Qmenduria e skenës politike shqiptare!

Opinione

Qmenduria e skenës politike shqiptare!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 6 maj 2021 Në ora: 19:35
Ismail Muqiqi

Shqiptarët po përballen me probleme dhe sfida më të ndryshme nga vet politikanet të cilët udhëheqin me institucionet shtetërore.

Përplasjet dhe përqarjet kanë humbur çdo arsye racionale te kulturës politike dhe asaj njerëzore. Lufta për pushtet është shndërruar në agjentë të përditshme si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Zgjedhjet e fundit në Shqipëri jo vetëm që nuk po ndikojnë në relaksimin e raporteve ndërmjet përfaqësuesve të partive politike por raportet ndërmjet liderëve politikë kanë filluar të dalin jashtë çdo norme të normalitetit politikë. Tensionet në skenën politike të Shqipërisë janë para një lufte qytetare.

Iniciativa për shkarkimin e Presidentit Meta nga ana e deputeteve të posa zgjedhur të Partisë Socialiste edhe më shumë do ti thellojë dhe acaroj raportet në skenën politike të Shqipërisë. E njëjta valle është duke u luajtur edhe në skenën politike të Kosovës. kjo u dëshmua më së miri sot në mbledhjen e Parlamentit të Kosovës ku pati përplasje ekstreme ndërmjet deputeteve të opozitës dhe mazhorancës.

Partitë politike në Kosovë të cilat e humbën pushtetin dhe pozitat e mëhershme asesi nuk po gjejnë rrugë dhe mënyrë për tu pajtuar se vota e popullit është masë determinues për marrjen e përgjegjësive në institucionet e shtetit.

Reagimi i deputeteve të Partisë Demokratike dhe të asaj të Lidhjes Demokratike kundër Ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla dhe ofendimet ndaj saj tregojnë nivelin e pa pjekurisë politike, intelektuale dhe arsimore të një numëri të deputeteve të cilët përmes filtrave të partisë kanë hyrë në Parlamentin e Kosovës.

Gjuha e komunikimit dhe kultura politike si dhe arroganca janë pasqyrë e krizës politike dhe shoqërore në Kosovë. Kjo çmenduri e veprimit “politikë” vite me radhë e kanë sjellë Kosovën në geto. Ata të cilët kanë përgjegjësi direkte për keq qeverisje me vite te tera tani me metoda kërcënuese dhe jo civilizuese përmes shantazheve po i godasin institucionet te porsazgjedhura të Shtetit të Kosovës.

Kjo mënyrë e sjelljes dhe pozicionimit është e pa pranueshme për kohën në të cilën jetojmë. Arroganca e Abelart Tahirit dhe Memli Krasniqit treguan edhe njëherë militantizmin e politikës qendrore të partisë të cilës i takojnë. Këta te cilët e votuan Gjykatën Speciale në Hagë dhe të cilët mbajnë përgjegjësi direkte për formimin e  kësaj Gjykate  tani po mundohen qe fajin dhe përgjegjësin ta shpërndajnë te Qeveria e re dhe tek Donika Gërvalla, e cila i takon sofrës së parë të familjes patriotike.

Ka kohë që kryetari i grupit Parlamentarë të Lidhjes Demokratike Arben Gashi në Parlamentin e Kosovës ka humbur çdo kritere të paraqitjes si deputet i barabartë  me të gjithë. Mendjemadhësia e këtij deputeti tregon sjelljen arrogante duke ndikuar drejtpërdrejte në ngritjen e tensioneve dhe në rrjedhën normale të punës së Parlamentit. Të gjitha këto ngjarje të cilat po ndodhin në skenën politike të faktorit politikë Shqiptarë janë shumë shqetësuese për të ardhmen e Shteteve dhe Kombit Shqiptarë. Prandaj në fund dua ta përkujtojë thënien e Faik Konica “se anemiku më madhe i Shqiptareve janë vetë Shqiptaret” shtrohet pyetja qfar po ndodh me neve...!          

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat