Ja pse është pikërisht Donika Gërvalla, cak i goditjeve kaq të ulëta

Opinione

Ja pse është pikërisht Donika Gërvalla, cak i goditjeve kaq të ulëta

Nga: Lirim Gashi Më: 7 maj 2021 Në ora: 08:13
Lirim Gashi

Nuk është rastësisht Donika Gervalla cak i sulmeve kaq të egra, të pabaza, të paarsyeshme, degraduese, denigruese dhe ofenduese.

Donika po dëshmohet për çdo ditë e më tepër si një lokomotivë, e cila politikën e jashtme kosovare që deri dje ishte pushimore, puf dhe cirk nepotist i pushteteve të pasluftës, sot po e shndërron në një diplomaci profesionale, serioze, atdhetare dhe shtetërore, gjë që po e pranojnë edhe personalitetet më serioze të politikës evropiane dhe botërore.

Urdhri për të vepruar kështu po u vjen krimbave të gjarprit indirekt nga Beogradi përmes korrierit Edi nga Tirana.

Përmes korrierit Edi të cilit Hashimi ia ka spostuar Vlora Çitakun në Tiranë, sepse Donika drogirashit të çmendur nuk po ia lë asnjë milimetër sipërfaqe manovruese në parketin diplomatik evropian dhe botëror për tradhtimin e interesave të Kosovës.

Në anën tjetër korrieri i Vuçiqit Edi është njëherësh edhe vëllai i Hashimit, për të cilin po përpiqet me mish e shpirt që të bëjë "Deal" në Beograd.

Prandaj Hashimi atij në shenjë falënderimi ia ka dërguar dhuratën Vlora, për t'ia kryer punët e pista, duke ia bërë veriut të Kosovës Hasta La Vista.

Së shpejti do të keni informacione të sigurta, që dëshmojnë qartazi se cilët individë të opozitës kosovare prej cilëve individë të pushtetit serb po marrin urdhra dhe instruksione për të vepruar pikërisht kështu siç po veprojnë.

Veprimi sipas motos s'keni qare pa na dëgjuar dhe dashur, pavarësisht se çka flasim dhe si veprojmë, sepse ne ju kemi çliruar, prandaj ne mund të bëjmë me juve çfarë dhe kur të duam, është dëshmi se prej cilit brum njerëzor dhe politik janë të ndërtuar këta (pa) njerëz.

Prandaj ofendimet dhe fyerjet e orkestruara ndaj Donikës në Kuvend, dirigjentin e tyre e kanë 100% në Beograd.

Sepse këta (pa) njerëz që i zbatojnë me kaq shumë përpikëri urdhëratë e Beogradit,  janë morra, pleshta dhe hardhuca për nga natyra, ngaqë kështu e lyp puna, respektivisht kështu e lyp Vuçiçi, Edi, Hashimi, Batoni, Putini, Erdogani, Hamami dhe Hyra.

Sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta mëshirojnë kasapin Vuçiç ndaj Krye-melaqes së tyre me emrin Hashim.

Mirëpo në këtë mënyrë vetëm sa po dëshmojnë gjithnjë e më shumë, se pas pasthirrmave të shëmtuara fshihen qyqet e natës, të cilët e refuzojnë me këmbë dhe duar leksionin prej disfatës.

Sepse edhe ashtu tërë jetën e lumë kanë qenë qyqarë të paparë, respektivisht urithë, gjarpërinjtë dhe dhelpra, që i vërsulën viktimave të mjera natën si bisha, për t'i bërë shkrumb e hi dhe për t'i vajtuar ditën me lot krokodili, prandaj lotët e rrejshëm nuk po ua thanë as letra e tualetes, e as mindili.

Sepse pas vajtimit me lot krokodili sërish fshihen nëpër vrima si urithët, për t'i ndërruar rrobat e hajduteve zvarranikë, me rrobat e politikanëve, dhe për ta vazhduar në një tjetër mënyrë zullumin e paparë tinëzar, ndaj popullit dhe shtetit të dytë shqiptar.

Sepse janë qyqe të natës, urithë, gjarpërinjtë dhe dhelpra, që futen nëpër vrima e shpella dhe që e presin aty jo vetëm urdhrin e ardhshëm për zullum, duke u shtyrë me njëri tjetrin se kush do të prodhojë më shumë.

Ose edhe më saktësisht aty presin për ta marrë urdhrin nga Krye-gjarpëri, Krye-urithi, Krye-dhelpra dhe Krye-qyqja.

E që Kryemelaqja e tyre është kombinim i Ali Babës dhe Esat Toptanit s'guxon

 t'i plasë trapi asnjërit prej nesh, sepse ne për ta jemi thjeshtë vetëm numra të pavlerë, me të cilët guxojnë të bëjne kur dhe çfarë të duan, dimër e verë.

Mirëpo malo morgen.

Sepse nuk kanë për ta pare kurrë ma filmin e moçëm, skenarin e të cilit ua ka përgatitur Beogradi.

Prandaj ju që i përkrahni pa pikë turpi Krye-gjarpërin dhe Krye-cubin, ju lutem mos e bëni këtë edhe në të ardhmen, sepse vetëm sa po dëshmoni që jeni cubat e tij për çdo ditë e më shumë, dhe njësoj të gatshëm për zullum.

Sepse si duket jeni mësuar të jetoni si parazitë, virus dhe përbindësh, në mënyrën më të mirë të mundur, prandaj nga shpirt ligësia dhe grykësia e moçme edhe pas leksionit të 14 shkurtit, asnjë milimetër s'jeni lëkundur.

Dhe kjo është arsyeja pse sipas jush askujt s'guxon t'i plasë trapi, se kë e vrau Komisari Memo dhe kë e plaçkiti Komandat Rrapi.

Sepse ju tërë kohën besuat dhe ende besoni se UÇK ishte pronë e juaja private, prandaj njësoj si me të në luftë, vepruat edhe më popullin dhe shtetin në paqe.

Prandaj edhe UÇK-në e njolloset, plaçkitet dhe degraduat, njësoj si popullin, pronën e tij, dinjitetin dhe shtetin.

E pyes veten çfarë beri NATO në vitet 1998-99, që nuk iu dëgjua kurrë zëri?

Di dikush prej jush diç më tepër për këtë punë ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat