Debati mediatik dhe logjika e komunikimit

Opinione

Debati mediatik dhe logjika e komunikimit

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 7 maj 2021 Në ora: 08:53
Ruzhdi Peçani

Aristotel kishte shkruar se të folurit është ajo që dallon njeriun nga kafshët. Përcaktimi i dytë është ajo se njeriu është një  zoon politikon, qenie e një bashkësie. Njëra nga qenësoret është se komunikimi  vë lidhjen në bashkësinë, communitas.

Në kohën e Sokratit, kanë jetuar filozof të njohur që u quajtën sofist. Dhe, që atëherë  për këtë meritor do ishin  Sokrati  dhe Platoni, do kishte këtë kuptim:  Ua shihnin për të madhe se më shumë  ishin të dhënë në atë se si do ta “gjunjëzonin” kundërshtarin gjatë debatit, se për atë që të arrihet te e vërteta. Sofistët ishin, si thuhet, të parët që ishin mësues profesionist. U mësonin për logjikën dhe retorikën, shkathtësinë e mendimit dhe të shprehurit të mirëfillët. Po t'u besohet , puna shkonte mirë, ngase mbahej qëndrimi për atë se kur ndonjëri nuk njeh logjikën dhe retorikën, nuk mund të ishte pjesë në punët publike, të ishte qytetar. Për këtë thënë ashpër, grekët e vjetër një të tillë e quanin idiots.

Kohan të cilën ne jetojmë dukshëm ndryshon nga ajo e Athinës. Mjerisht, po edhe për fatin, mund të thuhet. Po përkundër shumë dallimeve, kërkesa për arsimim qytetarë është e pranishme dhe e kërkuar. Të jesh i qytetëruar, kjo do të thotë, mes tjerash, të jesh në gjendje të artikulosh interesin tënd në një bashkësi.

Komunikimi mund të bëhet në disa mënyra : me puthje, grushtim, përmes tytës, muzikës, gjestit apo  fjalëve . Kur dikë shikojmë  nën sy, dikujt ia mbajmë pallton, i dhurojmë lule apo ia qesim gjuhën, e gjithë kjo është komunikim. Këtu tani është që të merremi me një formë të veçantë të komunikimit që është  argumentimi. Argumentimi është komunikim në të cilin, përmes një arsyetimi racional, bëjmë përpjekje që të shpalosim mendimin tonë, duke e bërë të pranuar për të tjerët. Ky lloj komunikimi mbanë rëndësinë për disa arsye. Parasegjithash , argumentimi është mënyrë jo e dhunshme që dikë ta detyrojmë të pranoj një qëndrim . Kjo shumë e rëndësishme për tolerancën në jetën e përditshme dhe demokracinë.

Të themi si përfundim, debati në pjesën më të madhe është proces i argumentimit. Do thotë, bëhet fjalë për komunikimin racional që zhvillohet në mediet. Kjo duhet të jetë e qenësishme, të bëjmë dallimin mes debatit dhe përpëlitjeve që të mos pranohet argumenti, që është mjaftë e shpeshtë në komunikim dhe bërjes së debatit në mediet TV. Kështu parësore të jetë momenti kur mendimin e shprehur ta bëjmë racional dhe të pranueshëm për bashkëbiseduesit. Në debat nuk vlen rregulla  In love and war all is fair . Dhe mu për këtë logjika si disiplinë, me dykuptimësinë e sajë, mundëson  formësimin e mendimit gjatë bërjes së debatit.

Debati që në fillim duhët definuar. Parasegjithash duhet definuar fjalët kyçe të tezës për të cilën do shqyrtohet, ashtu që mos të ndodhi që panelistët të shqyrtojnë  dhe tema  nga më të ndryshmet. Po, nuk definohen kuptimet thelbësore, mundësia do jetë e madhe që debati të rrëshqasin nga ai përmbajtjesor në atë verbal duke e humbur kuptimin.

Nga e gjithë kjo sipër, një qasje vështrimi të një debati në TV Klan Kosova, Rubikon dt.28 prill 2021.Tema Qeveria Rama3 –Kurti 2, me Adriatik Kelmendi. Mysafir në debat, ish ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë z.Islam Lauka, opinionisti  z.Ilir Ibrahimi, z. Avni Bytyçi, politolog dhe publicisti z.Shkëlzen Gashi. Me fillimin e dabatit fillojnë edhe ndërhyrjet mes panelistëve. Dhe kur epen argumentet ato nuk pranohen – pa patur kundërargument.

Kjo nga politologu, ngase me që ishte edhe zëdhënës i PDK, shpejt do i ngacmohen neurofibrilet, duke bërë monolog vetëm të mos lejonte tjetrin të artikuloj mendimin. Nuk le përshtypjen se posedon aftësi inerpersonale po edhe atë intrapersonale, me shprehjet: “Mos manipulo Shkëlzen, pse po rrenë, nuk ke pikëpamje”.

Ambasadorit Luka, vetëm njëherë i drejtohet me “Ju”, ngase tërë kohen me “ti”, mëtej “ambasador a ke lexuar Kushtetutën e Kosovës, duket se jo! Ja po ta citoj”, lexon nga telefoni, sikur harron se çdo ambasador në një vend ka të njohur si kushtetutën po dhe kulturën dhe traditat e shtetit ku shërben?! Në një rast i drejtohet ambasadorit : “po flet kot” dhe në një rast “po kërkoj falje z. ambasador që pruna veten në këtë nivel, ky është argument hipotetik”. Për zgjedhjet në Shqipëri, opinionisti “Ishin zgjedhjet më të mira …”,Shkëlzeni “po flet kot” dhe Iliri ia kthen “të paska zanë Ramazani Shkëlzen, aje normal çka je tu folë”.

Ambasadorit - opinionisti “nuk e keni lexu ambasador”, aludon në kushtetutën –komunikon me një të qeshur cinike, dhe prap “ambasador, kurrfarë rëndësie nuk ka mendimi yt”. Po, pse iritoheshin nga argumentet kur shtronte ambasadori, kur shkëlqësia e tij përdori vetëm shprejet ”Rama nuk ka njohur mirë Kosovën”, ”ju lutem mos banalizoni…,mos personalizoni”dhe shprehjen “unë kam rezerva për këtë”. Kur publicistin nuk e lënë të mbaroj mendimin, ky u drejtohet “po shpif Avni dhe nuk bie unë në këtë nivel, je injorant”.

Dhe tani, si përfundim, mund të themi se herë hera kishte rrëshqitje nga tema e debatit.

Konstatimet e kundërshtarit karikoheshin me buzëqeshje cinike. Politologu, mbase sikur ishte hera parë në debat, nuk do mbaj qëndrimin  mu si militant i partisë që i përket. Ky në moment nuk do mendonte se më me rëndësi është ajo se çka do thoshte se me kë debaton, dhe atë duke vlerësuar argumentin e kundërshtarit si të pakuptimtë po dhe tentimet që ta bënte nervoz. Kjo, në mungesë të tezave dhe logjikës së komunikimit, edhe duke sulmuar personalitetin e bashkëbiseduesit me fjalë denigrimi.

Sipas Shopenhauer  “Kush është i mençur, ai  gjatë bisedimit më pak do mendoj se për çka flet, po më tepër për atë me të cilin bashkëbisedon.” Po të mendoj kështu, mund të jetë i bindur se nuk do thotë asgjë për të cilën do pendohej.

Shkathtësitë në marrëdhëniet me rrethin paraqesin kombinimin e shkathtësive interpersonale -aftësia e bashkëpunimit me grupin apo rrethin, si dhe shkathtësive intrapersonale - aftësia e menaxhimit  të qëndrimeve vetanake dhe emocioneve. Shkathtësitë në marrëdhëniet me njerëzit me rrethin apo grupin, paraqesin elementin thelbësor të suksesit.

Me përfundimin e debatit ishte e pamundur, që pas shkëmbimit të mendimeve, që arrihej apo nxirrej  një përfundim apo premise, që do tu përgjigjej të gjitha palëve që ishin pjesë në debat. Debati  mes panelistëve, me mendime të kundërta, edhe mund të jetë nganjëherë produktiv me nxjerrjen e një konstatimi, në  kuptimin e korrigjimit të mendimeve dhe qëndrimeve.

Megjithatë, në këtë debat njëri nga bashkëbiseduesit kishte në kokë, vetëm qëllimin të fitoj ndaj kundërshtarit dhe ta dërmoj, pavarësisht çmimit dhe së vërtetës? Dhe në mediet tjera vizive ku zhvillohen debate, kurrë në asnjërin, nuk pamë se do nxirrej premise për temën e shtruar në debat. Kjo, pse kështu? Atij që udhëheq, debati i rrëshqet nga dora, apo i kënaqur nga kundërshtitë vlerëson se debati ishte atraktiv, apo joprofesionalizëm? Njëra do jetë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat