Kur presidenti serb Vuqiç shpif botërisht pa fije turpi

Opinione

Kur presidenti serb Vuqiç shpif botërisht pa fije turpi

Nga: Xhavit Çitaku Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:31
Xhavit Çitaku

Sa bujë e yhurm të madhe bënë mediat serbe. E ngriten në këmbë opinionin dhe ua hapen gojën edhe më shumë shovenistëve e nacionalistëve të këtij shteti për të vjell vrerë së pari ndaj kroatëve e më pas për të shprehur gjithë atë mllef e urrejtje patologjike që kanë për shqiptarët. Duke përshkruar teori të ndryshme konspiracioni, këto media “ zbuluan”, kuptohet së bashku me shërbimin e intelegjencës serbe, se Kroacia do të ndërtoj një Kamp ushtarak në Kosovë. Propaganda e tyre arriti deri në atë masë sa që fitohej përshtypja se Kosova së bashku me Kroacinë e kanë “sulmuar” ushtarakisht Serbinë. Kjo ishte detyra e parë që e kryen me përpikëri mediat pro qeveritare, për të vazhduar me tone kërcënuese kush tjetër pos presidenti Vuqiç, i cili tha pos tjerash se Serbia nuk do të jetë indiferente ndaj këtij hapi të qëlimshëm provokues të Kroacisë. Pra, ai iiu bashkangjitë propagandës shpifëse se kinse Kroacia do të ndërtoj një kamp ushtarak në territorin e Kosovës.

Udhëheqësit kroat kurrë nuk e thanë se do të ndërtojnë kamp ushtarak në Kosovë

Të tmerruar me vizitën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë në Kosovë dhe të gatishmerisë së shtetit kroat për të ndihmuar në përgatitjen dhe avansimin e ushtrisë së Kosovës dhe për të shtuar numrin e kontigjentit të tyre në kuadër të KFOR-it, propaganda serbe e udhëhequr nga nxitësi e pjesëmarrësi i luftërave në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë presidenti aktual Vuqiç shpiki një të pavertetë të madhe, të paqenë e të pa thënë kurrë dhe në asnjë moment nga udhëheqja kroate rreth ndërtimit të atij kampi ushtarak. Pavarësisht se nga kjo hallakami serbe nuk ka e nuk kishte kurrë diçka konkrete në këtë drejtim, Vuqiçi shkon edhe më larg se Serbia nuk do të lejoj që të poshtrohet edhe njëherë nga shteti kroat ashtu siç ishte poshtëruar nga ofensiva e quajtur “ Stuhia” gjatë luftës së zhvilluar në Knin dhe rrethinën e tij, kur ushtarë serb të frikësuar tej mase kishin ikur pa kërsit asnjë kapsoll. Ai nuk harroi të thotë edhe një të vërtetë të madhe se kroatët e shqiptarët janë vëllezër të armëve. Po, kështu është se duke iu falenderuar atij vëllaznillaku Serbia përgjithmonë e humbi ndikimin tek një pjesë e vogël e komunitetit serb që ka mbetë në Kroaci, ndërsa Kosova u çlirua nga pushtimi shekullor. Ska dyshimse Serbia nuk njeh tjetër mjet të komunikimit pos dhunës dhe përdorimin e armëve, politik kjo antinjerëzore për të cilën pësoi aq shumë, aq keq.

Serbia poshtëroi vetveten

Nuk janë as shqiptarët, as kroatët e as boshnjakët që e poshtëruan Serbinë, ajo e poshtëroi vetveten. Pothuajse të gjitha mjetet e informimit në gjithë botën kanë shkruar me muaj e vite për poshtërsitë që ka bërë regjimi fashist serb në krye me kasapin e Ballkanit, Milosheviq, minister i të cilit ishte presidenti Vuqiç. Të gjitha ato masakra ndaj popullatës së pafajshme, fëmijë, gra e pleq, iu paraqitën opinionit botëror për të treguar se sa gjakpirës janë ato bisha karpatiane, se sa urrejtje kanë ndaj popujve të tjerë që deri para luftës jetonin në një shtet. Ato bisha karpatiane bënë gjenocid ndaj tre popujve, boshnjakëve, kroatëve e shqiptarëve. Ato mjete të informimit as nuk shpikën e as nuk shpifen. Gazetarët i panë me sy kufomat, masakrat, djegëjen e të vrarëve për të humbur gjurmët e krimit. Kamerat incizuan çdo vepër të tmerrshme që kishin kryer policët e ushtarët serb. Ata u tronditën çka panë dhe nuk iu besonin syve se këto vepra makabre mund të bënë njeriu. Këto sjellje e vepra çnjerëzore e poshtëruan Serbinë fashiste, jo dikush tjetër. Serbia ka mbetur një pikë e zezë në gjithë globin për poshterësitë e bëra. Ky është realiteti i një historie të dhimbshme për tre popuj të ish- Jugosllavisë dhe poshtërimi i Serbisë.

I trimëruar për mbështetjenqë po ia bënë Rusia, presidenti serb Vuqiç po kërcënon paqën dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perendimor, veçanërisht Kosovën, ndërkaq nuk e huq pa e thënë edhe mllefin e urrejtjen që e ka edhe ndaj kroatëve, sidomos me plagën ende të pashëruar nga operacioni “ Stuhia”, për të cilën gjë edhe do të ishte hakmerr në masën më të tmerrshme të mundshme.

Serbia duhet urgjentisht që t’i kërkoj falje Kroacisë

Të mësuar me progandën gjithëherë luftënxitëse të Serbisë, udhëheqja kroatei priti me qetësi këto pretendime false e shpifëse që morën dhenë në pseudo- mediat e këtij shteti vërtetë të lazdruar. Në fakt, ata dhanë një shpjegim të argumentuar se nuk ka asgjë nga ato rrena të kulluara serbe. Megjithatë, për këto akuza të rënda që iu mveshen pa kurrfarë argumenti, pa e thënë ndokudh asnjëherë nga kreret e shtetit kroat, në rend të parë, presidenti serb duhet të kërkoj falje dhe të ndërpresë njëherë e përgjithmonë shpifjet ndaj një shteti tjetër dhe kërcënimet gati të përditëshme që po i bënë. Por, duke e njohur personalitetin e kreut të shtetit serb, zor që do ta bënë një gjë të tillë. Turpi për të është vetëm një fjalë goje dhe asgjë më tepër.Ia pafshin hajrin turpit e poshtërimit.I meritoni këto epitete, ska fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat