Janë egërsuar “Pronto-istët”, s’ka më tenderë, s’ka më hajni

Opinione

Janë egërsuar “Pronto-istët”, s’ka më tenderë, s’ka më hajni

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 7 maj 2021 Në ora: 14:46
Përplasja në Kuvend

S’po arrijnë dot të ambientohen me rolin e ri të opozitës, kanë filluar të çmenden “Pronto-istët” e PDK-së. Seancat e Kuvendit të Kosovës po i shndërrojnë në arena të luftës për të sulmuar kundërshtarët e tyre politik.

Në seancën e fundit, disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë përplasur me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Para se të ndodhte incidenti, deputetët e PDK-së u larguan nga salla e Kuvendit me arsyetimin se nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ishte duke e degjeneruar seancën. Sikur mos të mjaftoheshin më kaq, deputetët e PDK-së po largoheshin nga salla, deputetët Memli Krasniqi dhe Ardian Kastrati u fjalosën me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Në këtë fjalosje u përfshi edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Salih Zybën dhe Besim Muzaqin.

U përdorën edhe fjalë banale, tipike të natyrës së klanit “Pronto”, të cilat shtjellojnë në esencë atë që ata janë, njerëz të gërditshëm. Sulmet e PDK ndaj deputetëve të VV-së, por edhe të atyre të listës “Guxo”, konkretisht ministres Gërvalla, janë të orkestruar nga SHIK-u. Tani që kanë ngelur pa pushtet, pa tenderë, pa dallavere, pa hajni, rrjedhimisht edhe pa para, sikur iu ka rënë qielli mbi kokë.

S’janë mësuar të jetojnë me 2000 euro pagën, pa pasur tenderë të tipit “kap dhe hesht”, me vilat e tyre të shtrenjta e lukset e shfrenuara. Tani s’ka më darka 2000 euro, e lukse të shtrenjta, tani duhet të mësojnë të jetojnë me pagë. Aq të pa dinjitetshme ishin sulmet ndaj zonjës Gërvalla, aq sa reagoi edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jornd Rohde, i cili theksoi se “Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla”.

Të gjitha sulmet ndaj Donikës, nuk janë sulme personale të atyre që iu morën pushtetin, privilegjet, tenderët, dhe milionat euro. “Pronto-istët” ta kuptojnë se askush nuk iu ka fajin pse janë në pushtet, janë vet ata që më mashtrimet e tyre, hajnitë dhe zullumin që ia kanë bërë popullit janë ndëshkuar. Tani, as Donika dhe as Fatoni, apo dikush tjetër nuk duhet të shndërrohen në tabelë qitje për të shfryrë inatet e tyre, janë qytetarët ata që më të drejtë i kanë ndëshkuar. E kur shohin veprimet e tyre, akoma më shumë binden se me të drejtë i kanë ndëshkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat