Siguria nuk mund të lexohet e as thuhet me një frymë!

Opinione

Siguria nuk mund të lexohet e as thuhet me një frymë!

Nga: Armend Halimi Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:37
Armend Halimi

Mjeku trajton sëmundjet në organizmin trupor/njerëzor, 'eksperti' i sigurisë është mjek i organizimit shoqëror.

Si i tillë (eksperti) pritet të jetë në gjendje të di 'diagnoztifikimin e sëmundjeve' (rreziqeve) që kërcënojnë organizimin shoqëror (njërzoro- shtetëror), për të jap idenë e trajtimit të tyre.

Sigurisht, fillimisht eksperti duhet të di të ndaj sigurinë njerëzore dhe atë shtetërore, sa do që të dyja janë të ndërvarura brenda një vendi.

Por, duke ditur që bota tashmë e sa kohë është integruar (globalizmi), nuk është mjaftueshëm njohuria vetëm brenda një 'trupi' (siguria brenda kufijve të një vendi), ngase për të mbajtur një trup të shëndosh, doemos duhet marr në konsideratë rrethanat/kushtet me të cilat bashkëjeton. Në këtë drejtim, sa do që të ndara me kufijtë, shtetet si rezultat i globalizimit apo integrimit sot me pak dallim bashkëjeton me kushtet të njëjta pasigurie.

Për veç shkaqeve tradicionale të rrezikut, janë radikalizmi, kushtet klimatike, sëmundjet e ndryshme që sfidojnë (pa)sigurinë globale, madje këto të fundit që quhen 'soft security' kanë marr primatin e kërcënimit.

Qasja ndaj këtyre shkaqeve të pasigurisë, kërkon elaburimin e sigurisë në drejtim defansiv (mbrojtës). Mosnjohja e tyre dhe sigurisë përgjithësisht krijon konfuzicion që nga niveli akademik deri tek ai praktik apo operativ. Andaj, varësisht rrethanave reale, edhe studimi/trajtimi i sigurisë duhet të jetë adekuat, për mos u vazhduar të recitohet ajo si një poezi.

Pra, për të ardhur në konluzionet/përfundime mbi çështjet e sigurisë (çështje sigurie është dukuria apo ngjarja që ka nxitur apo ngjallur preokupim shoqëror), doemos kërkon njohuri shumë dimensionale, ngase vetë siguria (nga lat. securitas) nënkupton mirëqenien njerëzore, kurse mirëqenia është e ndikuar nga laramani faktorësh, jo domosdo ushtarak. Prandaj, edhe ndahet siguria njerëzore dhe ajo shtetërore, deri në nën ndarje tjera, si siguria ushtarake, siguria shëndetësore, siguria e ushqimit, siguria e ambientit, etj.

Siguria njerëzore me kuptim të pasigurisë që është derivat i vetë organizimit të brendshëm shtetëror, pra kur pasiguria ka burimin nga brendapërbrenda shtetit të caktuar e që cenon mirëqenien e qytetarëve. Kurse siguria shtetërore, në kuptim të pasigurisë vije në shprehje cila duke u sfiduar nga forma të ndryshme kërcënimi të jashtëm, zakonisht të agresionit.

Me pak fjalë, pesha e epitetit të “ekspertit të sigurisë” duhet ndijë po aq sa pesha e temave të ngritura më lartë. Andaj, duke parë si një epitet të shpikur, jo të dhënë realisht e shkenctarisht, ai do duhej reduktuar në specializim të fushave të caktuara apo të ndara të sigurisë, fusha sikurse u përmendën më lartë. Pra, do të mjaftonte përkushtimi në sigurinë njerëzore, apo degët e caktuara të sigurisë për të parë mjaftushmërine e zotërimit të njohurive rreth saj.

 Ndryshe, përderisa siguria në kuptim më të thjesht të fjalës nënkupton “mirëqenie”, do të thotë jo të studiohet ajo si e mirëqenë, por faktorët që do mund të cenonin atë, e në rast të cenimit, strategjinë dhe masat në rikthim të saj.

Prandaj edhe një “ekspert sigurie” do duhej të ketë informatat:

Për sigurinë shtetërore:

-Luftërave dhe konflikteve me karakter global të së shkuarës si dhe tendencat e atyre për të ardhmen (pretendimet e hapura të një vendi ndaj një vendi);

-Forca mbrojtëse apo defensive e vendit tonë dhe aleatëve tanë;

-Forca sulmuese apo ofensive e vendeve agresore;

-Aleancat, lidhjet e interesit dhe arsyet e ndarjeve mes tjerave;

-Organizimet e sistemeve politike të vendeve fqinje (orientimet e tyre).

-Siguria njerëzore:

-Mirëqenia qytetare (kushtet ekonomiko-sociale) në vendin tonë;

-Sundimi i së drejtës (ligjit);

-Rendi dhe siguria (siguria e jetës dhe pronës, format më të theksuara të krimit; shkaqet, masat kundërvënse, )

-Sistemi politik;

-Siguria ambientale (ekologjike) dhe klimatike (rreziqet që kërcënojnë);

-Siguria shëndetësore (sëmundjet më shqetësuese, organizimi institucional, kapacitetet tekniko-njerëzore);

-Siguria ekonomike (ekonomia formale, dhe ajo joformale, pengesat në zhvillim);

-Siguria globale:

-Konfliktet dhe luftërat në progres, vendi ynë karshi tyre;

-Krimi transnacional;

-Terrorizmi;

-Trafikimi dhe kontrabandimi me armë dhe forma tjera të krimit të organizuar transnacional.

Duke parë gjitha këto më lartë, që edhe këto madje u thane vetëm në vija të gjëra, sigurisht që zotërimi i njohurive do ishte më i mundshëm nëse i ndajmë si fusha studimi a interesi veç e veç. Sepse si e gjerë që është shkenca e sigurisë, nuk mund të lexohet e as thuhet me një frymë.!

(*autori është studiues i sigurisë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat