Pse mos të ketë një bashkëqeverisje tranzitore PD-PS  në Shqipëri

Opinione

Pse mos të ketë një bashkëqeverisje tranzitore PD-PS  në Shqipëri

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 7 maj 2021 Në ora: 11:00
Skënder Sadri Kapiti

Demokracia nuk është vetëm luftë për pushtet, por demokracia është edhe marrëveshje, konsensus e pajtim kundër përçarjeve dhe  të këqijave që kërcënojnë dhe rënkojnë sovranitetin, zhvillimin dhe integrimin.

Them dhe mendoj se duke parë që Shqipëria po zvarritet prej 30 vitesh në një ngërç politik, në një tranzicion të traumatizuar, tranzicion pengues e moszhvillimor të demokracisë, të ekonomisë, të mosndërtimit të shtetit ligjor dhe të mosintegrimit në BE, atëherë vjen edhe logjikshëm arsyetimi se përse të mos ketë një konsensus dhe madje edhe një bashkëqeverisje tranzitore ndoshta edhe me dy mandate prej dy partive kryesore politike: asaj Socialiste dhe asaj Demokratike të Shqipërisë?!

Dhe pra, pse,  por të mbahet peng shteti dhe shoqëria shqiptare prej inateve, egoizmave, pabesive dhe prej interesave të ngushta të disa individëve dhe të disa klaneve politike të partive politike  të cilat po e mbajnë  Shqipërinë në udhëkryq permanent korrupsioni, krimi  dhe në një gjendje paqëndrueshmërie politike dhe pasigurie gjithfarëshe me dëme e pasoja të rënda kombëtare; dhe që ka tredhjet vite që për Shqipërinë është krijuar edhe një imazh i pakëndshëm, i errët dhe i  zymtë ndërkombëtar, e deri sa po çuditet edhe Bota prej kësaj farë demokracie tipike shqiptare.

Duke u nisur nga konsiderata të paanshme dhe jo politikisht te ndikueshme nga interesi  partiak dhe ai personal; duke u çliruar për një moment nga fanatizmi politik dhe duke vënë interesin shtetëror, atë kombëtar dhe atë të përgjithshëm mbi atë politik e partizanin do të ishte mirë që Shqipëria të bashkëqeverisje nga një koalicioni PS-PD.

Kundër këtij koalicioni do të ketë kundërshti dhe pakënaqësi natyrisht sidomos nga “ekstremistët”, nga ata që e shohin politikën pozicion tabu dhe si “herezi” një bashkëpunim të tillë, por që nuk ka asgjë të keqe nëse arrihet një marrëveshje historike një “pajtim” politik historik mes dy partive politike kryesore në Shqipëri për të mirën kombëtare dhe për integrimin në BE.

Kjo periudhe bashkëqeverisje e bashkëpunimi  mes PD e PS nuk do ta dëmtonte as demokracinë dhe as pluralizmin, se më shumë se është dëmtuar dhe shpërdoruar demokracia në këto 30 vite nuk ka të shkojë më keq, por një konsensus parimor, pajtimor dhe i gjerë PD-PS  do t’i shërbente formimit të  besimit demokratik të ndërsjellët, konsolidimit të shtetit ligjor e demokratik si dhe te një demokracie zhvillimore pa kriza, pa grindje e tollovi , do t’i jepte fund kulturës së manipulimit të zgjedhjeve dhe fenomenit të shitblerjes së votës, dhe do të mundësohej edhe  instalimi i një  kulture demokratike e qytetare te asaj   se në demokraci fitimtarë janë të gjithë; do t’i jepte fund  edhe  ndarjes së shoqërisë në  dy tabore kundërshtarësh, në Ne dhe në Ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat