Inkurajimi

Opinione

Inkurajimi

Nga: Arben Kurteshi Më: 5 maj 2021 Në ora: 18:43
Arben Kurteshi

Bëni tjetrin të ndjejë, se ai lehtë mund të mësojë, të triumfoj, apo edhe të korrigjoj gabimin.

Nëse i thuani fëmijëve, shokëve, apo edhe bashkëpunëtorit tuaj se ai nuk ka aftësi, apo ska talent për gjëra të caktuara se ai nuk di apo nuk mund ti bëjë ato punë apo detyra dhe se mundi i tij është krejtësisht  i kot, dhe gabuar, ju do të hidhni poshtë çdo përpjekje dhe motivim të atij personi.

Por, nëse ndryshoni qëndrimin dhe taktikën tuaj, dhe nëse e  inkurajoni fuqishëm tjetrin, duke e paraqitur detyrën sa më të lehtë që do ta bëjë ai person, dhe duke i dhënë atij ndjenjën e besimit të sinqertë në aftësitë e tij, dhe madje i jepni ndjenjën se ai ka prirje  të theksuar në fushën e caktuar të asajë detyre në fjalë - atëherë ai apo ajo, do të jep maksimumin që të arrinë; mu atë imazh dhe përshkrim që ju keni për të, thotë autori Carnegie.

Po ashtu autori tregon edhe një shembull të veçantë kur një djalë pas një aksidenti, kishte mbetur prej pasojave 2 vite prapa bashkëmoshatarëve të vet, dhe vetëm falë inkurajimit për një kohë, jo vetëm që kishte arritë në të njëjtin nivel të mësimit me bashkëmoshatarët dhe kishte përfunduar gjimnazin, por ai ishte nderuar edhe me çmim kombëtar për arritje shembullore dhe për njohuritë e mëdha në fizik dhe matematik duke i sjellë shkollës së tij vendin e parë në garat shkencore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat