A mund të ndodhë bashkimi kombëtar Kosovë-Shqipëri?

Opinione

A mund të ndodhë bashkimi kombëtar Kosovë-Shqipëri?

Nga: Arben Kurteshi Më: 5 maj 2021 Në ora: 21:27
Arben Kurteshi

Gjithçka fillon me një mendim!

Të gjitha veprimet tona dikur ishin vetëm mendime, thotë James Alain.

Vet shtëpitë apo banesat tona, dikur ishin vetëm mendime.

Nëse në kokat tona mbjellim mendime të ndritura, do të pasojnë veprime të bukura⁉️ Nëse mbjellim mendime të këqija, do të pasojnë veprime të dëmshme❗️

Nëse nuk mbjellim asgjë, as një mendim në kokë, atëherë do të mbien diçka e “egër” që as nuk do ta dimë se çka është!

Nëse mbjellim vëllazërimin në kokat tona, do të pasojë bashkimi!

Nëse mbjellim urrejtjen, do të pasojë copëtimi!

Nëse nuk mbjellim asgjë do të mbien diçka që nuk e njohim, “që ndoshta mund të çojë kombin drejt asimilimit”

Bashkimi mund të fillon menjëherë, jo direkt, por indirekt, së pari në kokat tona e më pas në veprimet tona

Ne i krijojmë kushtet dhe rrethanat për bashkim, dhe jo rrethanat neve!

Vet liria jonë që e shijojmë sot, ka filluar me një mendim, dhe është shndërruar në veprim!

Aromën e lirisë, që e shijojmë sot, lulet e para të lirisë; janë mbjellë ujitur, e janë rritur në tokën e fshehur, mu në „kopshtin e ndritur“ në mendjen e ndritur të heronjve tanë!

Edhe pse rrethanat dhe kushtet nuk lejonin të ndryshojë gjendja reale, ata i mbollën, kultivuan dhe rritën trëndafilat e kuq, në tokën e fshehur, në kopshtin e tyre të ndritur, që sollën lirinë.

Nëse sot të gjithë ne, në kokat tona mbjellim bashkim, për pak kohë mund të shndërrohen në veprim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat