Një opozitë e çoroditshme dhe e gërditshme

Opinione

Një opozitë e çoroditshme dhe e gërditshme

Nga: Dedë Preqi Më: 6 maj 2021 Në ora: 20:35
Dedë Preqi

Kjo formë e sjelljeve të disa deputetëve të opozitës së Kosovës, nuk i ngjanë deputetëve të një Kuvendi institucional e njerëzor, për faktin se, brendia e tyre ka mungesë kulture dhe tradite njerëzore, madje sikur i duhet të angazhohet të i kundërvihet reformave të reja, sepse kjo formë njerëzore nuk dëshiron të bëjë dhe të sigurojë zgjidhjen e problemeve ekzistuese të vendit vet, e ca më pak do të investojë në të ardhmën e brezit të ri.

Opozitë më të çoroditshme dhe më primitive kurrë Kuvendi i Kosovës, nuk ka pasë, ndoshta as që do të ketë ndonjëherë, sepse kjo opozitë po tregon vetë se është mbetje e llumit kryesor i gjitha partive që ishin më parë në pushtet, dhe tani sikur këtij llumi po i vie erë e keqe që po kundërmon si opozitë.

Kush ka shije ta shikoj sot dhe ta dëgjojë Parlamentin e vet në një situatë të tillë, sikur një lloj fushe e mejdanit, ku paraqitën kaubojët e dobët, që mundohen të bëjnë karierë, athua se nuk u mjaftuan gjitha ato krime ekonimike që i shkakëtuan vendit të vet, gjitha ato korrupsione që nuk kanë të ndalur, deri në vendimin e ndonjë vetingu, dhe tani kërkojnë edhe mejdan kundër pozitës, sepse kjo nuk po ua plotëson dëshirat e tyre dhe po kërkon që të vertetohet pasuria e atyre që e grabitën pa djersë.

Çfarë deputeti i thotë vetës ai i cili e shanë dhe e fyen kolegun dhe kolegën e vet shqiptar, madje duke i thënë «legen» e herë «qenef» dhe «kryet ta heki» , po ku dreqin jeni rritë ju, a keni qenë ndonjëherë në shkollë, apo keni marrë bile pak edukatë familjare, së paku mos të fyeni njerëzit në rrugën e vet, apo edhe lopët ti kishi ruajtë, këtë fjalor nuk do e kishi mësuar të këtij niveli aq të ulët.

Një opozitë e çoroditshme dhe e kërditshme, një opozitë që po e humb populli i Kosovës shpresen dhe besimin ndaj tyre, dhe një opozitë që po e tregon realitetin e vet se në çfarë gjendje e sjellën Kosovën, kur ishin ata vetë në pushtet, të cilët po zbulohen ditë përditë, dhe nuk turpërohen sot para qytetarëve të vet, që po ua keqpërdorin djersën dhe mundin e tyre pa mëshirshëm.

Një imazh i tillë i opozitës, që po i prinë PDK, pastaj LDK, dhe AAK, nuk përkon me paraqitjen e tyre si opozitë konstruktive dhe serioze, por sjelljet dhe veprimet e këtij konstrukti politik, kanë të bëjnë me grupe të caktuara dhe të organizuara me çëllim, që nuk janë në shërbim të këtij vendi dhe populli, në lojën e të cilëve po pëson popullata e Kosovës, poashtu edhe pushteti i tanishëm, i cili po pengohet dhe shantazhohet në çdo hap.

Si mundet profesori i një fakulteti ku do të edukohen me qindra të rinj dhe tani ka fituar statusin e deputetit, i cili i frymëzon në këtë mënyrë edhe studentët e vet, dhe i thot kolegut të vet në Parlamentin e Kosovës, si «legen, qenef» dhe të tjera, sikur shembulli i Ardian Kastratit, dhe tjetri deputet, i thot kolegut të vet deputet «ta heki kryet», sikur shembulli i Bekë Berishës .

Padyshim, nuk duhet supozuar se për çdo shkas të dhënë është gjetur një vegël e përshtatshme, por duhet të merrët në konsideratë tërësia si shqipatrë, ku herë pas here na kushtëzohen nga gjitha anët mundësitë e të qenit njerëz të lirë në shtetin e vet dhe tokën e vet.

E gjithë çka është e veqantë dhe e neveritshme, nuk po mendojmë se jemi një komb që kemi një gjak dhe një dell shqiptari, dhe gjithë kjo që po krijojmë rreth vetës dhe proceseve tona demokratike, duke e përforcuar dhe plotësuar qëllimin e armikut tonë që e kemi parasysh, duhet ta vendosim një ekuilibër në mes arsyes, imagjinatës dhe gjenezës, që do e përmbledh tërë çështjen dhe bërthamën e qenjës tonë, të përpiqëmi që mos ta humbim përmes gjërave të thjeshta dhe primitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat