Vetting-u është çështja kryesore në vëmendjen e politikës ndërkombëtare

Opinione

Vetting-u është çështja kryesore në vëmendjen e politikës ndërkombëtare

Nga: Mr. Ali Hertica Më: 5 maj 2021 Në ora: 07:24
Mr. Ali Hertica

Vetting-u është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publikë me ndikimin në vendimmarrjen politike dhe institucionale, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. 

"Procesi i Vetting-ut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t'i ofrohet një vend pune në Republikë dhe në komuna.

Ndaj, e themi lirshëm se ata janë përgjegjës për degradimin e skajshëm që ka ndodhur gjatë dy dekadave që prej përfundimit të luftës.

Së këndejmi, Kuvendi i Kosovës e ka këtë mandat që mund të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme në të cilën hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese të miratuara, për të miratuar 7 ligjet e rëndësishme", Vetingu është çështja kryesore në vëmendjen e politikës vendase nga qytetarët dhe ndërkombëtarët. 

"Vetting-u është çështja kryesore në vëmendjen e politikës vendase nga qytetarët dhe ndërkombëtarët. Rregullimi i projektligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është kërkesa më emergjente e zyrtarëve", vlerësoi ai,ua lë fajin siç thotë ai oligarkëve për gjendjen e krijuar në Kosovë. 

"Formulari i parë kërkon deklarimin e pasurisë të personit dhe familjarëve të tij Të dhënat e rreme në këtë drejtim mund të çojnë në ndjekje penale.

Në Kosovë , procesi i Vetting-ut është si thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi, për shkak se një sistem drejtësie, i pavarur dhe i paanshëm, që ndikon në vendosjen e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vend,sepse sistemin kosovar e kanë katandisur oligarkët dhe klasa e despotizmit të inkriminuar që e po degradon shtetin dhe qytetarin", … 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat