznesmen, apo edhe mbret, ai duhet të mbyllet prapa grilave për krimet e tij!

Andaj, secili që është i pafajshëm duhet liruar sa më parë, jo vetëm nga Gjykata Speciale në Hagë, por edhe në Kosovë janë maltretuar e burgosur qindra të tillë, pastaj janë liruar të pafajshëm. E mira e gjithë kësaj do ishte që secili persona i pafajshëm, kur të dalë nga burgu të iu kompensohet koha e vuajtjes.

Bëhuni pak më njerëzor, dhe qiteni vetën në vendin e viktimës, apo familjes së atyre që janë vrarë, dhe kriminelët enden poshtë e lartë, të lirë, sikur mos të ndodhe asgjë!

Edhe imazhi i Kosovës, prishet nëse kriminelët enden të lirë. Atëherë, si do të quhej ky vend ku lulëzon krimi e korrupsioni!?

Mendoni pak edhe për të ardhmen e ndritshme të vendit tonë. Mendoni për familjet e viktimave që akoma nuk janë zbuluar vrasësit e tyre.

Mendoni pak për lotin e nënave që kanë derdhur. Mendoni pak vrasjet që janë kryer para dyerve të shtëpisë. Mendoni fëmijët jetima që kanë mbetur...

Mendoni edhe gjakun e derdhur për liri nga ushtarët e UÇK-së!

A u vriten ata në luftë, përballë armikut serbë për këtë Kosovë? A ishte ideali i tyre vrasjet e pasluftës dhe çlirimi nga kundërshtarët politik, apo çlirimi nga Serbia dhe bashkimi me Shqipëri?

Mendoni njerëz! Bëhuni vetvetja! Askush nuk është i mbi ligjin. Të gjithë janë të barabartë!

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë nuk do duhej të bëhej zhurmë e madhe pse dikush qenka dënuar për krimin e tij.

Madje do duhej të ishim krenar me Prokurorinë e gjyqësinë nëse arrijnë të kapin secilin kriminelë dhe ta dënojnë për krimin e tyre!

“Kushdo që vret një njeri, ka vrarë njerëzimin”. Unë nuk dua në mesin tim, të kem njerëz të tillë. Ata e kanë vendin prapa grilave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat