BE dhe NATO duhet me qenë më të zëshme ndaj kërcënimeve të Serbisë së lazdruar

Opinione

BE dhe NATO duhet me qenë më të zëshme ndaj kërcënimeve të Serbisë së lazdruar

Nga: Xhavit Çitaku Më: 7 maj 2021 Në ora: 17:48
Xhavit Çitaku

Vetëm atij që i ka ikur truri  nuk e kupton se në çfarë situate të ngarkuar e serioze gjendet aktualisht Kosova përballë një trysnie të vazhdueshme që po i bëhet nga Bashkimi Europian, por dhe nga miku ynë i përhershëm, SHBA-ja, lidhur me dialogun Kosovë- Serbi, që duhet të rifilloj shumë shpejt. Rreziku është i madh se Kosova mund të detyrohet të nënshkruaj një marrëveshje të pafavorshme, përkatësisht të pajtohet me disa propozime, të cilat dolën në media të emërtua si ” non- paper”. Pavarësisht reagimit negativ lidhur me pretendimet që ishin objekt i këtyre dokumenteve të fundit, siç po thuhet ” jozyrtare”, diçka shumë serioze është duke ndodhur në kancelarit e Bashkimit Europian, gjë që do të duhej të reflektonte edhe në ndërgjegjën e të gjitha subjekteve politike parlamentare për t’u bërë të gjithë së bashku për të fituar edhe këtë sfidë karshi armikut shekullor, por edhe ndaj atyre që pas perdeve diplomatike po luajnë me zjarr, i cili ende nuk është fikur në Ballkanin Perendimor për shkak të politikës gllabëruese serbe.  Pra, i vetmi shtet problematik në Ballkan është Serbia, e cila po tolerohet çuditërisht nga mekanizmat e vendosjes europiane.

Diçka vërtetë po zihet

Dialogu Kosovë- Serbi është stërzgjatur dhe shi për këtë krerët e institucioneve të BE-së, por edhe disa shtete të këtij unioni sikur janë lodhur e u ka ardhur për hundesh mosarritja e një marrëveshjeje ndërmjet këtyre dy shteteve ballkanike, ndaj janë duke lëizur çdo gjë për ta përfunduar këtë maraton disa vjeçare. Shi për këtë, struktura të caktuara të rrymave të ndryshme lansojnë e shpërndajnë harta e dokumentet të ndryshme, kinse për ta zgjidh këtë problem të kahmotshëm e mjaft serioz në Ballkan.Megjithatë, lirshëm mund të thuhet se diçka po zihet edhe brenda Bashkimit Europian dhe mund të këtë ngjarë se ndonjë ide e një plani për një marrëveshje gjithëpërshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është është përmendur si një mundësi dhe përpjekje e fundit për të arritur ndonjë rezultat eventual.  Nuk ka dyshim se kësaj loje të rrezikshme me ” non Paper” është kah i prin Serbia med disa shtete që e mbështesin në Bashkimin Europian e të mos flasim për Rusin, e cila është bërë lidere e kërcenimit të paqës dhe sigurisë në shumë rajone, sidomos në Ukrainë, Mal të Zi por  edhe në Kosovë. Ndërkaq, nxitja dhe përkrahja ruse apetiteve gllabëruese serbe bëhet më qëllim, në rend të parë, shtrirjes së ndikimit në këtë pjesë të gadishullit ballkanik si dhe përpjekjeve për të heshtur në një farë forme pushtimin e Krimes në shtetin e Ukrainës si dhe të mbajtjes së situatës së nder në viset e populluara me shumicë ruse.Thënë konkretisht, historia e ndërhyrjes ruse në rajon na mëson se ky shtet gjithnjë ka për qëllim që të ngrit tensione etnike, por edhe fetare me qëllim të përshkallëzimit të situatës. Ndërkaq në anën tjetër krejt këto harta e dëshira pushtuese serbe bëhen, planifikohen e përpunohen në Akademinë serbe të Skencave dhe Arteve, e cila gjatë gjithë veprimtarisë së saj prioritet ka patur dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike. Këtë konstatim e vërteton prononcimi i këtoditëshëm i akademikut serb, i cili doli me idetë e errëta që zihen në këtë të tempull të  (mos) dijes akademike, duke kërcënuar se nuk ka birë nane që guxon të nënshkruaj një marrëveshje që ka të bëj me njohjen e Kosovës nga Serbia si shtet të pavarur e sovran. Në shtetin fqinjë janë bërë bashkë akademik, intelektual, media, biznismen, parti politike, parlament, qeveri e presidencë për të arritur qëllimin grabitçar të një pjese të Kosovës, por edhe pak më shumë se kaq, Ndaj duke parë rreziqe nga shumë anë, subjektet politike, pozitë e opozitë, dhe qeveria duhet ta dinë se nuk ka kohë për indiferencë por ato duhet të përfshihen në mënyrë aktive në këtë ballafaqim të fundit me këtë armik shekullor.

Be duhet me qenë më serioze karshi dialogut Kosovë- Serbi

Ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë- Serbi, përkatësisht Bashkimi Europian nëse do që të mbetët serioz në zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve që Serbia po pretendon se i ka ndaj Kosovës, atëherë duhet me qenë shumë më i zëshëm e praktik se sa deri me tash. Pra, BE nuk duhet ta toleroj Serbinë, e cila gjatë gjithë kohës udhëheq politik antikosovare, por edhe e kërcënon për çdo ditë në forma të ndryshme, duke krijuar tensione etnike të qëllimshme. Rol të rëndësishëm duhet të këtë edhe NATO, sepse ka përgjegjësi për të ndihmuar e ndaluar tensionet që po i krijon në veri të Kosovës dhe enklavat serbe si dhe kërcënimet e vazhdueshme të këtij shteti të lazdruar tej mase. Në fakt, kjo forcë e fuqishme ushtarake duhet ta marrë serizisht armatimin modern që po e blen Serbia nga Rusia dhe Kina, të cilën gjë nuk e bënë kot, por ajo ka në plan realizimin e ambicieve të saj pushtuese ndaj Kosovës dhe pret vetëm momentin e volitshëm për ta kryer sulmin. Ndaj, joefikasiteti dhe pasiviteti i NATO-s karshi këtij realiteti të hidhur mund të këtë pasoja të paparashikueshme dhe katostrofale në rajonin e Ballkanit Perendimor. Siç bënë me dije presidenti serb Vuqiç, ai së shpejti do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, gjë që është një rast i mirë për tÇia përcjell shqetësimet lidhur me armatimin e shumtë që po e siguron ky shtet ballkanik, që gjithëherë nxiti e bëri luftëra të përgjakshme. Ç’është e drejta, Serbia po e kupton se BE dhe NATO kanë “ rënë në gjumë”  dhe ajo po zhvillon një politik çfarë do vetë dhe si asaj i konvenon, pavarësisht se kjo në praktik është një lojë me zjarr. Në vend që  BE t’ia tëheq vërejtën këtyre sjelljeve në kundërshtim me kërkesat dhe parimet që vlejn për shtetet kandidat për t’u pranuar në këtë organizatë, ndodh e kundërta, përkatësisht Serbia shpërblehet me ndarjen e miliarda eurosh për të ndihmuar në fusha të ndryshme, ndërkaq, ajo këto mjete i keqpërdorë në blerjen e armatimit nga Rusia e Kina. Në anën tjetër që të dy organizata, BE dhe NATO kanë obligim ligjor për të penguar e ndaluar luftërat, tensionet dhe aspiratat për ndryshim kufijsh kudo në Europë. Preventiva është ilaqi më i mirë para se të bëhet vonë.

Dhe krejt në fund: Mënyra se si i është qasur Bashkimi Europian, por edhe NATO shteteve të Ballkanit Perendimos nuk ka qenë aspak efikase dhe, prandaj, mund të thuhet se në shumë segmente ka dështuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat