Pse (përse) politikanët ose klikat e korruptuara, kanë aq shumë frikë nga kursi reformator ose energjikë i Kryeministrit Kurti ose Presidentes Osmani...?

Opinione

Pse (përse) politikanët ose klikat e korruptuara, kanë aq shumë frikë nga kursi reformator ose energjikë i Kryeministrit Kurti ose Presidentes Osmani...?

Nga: Agron Shabani Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:03
Agron Shabani

Nuk është problemi tek Kryediplomatja Gërvalla, me rastin e shantazhit, komplotit dhe bojkotimit të vazhdueshëm ose sistematik të të ashtuquajturës opozitës kosovare-ndaj çdo formule ose platforme reformatore ose restauratore që vjen nga ana e Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti dhe bashkëpunëtorëve të tij. Nuk ishte madje, as zgjedhja ose votimi i znj. Vosa Osmani për Presidente të Kosovës etj. Problemi është dikund tjetër. Tek politikanët ose klikat e korruptuara, kriminalizuara dhe trafikuara (kontrabanduara) në të gjitha hallkat ose zinxhirët e mundshme të shtetit, pushtetit, parlamentit ose politikës kosovare, si dhe tek punëdhënësit ose padronët e tyre të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët në figurën ose personalitetin reformator dhe energjikë të Albin Kurtin, ose Presidentes Osmani, Kryediplomates Gërvalla etj., e shohin fundin e tyre. Gjegjësisht, fundin e karrierës (pushtetit), krimit të organizuar, prostitucionit politik ose kadrovik, komplotit, shantazhit, trafikut ose kontrabandës së njohur shumëvjeçare në shtetin, pushtetin ose politikën ose diplomacinë kosovare etj.

 

E para: Kryeministri Kurti, Presidentja Osmani, Kryediplomatja Gërvalla, Ministrja Albulena Haxhiu etj.,si duket, janë të vendosur për t'i shkuar deri në fund asaj lufte të rëndë që i ka pllakosur dhe mjeruar aq shumë popullin, shtetin dhe politikën kosovare. Thuhet se vetëm në Kosovë ose rajon (Ballkan)-nën patronatin ose kujdestarinë e nëntokës politike dhe prapolitike, qarkullojnë me tepër se 2.5 miliard euro ose dollar amerikan të pista (të pashpërlara) dhe pa mbulesë. Shumica e atyre të hollave, thuhet se ndodhën të bartura (liferuara) ose deponuara (me nofka, shifra dhe emra të ndryshëm imagjinar ose fiktivë) nëpër bankat turke të Rexhep Taip Erdoganit dhe klikës së tij familjare, farefisnore ose nepotiste në Turqi, Qipron e kontrolluar nga turqit dhe gjithandej, në këmbim të restaurimit ose "florimit" të xhamive, hamamëve ose objektëve të tjera mesjetare ose turko-otomanike, si dhe të mbajtjes së vazhdueshme të Kosovës dhe shqiptarëve së bashku me boshnjakët ose serbo-sllavët e turqizuar ose islamizuar të Herceg Bosnës ose Sanxhakut, në "zonën e gjelbërt muslimane ose islamike" të "Kalifatit të madh" të Erdoganit ose Turqisë. Kjo përmes "investimëve strategjike" ose finansiare dhe ekonomike të Turqisë në Kosovë dhe Shqipëri (turqit e dominojnë tregun e finansave, sipërmarrjeve dhe kapitalit shqiptar ose kosovar)-në vorbullën e njohur të 'mërimengës së madhe' të kurthave, intrigave ose dredhive të njohura turko-bizantine, të përkthyera në "sferën e re" të aspiratave dhe interesave të njohura të "perandorisë së re" osmane ose turko-otomanike nën "sulltan Erdoganin" etj.

 

 

E dyta: Shtoja këtu edhe "kuadrot akademike" ose "prof. dr." e ndryshëm kosovar (si Kiçmari, Mulliqi, Latifi, Kastrati, Paçarizi etj. (secili me "profesor" ose "intelektual" se tjetri) të cilët nga ish student të përjetshëm në Bochum të Gjermanisë, Prishtinë, Tiranë, Tetovë a dikund tjetër, janë ngritur ose promovuar në "profesor universiteti", politikan, "lider historik", diplomat ose ambasador me "shkolla të larta fillore" ose me kurse të natës si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe plot të tjerë.

"Atyre që u vije (vjen) zor ose 'marre' më u bërë profesor universiteti, shkencëtar, akademik, apo njerëz të ditur, intelektual dhe inteligjent, kanë shumë gjasa të bëhen historian, poet, piktor, gazetar ose politikan.", do thoshte dikur Friedrich Nietzsche, të cilin shumica e "liderëve", politikanëve ose profesorëve" të Prishtinës dhe Tiranës, si duket e kanë pasur "nun" ose "kumbarë"!?

 

 

E treta: U mor vesh se nga ajo lojë e ndyrë dhe tepër perfide, mëse tepërmi përfitojnë Edia Rama së bashku me Aleksandar Vuçiçin e Serbisë dhe Hashim Thaçin e Kosovës, në­ projektin dhe planimetrinë e tyre djallëzore ose satanike mbi "miishengenin ballkanik" dhe në fund, ndarjen ose copëtimin e ri të Kosovës në favor të Serbisë ose Turqisë etj. Pjesë e asaj loje, sipas shumë gjasave, është edhe Lulëzim Basha, ku asnjëherë nuk përjashtohet mundësia e ndonjë "traktati sekret" në mes Edi Ramës dhe Lulëzim Bashës-kundër Sali Bërishës, Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Ramush Haradinajt, Presidentit shqiptar, Ilir Meta dhe kundërashtarëve të tjerë të "minishengenit ballkanik", të tërhequr, pilotuar dhe komanduar nga "lokomotiva" dhe personeli serb. Kush e di...¿?

Ndonëse, mund të ketë edhe plot surpriza ose sihariqe të tjera "sensacionale" ose "bombastike" me mundësinë që të përfitojnë Edvin Rama, Aleksandar Vuçiçi dhe "arkitektët" tjerë të ndryshimit të kufijve dhe rindarjes së Kosovës në favor të Serbisë, e cila do e shpëtonte Thaçin nga gjykata speciale ose tribunali i Hagës etj.



E katërta: Edi Rama thuhet se është një "delengjinjë i vogël" bolshevik, komunopansllavist ose komunosocialist me pikëpamje ose botëkuptime të njohura proletare, kosmopolite ose internacionaliste. Komunistët, thuhet se janë të pa komb, të pa fe dhe pa atdhe. "Atdheu ose mëmëdheu i tyre është partia, komb e kanë njëri tjetrin, ndërsa fe e kanë ideologjinë internacionale, proletare ose bolshevike.
Në fakt, e pandërgjegjshmja, irracionalja ose sistemi psikik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar, burimuar dhe derivuar prej "egos", "libidos" ose vetkënaqësisë së pastër personale ose individuale që interferon dhe reflektohet drejtpërsëdrejti edhe në anën seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste ose egocentrike në esencën ose substancën e saj, do thoshte Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato "artificiale" që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si shteti, pushteti, kisha, ushtria, xhandarmaria (policia), politika, diplomacia, mediet etj.

Se këndejmi, gjërat më të rrezkishme dhe më të shëmtuara për politikanët e ndryshëm ditor ose periodik në Prishtinë dhe Tiranë, janë mburrja dhe krenaria e tepruar pa vlerat, cilësitë, atributët, prerogativet ose meritat paraprake. Dhe, kjo sidomos atëherë kur epshët ose vullneti i tyre për të sunduar ose qeverisur, bëhen sëmundje ose pavetëdije. Kjo për faktin se ata gjithmonë gjejnë strehën ose audiencën e tyre tek shtresat ose kategoritë më të varfëra, me të pazhvilluara dhe prapambetura shqiptare ose kosovare. Pse (përse) ndodhë kjo? Sepse, në shtratin ose gjirin e madh të ngritjes ose promovimit tè tij mbi luftërat ose konfliktet e ndryshme politike, partiake, konceptuale, ideoogike, rajonale, krahinore ose provincialiste, lideri ose politikani shqiptar ose kosovar, i cilësuar, tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në "instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit të madh shtetror, nacional ose politik" -është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, terrorit, shantazhit, komplotit, forcës ose fuqisë së njohur sundimtare, ligjore, policore, ushtarake etj.,si mjet dhe si qëllim. E sidomos atëherë kur ai është në gjendje të shkel edhe mbi trupat e gjallë dhe të vdekur të rivalëve ose kundërshtarëve të tij, për t'i arritur dhe realizuar të gjitha planët, ambiciet dhe qëllimet e tij karieriste, profiteriste dhe të tjera në menyrë hipokrite, blasfemike, djallëzore ose satanike, duke i përçare, hasmuar, tensionuar, inatosur dhe ndërsyer vazhdimisht Jugun-kundër Veriut të Shqipërisë ose anasjelltas, nga njëra anë, si dhe "sunnitët" e Llapit, Gollakut ose Drenicës- kundër "shiitëve" dhe "katolikë­ve" ose "kaurrëve" të Dukagjinit si "toskët" e jugut-kundër "gegëve" të veriut në Shqipëri.

 


E pesta: Ndryshe nga kjo, politikanë ose diplomatët e mençur, intelektual, profesional ose intelegjent, flasin të matur dhe në distancë mbi luftën ose konfliktin, politikën ose diplomacinë etj. Sytë e tyre shohin dikund largë ose tepër thellë, dhe brenda algjebres ose alfabetit të tyre e kanë të bukurën, të dashuren, të mençuren, tè zgjuaren, ekselenten, sublimën, madhështorën, racionalen etj.
Ata flasin ose dialogojnë me gjuhë të zgjedhur ose elokuente, si dhe me rropatje ose "përplasje indiferente" qerpikësh që mezi i presin fundin ose epilogun e një dialogu (monologu) maratonik mbi "vendosjen ose mosvedosjen e ambasadës kosoare nè Jeusalem" etj. Duke i njohur, lëxuar dhe kuptuar ngjarjet, mesazhet, interesat, aspiratat, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjes ose ndodhjes së bashku me "figurat supreme" ose "madhështore" që i zotèrojnë edhe "mbretëritë e yjeve" së bashku me gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit! Edhe ato koka të përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës! Edhe mbi qafen dhe kurrizin e thyer ose lakuar, poshtë krahut të së ciliave, si dikurë, si gjithëmonë...edhe sot, prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur, gjegjësisht, të rrudhur, tkurrur, stërkequr ose çoroditur të kombit dhe atdheut. Në të kundërten, liria individuale dhe kolektive, tehuajësohen, determinohen, paradigmatizohën, sfidohen, blasfemohen, stigmatizohët dhe bëhët instrument i robërisë së të tjerëve në diverzitet, polaritet ose rivalitet.


E gjashta: Jeta, vepra dhe kariera e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, institucionale, politike ose diplomatike, nuk janë vetëm imitim (mimesis) ose riprodhim i thjeshtë i ligjëve të njohura jetësore, natyrore ose ordinare, por një gërshetim, sintezë ose simbiozë e hollë dhe tepër e thellë në mes metafizikës së moralit, fenomenologjisë së natyrës si dhe fenomenologjisë së shpirtit, shtetit, popullit (kombit), shoqèrisë dhe intelektit të lartë njerëzorë ose qytetar. Filozofia politike rindërton dhe eksploron, përmes analizës së të gjithë elementeve, mjedisin, konceptimin e jetës dhe vlerat e larta shkencore dhe humaniste nga të cilat lindin veprat madhore, sublime ose relevante. Intelektuali politik, apo lideri i rafinuar, intelektual ose intelegjent, janë misionarë, filozof, arkitekt, instruktor dhe kundrues të specializuar dhe kompetent të politikës reale, ideale, racionale, materiale, dialektike ose ekzistencialiste që e njohin atë, dhe ia dalin të kuptojnë tërësinë ose kompleksivitetin e problemit.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, duhesh të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar dhe politik, për t’i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin modern ose bashkohor së bashku me ikjen e “botës moderne” ose “bashkohore” në Kosovë, Shqipëri dhe gjithadej, nga narrativi dhe diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrite, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem shtetror dhe nacional në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të atyre që me mjete (linçuese, shantazhuese ose komplotiste.) i justifikojnë qëllimet e tyre. Dhe, kjo pikërisht përmes një koncepti esencialist ose substancialist në kuptimin e liderit ose politikanit si ‘cityoeni global’ ose ‘burgerosi të lartë', dominant dhe absolutist mbi të tjerët, tek i cili, duhet të pajtohen edhe dimensioni i tij i veçantë ose specifik, edhe dimensioni i përgjithshëm global ose universal në kontekstin njohur shtetror dhe nacional. Sepse, personi ose individi, sipas tyre vërtetë mund të bashkohen me ta ose me ata që janë atje dikund "lartë", vetëm duke e njohur dhe pranuar frymën e autoritetit, pushtetit, identitetit, individualitetit, ekskluzivitetit, autenticitetit dhe integritetit të tyre suprem ose absolut.

 

E shtata: Politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë. Me fjalë tjera: të kota ose fare boshe janë forca (fuqia), deshirat, vullneti, orvatjet ose përpjekjet (mundimet) e tyre sizifiane, hamletiane ose don kishotike, nëse Zoti, fati, shkenca dhe natyra janë kundër tyre.

 


E teta: Politikani dhe diplomati i sotëm shqiptar ose kosovar, është prodhim (produkt), arketip dhe prototip i "borgjezisë skllavopronare ose feudalisto-politike" nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një "kauze" ose "ideologjie shtetrore dhe nacionale" që i zhvatet vazhdimisht llupès ose tutelës ligjore (juridike), materiale (finansiare), sociale, ekonomike dhe politike të "aristokracisë së lartë" industriale ose kapitaliste nga jashtë, prej nga ku shpërthejnë ose shpèrfaqen edhe skemat e ndryshme tè korrespondencave ose komunikimeve irealiste dhe surealiste midis politikës shqiptare (kosovare) dhe asaj botërore ose ndërkombtare. Tek ai natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë (sidomos kur flet ose kur flasin nëpërmjet subjektit komplesiv) bartet dhe transformohet në natyrën dhe karakterin e politikës ose pushtetit politik të personit ose individit. Edhe idetë dhe teoritë qèndrore të diskursit politik, përkthehen në kategori sociale ose societale. Përmes formulimëve, ideve dhe koncepteve determinante dhe paradigmatike, teoria etike dhe estetike paraqesin modelin paradigmatik të dialektikës politike, në kuptimin e puçjes ose bashkimit të popullit me shtetin me pushtetin. Kompetenca, ingerenca dhe "aftësia" e tyre si politikan, apo si lider institucional, konsistojnë në veçantinë e të qenit "misionar" ose 'demiurg tè vetëm' që ia dalin ose arrijnë të bashkojnë emocionet, ndjenjat, epshet, pasionet, dëshirat, dashuritë.., të bëjnë çlirimin e subjektit nga objekti ose anasjelltas. Sidomos aty ku ata mendojnë se i tejkalojnë detërat ose oqeanët e ndryshme të kohës, për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi dhe Engelsi do e quanin dikur "gjëndje të mjerueshme ekzistencialiste të qenies njerëzore ose politike."
Ndaj, politologjia ose shkencat politike, e shohin me dyshim çdo lloj konceptimi të politikës, apo kulturës shtetrore, nacionale, institucionale ose politike që harron origjinën e vet të korruptuar dhe deligjitimuar tek pabarazia sociale, qytetare, politike etj. Formulimi i një teorie dialektike të kulturës shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale ose politike, si dhe jetës materiale ose ekzistencialiste, me mohimin ose negacionin e dallimëve evidente ose ekzistuese, të duket sa absurd, po aq edhe abstrakt. Sidomos aty ku midis stimujve ose motiveve të kritikës së kulturës shtetrore, nacionale, institucionale ose politike, një vend të veçantë zë motivi i gënjeshtrës. Ku edukata dhe kultura politike dhe diplomatike, paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore, qytetare ose politike që nuk ekziston fare. Duke i mbuluar, disajnuar, valorizuar dhe glorifikuar kushtët dhe rrethanat materiale dhe ekzistencialiste.
Aty ose atje pra, ku çdo gjë që është humane ose njerëzore, ngritet dhe lartësohet, dhe me veprimin e vet qetësues dhe ngushëllues, kontribuon duke mbajtur në jetë klikat, strukturat ose nomenklaturat e korruptuara dhe kriminalizuara pushtetmbajëse ose politike në emër të ekzistencës ose mbijetesës individuale dhe kolektive. Dhe, kjo është dogmatike, demagogjike, hipokrite, paradoksale, reaksionare dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore. Për kulturën dhe demokracinë amerikane ose perëndimore-sidomos.
 

E nènta: Në politikë të lartë ose diplomaci, zëvendësimi aparent dhe transparent i një modeli me një model tjetër, është në të vërtetë recidiv, "revizion" ose një riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin ose regjimin e korruptuar, autoritar ose totalitarist në tërësinë e tij.

Ndaj, duhet besuar dhe shpresuar se Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe pushteti ose qevëria e re kosovare, mund t'i sherbejnë shoqërisë moderne ose bashkohore në esencën (substancën) dhe tërësinë e tyre. Nuk shkonë gjithëmonë me bërjen e politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare nga ana e hallave, tezëve, dadave, kusherinjëve, dajëve, tezakëve, nunave (kumbarëve) ose militantëve të ndryshëm paranormal ose parapolitik. Në politikën ose pushtetin kosovar, sipas një "logjike ose filozofie "borxheze, skllaopronare ose feudaliste, ata që kanë qenë lartë në pushtet, politikë ose diplomaci, gjithëmonë janë mirëmbajtur, ushqyer, pasuruar, ngritur ose promovuar nga ata që ishin ose janë me poshtë. Gjegjësisht, nga populli ose elektorati i manipuluar dhe duarthatë ose duarbosh.
Ndërkohë që edhe struktura dhe arkitektura e marëdhënieve ose raportëve ndërkombtare, në esencën ose substancën e tyre janë borxheze, skllaopronare, feudaliste, imperiale, kolonialiste ose gjysëmkolonialiste. Në UE-s dhe OKB-s sidomos. Është pra një "luftë" ose 'stuhi infernale, ciklike dhe enciklike' që nuk pushon kurrë, ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual e kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste.Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, nderi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike, shtetrore, nacionale, historike, gjeografike etj...Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të 'egove', 'superegove' ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. Duke i veçuar këtu interesat e njohura politike, karieriste, materiale ose profiteriste të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik në vendin tonë mbi kurrizin e thyer ose të lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve, pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar. Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një "mikrokozmos", bëhet vetëvetiu një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme borxeze, skllavoproare, feudaliste, kolonialiste ose imperialiste, për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.



E dhjeta: Shëmbja e ish 'murit' famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshavës", si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të Rusisë, Turqisè, Kinës ose dikujt tjetër, për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e "formulave" ose "doktrinave të reja" politike, ushtarake dhe të të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve, kjo do thotë se nga ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose 'subllokiste' (lëxo: alencat e fluidshme ose hektike në mes Rusisë dhe Kinës, Rusisë dhe Turqisë dhe të tjera-kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit) të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.
Në këtë kontekst të supspektshëm dhe dubioz, asnjëherë nuk duhet harruar ose mohuar faktin e njohur sipas të të cilit, influencat ose ndikimet e ndryshme eksterne ose eksplikative të Moskës ose Kremlinit zyrtar në Bruksel, Strasurg, Paris, si dhe në qëndrat ose metropolat tjera të UE-s, janë të shumëta ose të shumëfishta. Me pasoja kolaterale dhe multilaterale. Ndoshta, edhe me të fuqishme se ato të Uashitonit. Mos të flasim këtu mbi masonerinë ose oligarkinë e fiqishme ruse në të gjitha qëndrat ose metropolat me të të fuqishme perëndimore.

Ndërkohë që në Serbi (edhe pse shkaktare e luftërave, shkatërrimëve dhe tragjedive të njohura njerëzore dhe materiale ndaj vendëve dhe popujve tjerë joserb)-nga ana e fuqive kresore të Europës ose Perëndimit (plus Turiqisë, Kinës, Rusisë etj.) -është investuar 1O ose 1OO herë me shumë se sa në Kosovë dhe vende tjera.



E njèmbèdhjeta: Po e riceku sërish se mendimi i njohur politik, do zhvillohët dhe afirmohët gradualisht dhe sistematikisht së bashku me ngritjen, zhvillimin, evolucionin, transformimin dhe përparimin e pojuve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit nga sistemët ose organizimet e hershme teokratike, natyrore ose ordinare në shtetin e organizuar qytetar ose politik, të lindur ose projektuar në "polisin" e Athinës, në Greqinë Antike.
Aristoteli asokohe mendonte se shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, metodikè, ekonomi etj. Për dallim të "polisit" (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.
Duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan shtetin ose perandorinë romake nga "polisi", "politia"(politeia) ose "polietika" në "civitas" (qyteti-shteti), "civis" (qytetari) , "civilis" ( i hapur ose pranuar pèr tè gjithè) dhe "res publica" (republika ose fakti dhe realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik).
Dhe, mëqe, sipas Shën Augustinit dhe Shën Tomës (Akuinskit): Që nga fillët ose origjina e civilizimi tonë njerëzorë, kanë ekzistuar problemët ose mospajtimët e ndryshme në mes "civitas ose civilis shtetit" dhe "civitas Deit": Ishin përvoja, arti, talenti, mjeshtëria ose zgjuarësia e njohur politike, retorike, oratorike etj. (Ars Prudentia) së bashku me përvojen, aftësinë ose zgjuarësine e njohur qeverisëse, pushtetmbajtëse ose politike (Prudentia Regnativa), si dhe vigjilencèn ose zgjuarësinè e njohur popullore, qytetare ose politike (Prudentia Civilis ose Civilis Prudentia) ato që i bënin të kapshme, të prekshme, komparative dhe analogjike idetë dhe teoritë e ndryshme disonante, kognitive ose spekulative mbi ngritjen ose ndërtimin e politikës mbi bazat e ndryshme morale, religjoze (teologjike), filozofike etj. Në epokën e re moderne ose bashkohore, politika e përgjithshme u ngritë ose transformua nga "Ars Prudentia" ose "Prudentia Regnativa" në "Virtus Prudentia". Respektivisht, në aftësi dhe shkathtësi të mbajtjes së pushtetit me anë të mekanizmave ose instrumentëve të njohura administrative, juridike, represive, inkursive ose reperkusive etj.
 

E dymbëdhjeta: Po t'iu referohesh disa gazetave ose "mediave nacionale" në Kosovë dhe diasporë, apo liderëve ose politikanëve të ndryshëm kosovar që i hanë ose ndryshojnë përditë fjalët dhe qëndrimët e tyre, del se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, duhet të vazhdojnë patjetër me "narrativin, kursin ose filozoinë politike dhe dipplomatike" të paraardhësve të tyre të ngritut, promouar ose trafikuar (kontrabanduar) në politikan, diplomat ose lider të lartë shtetror, nacional ose institucional nga hiçi. Po të mos ndodhte lufta çlirimtare dhe heroike e UCK-s, si dhe ambisi ose shkatërrimi i Serbisë dhe ish Jugosllavisë, disa atje, do ishin kënaqur duke u grahur kijeve (kishkave), dhenve (delëve), dhive ose bollicave-atyre "lugjëve të verdha" më plotë bari dhe kullosë.

 

 

E trembëdhjeta: Lidhjet ose aleancat tona me të tjerët, mund të bëhen vetëm përmes arritjes dhe lartësimi drejt asaj që është më e mira per njeriun, popullin (kombin) dhe shtetin kosovar. Vetëm duke u qytetëruar, edukuar, kulturuar dhe emancipuar ne mund të arrijmë një bashkësi të vërtetë njerëzore, qytetare ose politike ku edhe “unë” edhe “ti”, edhe “ne” edhe “ju”, ose edhe “ata” dhe “ato”, do i gjenim ose zbulonim paqèn sociale dhe politike si dhe formulën e harmonisë sonë politike, partiake, shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, natyrore dhe dialektike. Do të jetë pikërisht kjo çështje si shpata e Damokleut të cilën z. Kurti dhe znj.Osmani, z.Konjufca, znj. Gèrvalla etj., do duhej ta vëjnë mbi kokë, por e cila do të jetë edhe arma kryesore me të cilën ata, do përpiqen të ndeshen me sfidat e ndryshme epokale ose monumentale në karieren e tyre shtetrore, nacionale, institucionale, politike, diplomatike etj. Kjo është sintezë ose formulë e njohur shkencore ose politologjike ku pajtimi, mirëqenia dhe harmonia e preferuar midis individit dhe kolektiviteti janë tërësishtë të mundshme?
Janë pra këto thesare nga ku mund të nxirren edhe aksiomat, edhe idiomat, por edhe metafizika dhe filozofia e të qenit lider, politikan, diplomat ose qytetar i këtij qytetërimi. Ndërsa, ura lidhëse drejt qytetërimit të lartë perëndimorë- përmes edukimit empirik dhe modernist, do jetë pikërisht ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit. Vetëm duke u ngritur, avancuar ose kultivuar nëpërmjet edukimit empirik ose modernist, qenia njerëzore, qytetare, kulturore ose politike, do mund të zotërojë më shumë lumturi fatin e saj (tij) jetësor, si dhe t’i mbarësojë fatet e të tjerëve.Vetëm përmes edukimit, personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet nga “tabulla rasa” ose “ligjet” e pandryshusra natyrore ose ordinare-drejt vlerave dhe përparimit. E kundërta, është gjendja ose situata e mjerueshme dhe ekzistencialiste e qenieve (specieve) ose ca "kafshëve të larta" pushtetmbajtëse ose politike.

 

E pesèmbèdhjeta: Në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale dhe materiale me anën praktike dhe teorike, respektivisht, heroike dhe patriotike, personalisht jamë i mendimit se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, janë dy kokat krenare dhe kryengritëse në trupin e njëjtë ose të përbashkët të shqiponjës. Tek ato dy figura ose personalitete të njohura shtetrore, nacionale dhe institucionale, në menyrë elegante, konvencionale, suplementare, instititucionale dhe konstitucionale, ndodhën të ravijezuara, konturuara, eksploruara, sintetizuara, harmonizuara dhe konvencionalizuara edhe shumë elemente të njohura brenda paradigmave dhe narrativave të tjera në sfond, ku mund të shihet ose vërehet qartë se liderët e lartcekur, vazhdimisht e afirmojnë një pluralizëm vlerash të synuara e jo një monizëm politik me thekse autoritare ose dogmatike.

Me fjalë tjera, si vlerë madhore e filozofisë politike të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, pos tjerash është fakti se pluralizmi i tyre politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdoqoftë. Ndërkohë që ata janë të aftë te hedhin poshtë secilin nihilizëm ekstrem ose radikal, si dhe komoditetin e një relativizmi ose instrumentalizimi politiko-epistemologjik të lirisè individuale dhe kolektive si themel kryesor mbi të cilin gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirë të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.

Kosova dhe shqiptarët, është koha e fundit për të arritur dhe fituar diçka ose gjithëçka nga çdo gjë me forcat e veta. Dhe, jo duke shpotitur ose ngarendur të përulur dhe kokëposhtë pas mëshirës ose lëmoshës së huaj. Pa ua ditur gjërave ose ngjarjeve monumentale ose historike, vlerën dhe as kuptimin. Sidomos lirisë, heroizmit, patriotizmit dhe krenarisë së njohur atdhetare ose vendlindore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat