Nuk mposhtet vajza e Jusuf Gërvallës

Opinione

Nuk mposhtet vajza e Jusuf Gërvallës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 5 maj 2021 Në ora: 21:22
Donika Gërvalla

Vet e kanë votuar, akuzonin ata që nuk e votonin Gjykatën Speciale “se po i bëjnë të keqen m të madhe Kosovës”, janë të njëjtit tani që akuzojnë të tjerët për këtë gjykatë.

Me votimin e kësaj Gjykate, Kosova ka marr edhe obligimet e saja, e të cilat duhet me i kry. E votuan Gjykatën Speciale me shpresën se vet do të amnistoheshin, tani nuk doli si e mendonin Gjykata Speciale na qenka “anti Kosovë”, dikur ishte e mirë sot e keqe, sipas interesit të tyre.

Kosova nuk guxon të jetë peng i interesave të Hashimit dhe servilët e tij në PDK. Të njëjtit, konkretisht servilët e Hashimit, si rasti i anëtarit të kryesisë së PDK, Betim Gjoshi ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ose shkarkimin e saj, të jap dorëheqje ose të shkarkohet. “Veç dy rrugë janë për Donika Gërvallën, urgjentisht të jap dorëheqje ose urgjentisht të shkarkohet nga Albin Kurti”, shkruan Gjoshi.

Krejt këto akuza në drejtim të kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallës kanë ardhur lidhur me një deklaratë që e njëjta e kishte bërë dikur për Gjykatën Speciale. Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaçi që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaçi. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla.

Këtu, asnjë fjalë, asnjë fjalë e vetme nuk është anti kombëtare, as shkelje e kushtetutës dhe gjëravë për të cilat dikush dueht të jep dorëheqje. Pikërisht për ato që shkruante dikur Donika, ata po akuzohen në Hagë, këtu po thuhet vetëm e vërteta. Tani që zonja Gërvalla është edhe ministre e jashtme e ka për obligim që të dërgoj të gjitha ato që kërkon Gjykata Speciale, për të gjitha ato që Kosova posedon, edhe për krimet e serbeve, por edhe nëse ka informacione për vrasjet politike. Kjo është e drejtë dhe detyrë e Kosovës. Pas këtyre akuzave ka reaguar edhe vet kryediplomatja e Kosovës,lidhur me qëndrimin e saj ndaj Gjykatës Speciale.

Gërvalla ua bëri me dije kundërshtarëve të saj se asnjëherë nuk do të pushon së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike.

Krimi nuk ka etni dhe si e tillë duhet të gjykohet, kushdo që ka bërë krime është kriminel, dhe këtu mbyllet debati. Unë, uroj që Hashimi dhe të gjithë ata mos të kenë bëre krime, të lirohen, por nëse kanë bërë secili mban përgjegjësi për vetëm e saj.

Donika Gërvalla është vajzë dëshmori, Donika duhet vlerësuar për qëndrimet e saja, ajo u vlerësua lart për paraqitjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Të gjithë ata që mundohen kundërshtarët e tyre t’i akuzojnë politikisht nën ombrellën e UÇK, s’janë asgjë vetëm të mjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat