Bisedë me pikëçuditëse(!)

Opinione

Bisedë me pikëçuditëse(!)

Nga: Skënder Karaçica Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:13
Skënder Karaçica

Kur bisedoja në Çikago me miqtë amerikanë se shteti i Kosovës, për një pjesë të pakicës (serbe)në qytetin e Mitrovicës, për çdo muaj ua paguan shpenzimet për energjinë elektrike(siç!), ata bënë rrodhen krahët dhe me thanë:

- Po, kush janë ata dhe ajo pakicë serbe që jeton në shtetin e Kosovës, që, përmes (,,ligjeve,,) paskëshin kaq shumë privilegje si qytetarë?-thanë me çudi miqtë amerikanë në Çikago.

- Janë pakicë ,,hyjnore,, apo dikush duhet të bëj ,,ligje,, për të rehatuar pakicën serbe në Kosovë,-ishte pyetje që miqtë amerikanë më bëjnë shpeshherë.

Kjo që ndodh në shtetin e Kosovës, energjia elektrike falas për pakicën (,,hyjnore,,,)serbe , mund të ndodhë vetëm në shtetin tonë, u thash miqve tanë amerikanë.

Në Amerikë për këto vite të shtetndërtimit shekullor, nuk ka ndodhur që, për ndonjë pakicë dhe privilegj të kenë energjinë elektrike apo diçka ngjashëm falas,-e thanë ata në takimet tona në Çikago.

Më Kushtetutë të gjithë qytetarët në Kosovë janë të barabartë, por pakica serbe (,,hyjnore,,) është më shumë se e barabartë më të tjerët dhe shumicën shqiptare...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat